Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Pak histori

Viti 2003 shënon një etapë të rëndësishme për historinë e Urdhit të Motrave të Varfëra të Shën Kjarës i cili, pas pesë shekujsh – sipas asaj që nxirret nga një burim historik – rikthehen të jenë të pranishme akoma në Shqipëri.

Në fakt ekzistojnë lajme të një Manastiri  të titulluar  “Shenjtja Mari”(të Ngritur në Qiell)  në Kepen i Rodonit (Biza) i ndërtuar nga motra e Gjergj Kastriot  Skanderbeut, 

në shek. XV, e që u mbyll në kohën e pushtimit otoman.

Më 14 dhjetor 2003, e diela III e Ardhjes, realizohet një ngjarje e deshiruar dhe e përgatitur prej kohësh nga Zoti: në Tokën e Shqiponjave, në Katedralen e Shkodrës, katër motrat e para shqiptare marrin Kushtet e Përjetshme.

Në duart e Abadeshës së Manastirit themelues të Otranto-s, Nëna Diana Papa,

përpara Kryeipeshkvit të Dioçesës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra-s, dhe para shumë besimtarësh, motër Laqe, motër Lula, motër Ganxhe e motër Gjyste premtojnë ta zbatojnë përgjithmonë Ungjillin e Jezu Krishtit, duke jetuar në më të lartën Varfëri e në bashkim të shpirtrave, sipas “Formës  Jete” të Shenjtës Kjarë të Asisit.

Motrat shqiptare rikthehen në tokën e tyre pas dhjetë vitesh formimi në jetën rregulltare në Itali dhe, së bashku me tri motra italiane  të së njëjtës bashkësi të Otranto-s, i kanë dhënë fillimin,

po në të njëjtin vit, themelimit të një manastiri të jetës kontemplative. Karizmi klarian  plotëson, kështu, familjen françeskane, duke qenë të pranishëm Fretërit Minorë  e laikë të Urdhërit të Tretë.

Prania e Motrave Klarise në rilindjen e kishës shqiptare,  dëshmon që Hyji është themeli i çdo gjëje, që njeriu nuk mundet asgjë pa Hyjin, që gjithçka vjen prej Tij e gjithçka te Ai