Vatikani Caritas Dioqezan
Organizmi baritor i Arqipeshkvisë për bamirësinë: bashkë me famullitë u del në ndihmë të varfërve, të sëmurëve dhe familjeve në nevojë.
Të rejat
Të gjitha: Të rejatNë Caritas Dioqezan
- Historiku Rënia e regjimit komunist në Shqipëri paraqiti për Kishën Katolike një sfidë pozitive në udhën e gjatë të rindërtimit material…
- Aktiviteti Më i funditDita e Caritasit 2023
- Projektet Caritas shkodër në ndihmë të sëmurëve që nuk mund të kurohen në shqipëri Caritas-i Dioqezan Shkodër, ndër emergjencat sociale më…
Rreth nesh
Caritas Dioqezan Shkodër-Pult është Organizmi Baritor i themeluar nga Arqipeshkvi me qëllim që të nxisë, në bashkëpunim me organizmat e tjerë, dëshminë e bamirësisë në komunitet në përputhje me nevojat njerëzore për paqe e drejtësi shoqërore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre të fundit, më shumë me funksion baritoro-edukues. Eshte instrumenti zyrtar për të promovuar koordinimin e iniciativave bamirëse dhe asistenciale në dioqezë. Eshte ent juridik kishtar njohur ligjërisht nga shteti me vendim gjykate nr. 2289.
Parimet bazë:
- Promovimi i dashurisë së krishterë;
- Ofrimi i veprave të bamirësisë në komunitet pa asnjë dallim feje apo etnije;
- Garantimi i destinacionit te fondeve;
- Zbaton normat e Kishës Katolike dhe udhëzimet e Arqipeshkvit;
- Respekton ligjet në fuqi të shtetit shqiptar.
Lexoni më shumëMë pak
Metodologjia e punës:
Caritas Dioqezan bashkëpunon me famullitë dhe entet rregulltare për :
- Identifikimin, verifikimin dhe zgjedhjen e prioriteteve të nevojave në dioqezë.
- Ndihmon, zbaton projekte, zhvillon veprimtari të ndryshme në bashkëpunim me famullitë dhe misionet katolike të dioqezës
- Bashkëpunon ngushtë me Caritas Shqiptar
- Bashkëpunon me Caritase simotra të vendeve të ndryshme, me shoqata, ente vendase e të huaja si dhe me organizma shtetëror e privat.
Organigrama
- President: Mons. Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit
- Drejtor i Caritas Dioqezan: Dom Ardian Arra
- Këshilli drejtues: katër përgjegjësit e zonave baritore
- Sektori social dhe sekretaria: Jolanda Marena
Burimi: https://kishakatolikeshkoder.com/karitas-dioqezan/