LEXIM NGA LETRA E HEBRENJVE.
“KËNDEJ, PRA, EDHE NE, TË RRETHUAR ME NJË RE KAQ TË MADHE DËSHMITARËSH, TA FLAKIM TEJ ÇDO BARRË DHE MËKATIN QË NA PENGON DHE TË VRAPOJMË ME QËNDRESË NË LUFTIMIN QË NA U CAKTUA, ME SHIKIM TË DREJTUAR MBI AUTORIN DHE PËRKRYESIN E FESË, JEZUSIN, I CILI, NË VEND TË GËZIMIT QË I TAKONTE, DUROI KRYQIN, DUKE E PËRBUZUR TURPIN DHE NDENJ NË TË DJATHTËN E FRONIT TË HYJIT. MENDONI, PRA, ATË QË DUROI NGA ANA E MËKATARËVE NJË KUNDËRSHTIM AQ TË MADH KUNDËR VETES, NË MËNYRË QË JU TË MOS MOLISENI DHE TË MOS JU LËSHOJË ZEMRA” (HEB 12, 1-3).
Çaste qetësie për të adhuruar Kryqin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
- Së bashku me dëshmitarin besnik dhe me të gjithë dëshmitarët e fesë t’i drejtohemi Atit, me besimin dhe lirinë e Birit, duke kërkuar ardhjen e Mbretërisë së Tij, të drejtësisë dhe të paqes.
- AMEN.
- Zoti që është besnik ju forcoftë, ju ruajtë nga i keqi dhe lavdëroftë në ju Fjalën e Vet.
- AMEN.
- Ju bekoftë Hyji i Gjithëpushtetshëm: Ati, Biri e Shpirti Shenjt.
- AMEN.
Shkojnë në paqe.