Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Falenderime per donatoret

Dëshiroj të falenderoj donatorët e shumtë të cilët na dhanë mundësinë  të realizojmë këtë ëndërr, me jo pak sakrifica. Së pari Caritas-in e Darfo-Brescia që na dhuroi strukturën e bukur me anë të fondeve të Misionit Arcobaleno, të cilit i takon një falenderim i veçantë dhe i përzemërt për bashkëpunimin.
Gjithashtu, falenderoj edhe Caritas-in Dioqezan të Brescias, që ka financuar blerjen e terrenit prej 8000 m2 mbi të cilin sot ngrihet qendra.
Por, nuk mund të lë pa përmendur rolin e rëndësishëm të ish-Kryeministrit Shqiptar Z. Pandeli Majko dhe ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Shqiptare Z. Spartak Poçi, të cilët bënë të mundur dhurimin e strukturave ushtarake (“ish kazerma e Policisë së Kufirit pranë lumit Buna”), që sot janë pjesë  e Fshatit të Paqes, në shërbim të njerëzve më të varfër dhe të paqes universale.
Një përshëndetje të veçantë dëshiroj të rezervoj për Don Danilo Vezzoli, drejtor i Caritas Darfo-Brescia, dhe për stafin e tij, për miqësinë dhe vëllazërinë që kanë treguar gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit të qendrës, e cila gjithmonë do të mbajë firmën e miqve nga Brescia.
Duke përfunduar, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e kishës së Shkodrës ndaj Renovabis dhe Misereor – Germany për besimin e dhënë ndaj projektit “Shtëpia e Paqes” dhe për gjithë mbështetjen që ofrojnë, për realizimin e kësaj ëndrre të Kishës së Shkodrës.
 
                                                 

+ Angelo Massafra
Arqipeshkev Metropolit Shkoder-Pult