Scroll Top

Shënime Biografike

CURRICULUM VITAE IMZOT ANGELO MASSAFRA O.F.M.

Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra ka lindur më 23 mars 1949 në San Marzano të San Giuseppe (Taranto), Itali, zhgunin Françeskan te Urdhrit të Fretërve Minorë të Provincës Joniane- Salentine “Te Ngriturit e Zojes ne qiell” , e veshi më 17 shtator 1965, duke kryer noviziatën prane Shenjtnores se “Zojes se Hireve” në Galatone (Lece), dhe ne perfundim, më 2 tetor 1966 ka shpallur kushtet e para.

Pas noviciatit në Galatone, studimet filozofike dhe teologjike i ka kryer në Lecce (Itali), prane kuvendit “Shen Antonio” dhe me 13 tetor 1973 ka shpallur solemnisht rregullin e Shën Françeskut, ndërsa më 21 shtator të vitit të ardhshëm u shugurua si prift.

Ne vitet e para të Ministerit prifteror u angazhua në detyra të ndryshme që i caktoheshin nga eprorët e tij: përveç ndihmës per bashkevellezerve e rregullit Françeskan Sekular dhe atij në burgun e Mandurisë, arriti të përhapë periodikën “Salenti Francekan” dhe te kujdesej për animacionin e thirrjeve ne Provincen e tij. Përpara se të largohej nga Italia për te shkuar ne Shqipëri, Ai gjithashtu mbajti rolin si Mesues i apostulanteve dhe i Post Noviciatit. Përveç kësaj, besnik ndaj shpirtit misionar që e ka karakterizuar gjithmonë, mori pjesë në misione të shumta për njerëzit te organizuar në disa qytete italiane.

Hapja e kufijve shqiptarë e bëri të kërkojë nga eprorët e tij të mund te shkonte misionar në Shqipëri, ku u vendos përfundimisht në gusht të vitit 1993, pasi ne dy vitet e mëparshme, kishte kryer disa përvoja misionare dhe te përgatitjes për misionin.

Detyra e tij e parë, përveç veprimtarisë baritore dhe të famullisë prane komuniteteve të krishtera ne Troshan dhe Fishtë, ka qene ajo e mësuesit për formimin e të rinjve (kandidatë) për jetën rregulltare françeskane “Mesues i i Novicëve ne Provincen e rilindur te freterve Minor ne Shqiperi” prane kuvendit te Lezhes, deri sa më 6 dhjetor 1996 u emërua Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit dhe Administrator Apostolik i Lezhës, dhe më 6 janar 1997 është shuguruar Ipeshkëv nga Shën Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Më 28 tetor 1997, pas vdekjes së Arqipeshkvit të Shkodres Frano Illia, u emërua Administrator apostolik i Arqipeshkvise së Shkodrës dhe Dioqezës së Sappës, deri sa më 28 mars 1998 u emërua Arqipeshkv Metropolitan i Shkodrës dhe Administratori Apostolik e Sapës.

Më 20 shtator 2000, u emërua nga Ati i Shenjtë për dy pesë-vjeçare, anëtar i Këshillit Papnor “Cor Unum”, ne të cilin mori pjesë deri në vitin 2012. Gjithashtu më 16 qershor 2003, u emërua nga Papa Gjon Pali II Këshilltar i Kongregatës për Ungjillizimin e Popujve, detyrë që i është ridhënë sërish prej Papa Françeskut më 2 qershor 2020.

Në vitin 2005, dhe pikërisht më 25 janar, Selia e shenjtë dekreton bashkimin e Dioqezës së Pultit me Arqidioqezën Metropolitane të Shkodrës me emrin e ri Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe kështu Imzot Massafra bëhet Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit.

Prej vitit 2000 deri në vitin 2006 dhe prej vitit 2012 deri në vitin 2018 mban detyrën si President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, në drejtim të së cilës është kthyer më 4 shkurt 2021. Brenda saj ai tregon një kujdes veçanërisht për fushat e edukimit, sporteve dhe animacionit si dhe dialogut ndërfetar.

Që prej muajit qershor 2017 mbulon edhe detyrën e Presidentit të Caritas-it Shqiptar.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka qene nënkryetar i Konferencës Ipeshkvnore Evropiane dhe në vitin 2017 mori presidencën e Caritas Shqiptar; e, ne fund, prej shkurt 2018 është anëtar i Komisionit e Drejtësisë dhe Paqes i Konferencës Ipeshkvnore Evropiane.

Riorganizimi i Kishës Shqiptare ishte angazhimi i tij kryesor në fillim të Ministerit Ipeshkvnor duke ofruar shërbimet e nevojshme, duke punuar për kujdesin e thirrjeve, duke restauruar ose ndërtuar kisha të shkatërruara për t’u ofruar bashkësive të krishtera vende te shenjta te denja dhe duke gjalleruar ne aspektin e asistences qe vecanerisht ne vitet e para ishte shumë i nevojshëm.

Të shumta janë aktivitetet bamirëse të Kishës dhe të kongregatave fetare te cilat kanë lindur gjatë shërbimit të tij ipeshvnor. Midis tyre, vlen të përmendet “Fshati i Paqes” në rrëzë te malit Tarabosh të Shkodrës, i krijuar për të mirëpritur refugjatët e luftes se Kosovës të vitit 1999 të cilët u pasuan nga iniciativa të tjera që lidhen me temën e paqes, siç është dita e organizuar çdo vit në janar me bashkëpunimin midis Zyrës për Drejtësi dhe Paqe në Dioqezë dhe Komunitetit të Sant’Egidio që përfshin gjithashtu të krishterët ortodoksë dhe muslimanët të pranishëm në territorin e Arqidioqezes. Por ka qenë gjithashtu mbështetës i “Projektit Shpresa” në Shkoder, i themeluar nga Znj. Silvana Vignali, dhe të iniciativave të ndryshme per personat me aftesi ndryshe, siç janë kampet verore në Velipojë.

Pronën e Arqidioqezës në Razem, pjese e një kishë të vogël kushtuar Shën Venerandës, e bëri të banueshme për pritjen verore të grupeve që kanë për qellim formimin dhe pushimin.

Gjithmonë në fushën e Bamirësisë dhe Drejtësisë dhe Paqes, besnik ndaj motos ipeshkvnore, personalisht ka perkrahur dhe mundesuar pajtimin e shumë familjeve në situata gjakmarrje.

Në këtë fushë, ka qene perfshire ne menyre te vecante duke inkurajuar takime, duke nxitur dialogun mbi tema me interes të përbashkët dhe ndërhyrje publike ne emer të gjitha besimeve, si ne vitin 2017 me rastin e zgjedhjeve politike të vendit. Gjithashtu vlen per tu permendur se bashkepunimi dhe përfshirja e udhëheqësve fetarë ishte e çmuar si më 20 janar 1998, kur arriti të sjellë paqe në Shkodër në një moment kaq delikat që Shqipëria po perjetonte në ato vite, ne rrezik te një lufte civile që mund të çonte në një luftë fetare, si me rastin e luftës së Kosovës me iniciativa të përbashkëta për të ndihmuar refugjatët dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për nje mikpritje solidare.

Për të gjitha këto merita ai është nderuar me titullin “Nënë Tereza” prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, më 27 qershor 2018.

Ka realizuar dy vizita baritore: e para në vitet 2000-2002, ndërsa e dyta në vitet 2006-2009. Një vizitë e tretë baritore ka filluar në vitin 2018.

Ka mundesuar dy publikime, “Pajtohuni me Hyjin” (2002), mbi pesë vitet e para të shërbimit Arqipekvnor në një klimë delikate për historinë shqiptare dhe “Dhuratë dhe Angazhim” (2016), ku tregohet për Kishën Shkodër-Pultit në tranzicion midis dy mijëvjeçarëve pas stuhisë komuniste.

Katër janë letrat baritore të botuara: “Ati na pret ti dalim përpara” (1999), Ju dua të githëve në Jezu Krishtin” (2002), Atë që soditëm… ne e kumtojmë” (2006), “Gëzimi i dëshmisë” (2017).

Personalisht eshte kujdesur per gazeten periodike dioqezane “Fjala e Paqes” dhe revistës “ Kumbona e Diellës” drejtuar me pare nga i ndjerë Ipeshkvi Lucjan Avgustini, drejtimin dhe botimin në gjuhët shqip dhe italisht të biografive të shkruara nga Ati Leonardo DiPinto O.F.M, “Vinçenc Prenush dhe 37 Shokëve Martrë të viteve 900”, të Lumturuar që nga 5 nëntori 2016, dhe President i Gjykatës Kishtare për procesin e kanonizimit të 40 Shërbëtorëve të Hyjit – Martirët Shqiptarë – vrarë gjatë diktaturës komuniste qe ka filluar më 10 nëntor 2002 dhe përfundoi më 8 dhjetor 2010.

Eshte kujdesur per publikimin në gjuhën shqipe të dokumenteve të ndryshme kishtare, duke përfshirë “Përmbledhjen e Doktrinës Sociale të Kishës”, Dokumentet e Koncilit të Dytë Ekumenik të Vatikanit dhe ato të Enciklikave Papnore te koheve të fundit për ti promovuar dhe perhapur tek katolikët. Edhe Mesazhi vjetor te Papës për Ditën Botërore të Paqes gjithashtu është përkthyer dhe shpërndarë, veçanërisht në klasën politike të vendit, si dhe tek udhëheqësit fetarë.

Përkushtimi i tij kulturor nuk ndalet në botime, por ka qene gjithashtu promovues i Radio Marisë në Shqipëri. Ka qenë këshilltar i disa dokumentarëve të dedikuar figurës së Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit dhe të tjerë. Përveç kësaj, ai arriti të përfundojë ndërtimin e Muzeut të Dioqezës Shkodër-Pult, përuruar më 2 korrik 2016. Një projekt i gjatë dhe i kuruar me koleksionet e gjetjeve të traditës katolike shqiptare si te koheve të lashta dhe të koheve te fundit, ato të periudhës komuniste, të marra nga shkatërrimi dhe rrëmbimi i diktatorit dhe të kthyera Kishës Katolike.