Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Pajtimi është gjithmonë i mundur

Me 14 – 15 Nëntor u zhvillua në Fshatin e Paqes në Shkodër, takimi me universitarët mbi temën ‘‘Pajtimi është gjithmonë i mundur’’. Të pranishëm ishin të rinj universitarë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Gjermania.
Fjalimi i mbajtur nga Padre Gian Franco Testa në lidhje me temën, ishte mjaft domethënës dhe interesant për të gjithë të pranishmit, duke lënë të kuptohet se pajtimi nuk është diçka e lehtë, por nuk është as i pamundur.
Interesi që të rinjtë pjesëmarrës kishin për temën u shfaq edhe nga pyetjet që ata drejtuan në fund të fjalimit. Pyetjet e tyre lanë të kuptohet se brezi i të rinjve është i gatshëm për mirëkuptim, falje e  pajtim, e si rezultat i këtyre vjen paqja që aq shumë e dëshirojmë.
Gjatë këtyre dy ditëve të rinjtë u angazhuan në diskutimet mes grupeve, ku secili kishte mundësi të shprehte opinionet dhe qëndrimet e tij lidhur me temën si dhe në workshopet e përgatitura. Qëllimi kryesor ishte përfshirja e të gjithëve dhe pikërisht këto diskutime në grupe dhe puna në workshope tregoi edhe rezultatin e këtij takimi. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre mbi temën në mënyra nga më të ndryshhmet ku mund të pëmenden: shkrimi, fotografia, piktura, teatri, mozaiku.
Një moment i shejtë  ishte Mesha e mbajtur nga Mons. Angelo Masaffra. Të gjithë të bashkuar duke u lutur për sa më shumë pajtime e paqe.
Në fund të takimit të gjithëve iu shpërnda fleta me gjethen e ullirit, simbolit të paqes, që mbante mbishkrimin: ‘‘May peace prevail on Earth’’ (Le të mbizotërojë paqja mbi Tokë).
Vërtet, sa shumë ka nevojë bota për pajtim, sa shumë ka nevojë bota për paqe! Për të arritur këtë duhet të falim sa më shumë DASHURI!