19th Ave New York, NY 95822, USA

Workshop

Sa e vështirë është në shoqërinë individualiste të ditëve të sotme të hapësh zemrën drejt  faljes dhe pajtimit? Por pavarësisht vështirësive, ka mjaft njerëz që ndërmarrin hapa konkretë drejt arritjes së këtij qëllimi. Një nga këto njerëz është Padre Gian Franco Testa i cili mbajti një fjalim në takimin midis universitarëve, të realizuar me datë 14-15 Nëntor në fshatin e Paqes.

Në këtë takim morën pjesë të rinj universitarë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Gjermania si gjithmonë nën përkujdesjen e motër Ritës.

Një nga frazat që la mbresa më shumë në secilin prej nesh është shprehja e Shën Gjon Palit II: ”Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka drejtësi pa falje”. Mirësia dhe e vërteta e këtyre fjalëve mbush dhe ndriçon çdo zemër, por duke jetuar në një botë ku vlerat po humbasin çdo ditë e më shumë, shpeshherë ndodhemi në udhëkryq ndërmjet: një të shkuare që peshon dhe një të ardhmeje që frikëson.

Dhe në dilema të tilla që tashmë janë bërë kryefjalë e realiteti, ku duhet të mbështetemi dhe të kërkojmë për zgjidhje? E për të gjetur këtë zgjidhje duhet një angazhim i përbashkët që është gjithmonë në kërkim të së vërtetës, sepse është e vërteta që do të na bëjë njerëz të lirë.

E vërteta nuk është ajo që ne shpesh mendojmë: Falja është atribut i të dobëtit. Në fakt e vërteta qëndron diku tjtër: Të falësh kërkon një forcë të madhe shpirtërore. Falja nuk do të thotë të  falësh të keqen që  të është bërë, por personin si një individ që është shumë me tepër se e keqja që ka bërë.

E pastaj kur mendojmë për të vërtetën, na kujtohet e vërteta më e madhe që është Zoti.

Edith Stein thotë: ”Kush kërkon të vërtetën, kërkon Zotin pa e ditur”. E nga kjo rrjedh dashuia e cila pastaj bën të mundur faljen.

Si rrjedhojë e faljes arrijmë deri tek pajtimi. Për përmbushjen e këtyre qëllimeve angazhohen shumë  të rinj që me kohën dhe energjinë e tyre nuk rreshtin së luftuari për këto ideale.

Një mundësi që ju ofrohet të gjithëve ju është Shoqata Universitare Katolike e Shqipërisë.

Ju mirëpresim!
Punuan: Don Alfred Sokoli, Elona Mraja, Franë Berisha, Françesko Kola, Jona Draçini, Klaudia Molla, Sara Ianovitz, Saul Bittesnich
fb: Shoqata Universitare Katolike e Shqipërisë     

e-mail: [email protected]

nr. kontakti: 069 294 7200