Life settings ose ndrysh “udhëzime për jetë”, është një risi që ndodh për herë të parë në vendin ku ne jetojmë, Shkodër-Shqipëri. Një iniciativë e marrë nga eterit karmelitanë te Kisha e Madhe.
Ecja e dhjetë urdhërimeve është një përvojë e re dhe shumë e vlefshme për jetën e çdo personi, veçanërisht jetës sonë, të të rinjve. Sepse janë urdhërimet e Zotit të sjellura në një mënyrë tjetër.
Mendoj se një ndër qëllimet kryesore të këtij kursi është që ne pjesëmarrësit të njohim vetveten, dobësitë tona, mangësitë tona, krenaritë tona… ti pranojmë ato, t’ia paraqesim Hyjit dhe pastaj ta lejojmë Atë që të punojë me ne. Sepse siç ka thënë ati karmelitan në fillim të kursit: “Nuk keni ardhur këtu për tu bërë të mirë, mos u gënjeni. Përpara duhet të punojmë me të keqën për të arritur tek e mira!”
Gjatë kursit të dhjetë urdhërimeve, Zoti na paraqitet në një formë dhe në një mënyrë tjetër që e zgjon ndërgjegjen tonë, në një formë “goditëse” e cila të dhemb në fillim, të bën të reflektosh, por që pastaj të fut në shinat për ecjen drejt lumturisë!
Gjatë këtij kursi ndihesh në luftë me vetveten, sepse ke kupuar rrënjën e së Keqes dhe ke gjetur Burimin e Shpëtimit tënd dhe për të mbërritur tek destinacioni i duhur, duhet një ecje e avashtë dhe e shëndoshë. Dhjetë urdhërimet na mësojnë që të mos e pranojmë mediokritetin si “normalitet” sepse jeta varet prej teje!
Ecja e dhjetë urdhërimeve është një bekim për ne të rinjtë, sepse na mëson të hedhim hapa të sigurte për jetën tonë! Dhe jam e bindur se me ndihmën e Zotit ky kurs do tu japë drejtim shumë shpirtrave të humbur në gjetjen e misionit të tyre!
Nëse jeni interesuar kontaktoni pader Adolfo, tel: 067 365 07 68.