Në Asemblenë Dioqezane të mbajtur në shtator të vitit 2013, është parashtruar nevoja e formimit te animatoreve që të ndihmojnë në qendra dhe në famulli per një mbarëvajtje të mirëfilltë në edukimin e fëmijëve. Disa nga famullitë janë përgjigjur kesaj kërkese, edhe se numri dhe mosha e pjesmarrësve ishte i reduktuar. Fomimi i Animatorëve në Dioqezën Shkodër – Pult ka si objektiv që të ndihmojë të rinjtë në zhvillimin dhe në thellimin e njohjeve dhe kompetencave në fushën e Animimit. Objektiv tjetër është edhe të ndihmojë të rinjtë në marrjen e inicjativave që janë mbartëse të vlerave njerëzore dhe fetare si edhe të zhvillimit në vendet ku ato jetojnë. Famullitë dhe qëndrat nga të rinjtë e formuar përfitojnë cilësinë e animimit dhe kompetenca të përshtatshme. Programi për formimin e Animatorëve per vitin 2014 – 2015 është zhvilluar në tre fund-jave, në ditore dhe do të përfundojë me një javë kamp formimi. Deri tani kemi zhvilluar tre fazat e formimit që janë tre fund-javët.
Në fazën e parë të formimit i është dhënë përparësi njohjes dhe shkëmbimit të eksperiencave me njeri tjetrin dhe ndërmjet qëndrave, si edhe një njohje e pergjithshme ne fushën e animacjonit. Animacjoni ka si objektiv të njihen me disa teknika animimi me femijët, me një metodë interaktive. Në këtë pjesë të programit është shpjeguar rëndësia e lojës në animim, pedagogjia e shpjegimit të saj si dhe roli i animatorit gjatë zhvillimit të lojës. Në grupe është punuar me fabula të cilat japin mesazhin e angazhimit dhe të organizimit jo si individ por si grup. Në fazën e parë të formimit i është dhënë rëndësi pergaditjes të një programi animimi nga ana e animatorëve, elementet kryesorë që duhen konsideruar si: mesazhi që duhet të percjellin tek fëmijët, mënyrën e perdorur, koha, materialet, ekipi i punës etj. Objektivi është që animatorët të planifikojnë punën e tyre dhe jo të veprojnë në mënyrë spontane apo të çastit dhe çdo punë që bëhet të ketë një verifikim. Në fazën e dytë të formimit është theksuar më shumë rëndësia e komunikimit, e grupit dhe pergaditja e projektit apo realizimi i pjesëve teatrale.
Rëndësia e komunikimit është objektiv kryesor sepse ka lloje të ndyshme komunikimi e hasen veshtirësi jo të vogla pikërisht në komunikim. Për këtë janë dhënë disa teknika për të permirësuar komunikimin, për të kuptua konfliktet dhe për ti zgjidhur ato. Dinamika ë grupit është një tjetër element i rëndësishëm në formimin e animatorëve dhe ka si objektiv njohjen me grupin dhe strukturën e tij, pse ekzistojnë grupet, si të formohet një grup efikas, si të kuptojmë rolet në një grup ai personal i secili dhe i liderit. Një tjetër pjesë e rëndësishme është edhe dhënia e disa teknikave teatrale, mënyra e organizimit të një pjese teatrale, pjesët përbërëse të saj dhe çfarë duhet të kenë kujdes kur realizohet një pjesë teatrale me fëmijët. Animatorët kanë mësuar në mënyrë konkrete se çfarë është një projekt, cilat janë pjesët perbërëse të tij, si mund të bëhet një projekt dhe cilat janë etapat që duhen konsideruar dhe realizuar. Në fund të çdo etape formimi dhe të çdo pune është verifikimi si element i domosdoshëm pë një mbarëvajtje të mirë të punës dhe të projektimit.Në fazën e tretë të formimit kemi reflektuar dhe analizuar një sërë problemesh që hasim në jetën tonë. Animatorët janë njohur me të drejtat e fëmijëve nëpërmjet disa teknikave në mënyrë që të mos u shkelen këto të drejta. Është bërë përshkrimi i fenomenit të dhunës, analiza e kësaj situate në shoqërinë Shqiptare dhe në qëndrat ku punojmë me fëmijët. Puna në grupe me animatorët ka pasur si qëllim reflektimi mbi këtë problem, si duhet të reagojmë dhe si duhet të punojmë për parandalimin e këtij fenomeni shqetësues. Janë bërë të njohura animatorëve disa teknika që duhet të pëdorin me fëmijët, janë analizuar pse ndodhin konfliktet, llojet e konflekteve dhe etapat e evolimit te një konflikti. Janë shpjeguar edhe metodat e ndërmjetësimit si proces dhe vendosja në një situatë konflikti që duhet të zgjitdhet. Të tre fazzat e formimit janë një fillim i mbarë i punës që është në vazhdim dhe do të kulmojë me kampin një javor. Kampi ka si qëllim që do t’ju japë Animatorëve të Dioqezës sonë një përgaditje të mirë per të qënë sa më të vlefshëm në jetën e tyre, në familje dhe në famullinë që i përkasin. Vetë fjala formim është angazhuese në kohën që po jetojmë dhe kërkon një investim të madh duke u nisur nga burimet njerëzore, burimet financiare etj. Si ekip formimi falenderojmë Mons. Angelo Massafra për mbështjen dhe nxitjen për të formuar brezat e rinj, falenderojmë Meshtarët dhe Motrat që kanë kontribuar në këtë inicjativë dhe falenderojmë në mënyrë të veçantë të rinjtë e të rejat e mrekullueshëm që kanë bërë këtë ecje formimi me entuziazëm.
Mt. Cristina Faber Nikolin Alija Mt. Rita Ndoci