Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

MESAZH I GJON PALIT II-TË ME RASTIN E CELEBRIMIT TË DITË 28-TË BOTËRORE TË PAQES

MESAZH I GJON PALIT II-TË
ME RASTIN E CELEBRIMIT
TË DITË 28-TË BOTËRORE TË PAQES
1 JANAR 1995

Në fillim të vitit 1995 me vështrimin të drejtuar kah mijëvjeçari I ri që tashmë po afron, ju
drejtohem edhe njëherë ju të gjithëve, burra e gra vullnetmirë, thirrjen time të dëshpërua për paqen
në botë.
Dhuna që shumë persona e popuj po vazhdojnë të pësojnë luftrat që gjithnjë po përgjakun shumë
pjesë të botës, padrejtësia që rëndon mbi jetën e kontinenteve të tjerë nuk mund të lejohen. Është
koha të kalojmë nga fjalët në fakte: qytetarët e thjeshtë dhe familjet, besimtarët dhe Kisha, Shtetet
dhe Organizmat Ndërkombëtare, të gjithë ndjehen të ftuar për të dhënë një dorë me një angazhim të
ri për nxitjen e paqes.
E dimë mirë sa e vështirë është kjo punë. Ajo në fakt, për të qenë efikase dhe jetëgjatë, nuk mund të
kufizohet me aspektet e jashtme të bashkëjetesës por duhet të ngushtohet në shpirtrat dhe të shtyhet
drejt një ripërtritje të ndërgjegjes e të dinjitetit njerëzor duhet ta pohojë me forcë: një paqe e vertetë
nuk është e mundur në qoftë se nuk nxitet, në të gjitha nivelet e njohjes së dinjitetit të njeriut, duke
ju ofruar çdo individi mundësinë e të jetuarit në përputhje me këtë dinjitet. “ Në një bashkëjetesë të
rregullt e të frytshme, zë vend parimi themelor që çdo qënie njerëzore ka personalitetit e vet,
domëthënë është I pajisur me inteligjencë e vullnet të lirë; prandaj është objekt I të drejtave e detyrave
që rrjedhin mënjeherë e njkohësisht nga vetë natyra e tij; të drejta e detyra që janë universale, të pa
cënueshme të pa tjetërsueshme” ( Giovani 23,Lett.enc.Pacem in terris (11 prill 1963),1: AAS 55
(1963), 259).
Kjo e vertetë për njeriun ëshëtë çelësi që rrotullohet për zgjidhje e të gjitha problemeve që kanë lidhje
me stimulimin e paqes. Të edukohesh me këtë të vertetë është një prej rrugëve më të frytshme e të
fuqishme për të pohuar vlerat e paqes.

Të edukohesh me frymën e paqes do të thotë të hapësh mendjen e zemrën për të pritur disa vlera
të treguara nga Papa Giovanni 23-të në Enciklikën e paqes në tokë si bazë për një shoqëri paqësore:
e verteta , drejtësia, dashuria, liria (Cfr. L.c, 259-264).
Është fjala për një projekt edukues që përfshin gjithë jetën dhe zgjat gjithë jetën. Ky projekt I bën
disa persona të pergjegjshëm për vete e të tjerët, të aftë të nxisin me kurajo e inteligjencë, të mirën e
të gjithë njerëzve, siç pat nënvizuar edhe Papa Pali 6 në Enciclica Populorum Progressio( Cfr Paolo
6, Lett, enc, Populorum Progressio 826 mars 1967), n,14: AAS 59 (1967, 264).
Ky formacion paqe do të jetë më efikas, sa më konvergjent të rezultojë veprimi I atyre që, në cilësi të
ndryshme I mbështesin përgjegjësitë edukuese e sociale. Koha që I kushtohet edukumit është
angazhimi më I mirë, sepse vendos të ardhmen e njeriut, e për pasojë, të familjes e të tërë shoqërisë
në këtë prespektivë dëshiroj të drejtoi Mesazhin e sotëm të Paqes sidomos grave, duke u kërkuar atyre
të bëhen edukatorë të paqes me tërë qënien e tyre e më tërë punën e tyre: të jenë dëshmitarë, drejtues,
mësues të paqes në marrëdhënie mes personave dhe brezave, në familje, në jetën kulturore, shoqërore
e politike të kombëve , në mënyrë të veçantë në situata konfliktesh e luftrash. Mund të vazhdojmë
ecjen drejt paqes që e la në mes shumë gra guximtare e largëpamëse!

Kjo thirrje që ju drejtohet posaçërisht grave sepse bëhen edukatore të paqes duke u mbështetur në
konsiderata që asaj Zoti “ja beson në mënyrë të veçantë njeriun qënien njerëzore” ( Giovanni Paolo
2, Lett, ap. Mulieris Dignitatem (15 gusht 1988), n,30: AAS80 (1988), 1725). Kjo megjithatë nuk
është në konceptimin e përjashtimit, por më tepër një logjik rolesh plotësuese në thirrjen e përbashkët
të dashurisë, që I fton burrat e gratë të shpresojnë në harmoni për paqe e ta ndërtojnë atë së bashku.
Qysh në faqet e para të Biblës, në fakt është shprehur mrekullisht projekti I Zotit: ai ka dashur që mes
burrit dhe gruas të lind një marrëdhënie e thellë bashkëjetese, në reciprocitet përfekt të njohjes e të
dhuntisë ( Cfr Catechismo della Chiesa Catolica, n.371).
Tek gruaja burri gjen një bashkëbiseduese me të cilën dialogon në planin e një barazie të plotë. Këtë
frymëzim nuk e ka asnjë qënie tjetër e gjallë, shpjegon thirrjen e admirimit që del nga goja e burrit
kur gruaja, sipas simbolizmit sugjestiv biblik, ishte krijuar nga një koçkë e saj. “ Këtë herë ajo është
mish nga mishi im e kockë nga kockat e mia” (Gen “,23). Është
Thirrja e parë e dashurisë që tingëllon mbi tokë! Në qoftë se burri e gruaja janë bërë njëri për tjetrin,
kjo nuk do të thotë që Zoti I ka krijuar të mangët. Zoti “I ka krijuar ata për bashëjetesë personash, në
të cilin çdo njeri mund të jetë ndihmë” për tjetrin sepse janë në të njëjtën kohë të barabartë (kockë
nga kockat e mia) dhe plotësojnë njëri-tjetrin si mashkull e femër”. Reciprociteti e plotësimi janë dy
karakteristika themelore të çiftit njerëzor.

Fatkeqësisht, një histori e gjatë mëkati ka turbulluar e vazhdon të turbullojë projektin
origjinal të Zotit për çiftin , për “qënien burrë – grua” dhe “qënien grua”, duke e penguar realizimin
e plotë. Duhet të kthehemi tek ky plan, duke shpallur me forcë, sepse sidomos gratë, që kanë vuajtur
më shumë për një mungesë të thellë realizimi mundën më në fund të shprehin plotësisht feminilitetin
e tyre dhe dinjitetin e tyre për hirë të së vertetës, duhet thënë se në kohën tonë kanë bërë hapa të
rëndësishëm në këtë drejtim duke arritur të shprehen në nivele të rëndësishme kulturore, shoqërore,
ekonimike e politike, përveçse, siç dihet, në jetën familjare. Ka qënë një ecje e vështirë dhe
komplekse, nganjëherë edhe me gabime, por në thelb pozitive, ndonëse ende e pa përfunduar për
shumë pengesa që, në pjesë të ndryshme të botës pengohet që gruaja të jetë e njohur dhe e respektuar
në dinjitetin e saj të veçantë (Cfr. Giovanni Paolo I 2, Lett.ap Mulieris Dignitatem (15 gusht 1988)
n29: AAS 80 (1988), 1723).
Ndërtimi I paqes, në fakt nuk mund të përjashtohet nga njohja dhe nxitja e dinjitetit të gruas, të cilave
u është caktuar detyra e pazëvendësueshme e zhvillimit të edukatës për paqe. Prandaj ju drejtoj të
gjithëve një ftesë të fuqishme për të reflektuar mbi rëndësinë vendimtare të rolit të gruas në familje e
në shoqëri dhe për të dëgjuar aspiratat e paqes që ata shprehin me fjalë e gjeste, e në momentet më
dramatike, në elokuencën e heshtur të dhimjes së tyre.

Që të edukojë me frymën e paqes, gruaja më parë ta kultivojë atë tek vetja. Paqa shpirtërore vjen
kur e dimë që Zoti na do dhe buron nga vullneti që I korespondon dashurisë së tij. Historia është e
pasur me shembuj të mahnitshëm të grave që, të pajisur me këtë ndërgjegje, kanë ditur të përballojnë
me sukses situata të vështira të shfrytëzimit, të diskriminimit të dhunës e të luftës.
Shumë gra për shkak të kushteve shoqërore e kulturore nuk arrijnë të bëhen plotësisht të përgjegjshme
për dinjitetin e tyre. Të tjerat janë viktima të një mentaliteti meterial dhe hedonistik që I konsideron
ato thjesh mjete kënaqësie dhe nuk hezitohet të organizohet shfrytëzimi me qëllim tregëtie të ndyrë
qysh në mosha shumë të vogla atyre duhet t’ju kushtohet një vëmendje e veçantë sidomos, nga ajo
pjesë e grave, që për arsimin dhe ndjeshmërinë që kanë, janë në gjendje ti ndihmojnë e ti zbulojnë
pasuritë e tyre shpirtërore. Gratë ndohmojnë gratë, duke përfituar edhe nga mbështetja dhe kontributi
I çmueshëm dhe efikas I shoqatave, lëvizjeve e grupeve, shumë prej të cilave me frymëzim fetarë,
kanë treguar se dinë ta ofrojnë këtë ndihmë.

Në edukimin e fëmijëve ka rol shumë të rëndësishëm nëna. Për marrëdhëniet e veçanta që e lidhin
më fëmijën sidomos në vitet e para të jetës, ajo I ofron atij atë sens sigurie e besimi pa të cilin ai do
ta kishte të vështirë zhvillimin korrekt të indentitetit personal, dhe në vitet që vazhdojnë nëna
ndihmon stabilizime pozitive e të frutshme.
Kjo marrëdhënie origjinale mes nënës dhe fëmijës ka ndër të tjera një vlerë edukative krejtë të veçantë
në planin fetarë, sepse lejon orientimin tek Zoti të mendjes e zemrës së fëmijës shumë para se të
fillojë një edukatë formale fetare. Në këtë detyrë, vendimtare dhe delikate asnjë nënë s’duhet të lihet
vetëm. Fëmijët kanë nevojë për praninë dhe kujdesin e të prindërve, të cilët realizojnë detyrën e tyre
edukative para së gjithash nëpërmjet ndikimt që buron nga sjellja e tyre. Cilësia e marrëdhënieve që
vendoset mes bashkëshortëve ngulitet thellë në psikologjinë e fëmijës dhe kushtëzon jo pak lidhjet
që ai vendos me ambientin për rreth, si edhe ato probleme që has në harkun kohor të jetës së tij.
Ky edukim I parë është I një rëndësie kapitale. Në qoftë se marrëdhëniet me prindërit dhe familjarët
e tjerë janë shquar si lidhje dashurie, fëmijët mësojnë nga përvoja e gjallë e vlerave që nxisin paqen:
dashiria për të vertetën dhe drejtësinë, sensin e një lirie të përgjegjshme, nderim dhe respektim për të
tjerët. Në të njëjtën kohë duke u rritur në një mjedis dashamirës dhe të ngrohtë, ata kanë mundësinë
të fitojnë reflekse në marrëdhëniet e tyre familjare, vetë dashuria e Zotit I pjek ata në një klimë
shpirtërore e aftë ti orientojë drejtë hapjes ndaj të tjerëve dhe drejt dhuntive të tyre të mëvonshme.
Edukimi me frymën e paqes, natyrisht vazhdon në çdo periudhë të zhvillimit dhe kultivohet sidomos
në fazën e vështirë të adoloshencës, në të cilën kalimi nga fëmiria9 në moshën e rritur nuk është pa
rreziqe për adoloshentët, që u duhet të bëjnë zgjidhje vendimtare pët jetën.

Përballë sfidës së edukimit, familja prezantohet si ( shkolla e parë themelore e shoqërisë” (
Giovanni Paolo, Esort.ap.Familiaris Consartio (22 nëntor 1981), n.37: AAS 74 (1982), 127), shkolla
e parë themelore ndërkaq nuk është e vështirë të merren me mend pasojat dramatike që hasen kur
familja është e ndarë nga kriza të thella që e minojnë ose drejtë për së drejti e pështjellojnë ekuilibrat
e brenshme.
Shpesh në këto rrethana, gratë janë lënë vetëm është e nevojshme që, pikërisht atëherë ato të
ndihmohen në mënyrë të përshtatshme jo vetëm nga solidariteti konkret I familjeve të tjera, të
komunitetit me karakteritet fetar, të grupeve të vullnetarëve, por edhe nga Shteti, dhe Organizatat
Ndërkombëtare nëpërmjet strukturave të përshtatshme të mbështetjes njerëzore, sociale dhe
ekonomike që I lejojnë ata t’ju bëjnë ballë nevojave të fëmijëve pa ua mohuar në asnjë mënyrë të
drejtën e pranisë së tyre të domosdoshme.

Një problem tjetër serioz regjistrohet atje ku vazhdon zakoni I patolerushëm I diskriminimit qysh
nga ditët më të para të vajzës e të djalit. Në qoftë se vajzat qysh në moshën e tyre më të njomë lihen
mënjanë dhe konsiderohen të një vlerë të vogël, do të preket rëndë kuptimi I dinjitetit të tyre dhe I
pashmangshëm kompromentimi I zhvillimit të tyre harmonioz. Diskriminimi fillestarë reflektohet
mbi të gjithë ekzistencën e tyrte duke penguar hyrjen e tyre në jetën shoqërore. E pra si të mos e
njohim e ta inkurajojmë punën e pa çmueshme të shumë grave, si dhe të shumë Kongregracioneve
fetare femërare, që në kontinente të ndryshme e çdo konteks kuylturor bëjnë edukimin e vajzave e
grave qëllimin kryesor të shërbimit të tyre? Si të mos I kjtojmë me mirënjohje të gjitha gratë që kanë
punuar dhe vazhdojnë të punojnë në frantin e shëndetit, shpesh në rrethana mjaft të pasiguta, duke
dalë shpesh të sigurojnë vetë mbijetesën e një numri të madh fëmijësh?

Kur gratë kanë mundësi të transmetojnë në plotësi dhuntitë e tyre komunitetit të tërë, I njëjti
mentalitet me të cilin shoqëria kuptohet e organizohet rezulton e transformuar pozitivisht, duke arritur
të reflektohet më mirë bashkimi themelorë I familjes njerëzore këtu qëndron premisa më e vleshme
për konsulidimin e një paqe të vertetë. E pra ky është një proçes mirësie I pranisë në rritje I grave në
jetën shoqërore, ekonomike politike në nivel lokal kombëtar e ndërkombëtar. Gratë kanë të drejtë
plotësisht të hyjnë në mënyrë aktive në të gjitha hapësirat publike dhe e drejta e tyre pohohet e
mbrohet edhe nëpërmjet mjeteve ligjore atje ku shihet e nevojshme. Njohja e rolit publik të grave nuk
duhet, megjithatë të zvogëlojë rolin që ajo luan brenda familjes këtu kontributi I tyre për të mirës e
progresit shoqërorë, edhe pse është pasur pak në konsideratë, është I vlerave më të vertetë të pa
çmueshme. Meqë ra fjala dëshiroj t’ju them se nuk do të lodhem kurrë duke kërkuar të bëhen hapa
vendimtarë përpara për njohjen dhe nxitjen e një realiteti kaq të rëndësishëm.

Asistojmë sot, të habitur dhe të shqetësuar “ në rritjen” dramatike të çdo tip dhunë: jo vetëm
individë të veçantë, por grupe të tëra duket se e kanë humbur në çdo kuptim respektin përballë jetës
njerëzore. Gratë deri edhe fëmijët janë, fatkeqësisht, mes viktimave më të shpeshta të një dhune të
tillë të verbër është fjala për forma të urryera të barbarisë që godasin thellë në ndërgjegjen njerëzore.
Të gjithë jemi të thirrur për të bërë të pamundurën për të larguar nga shoqëria jo vetëm tragjedinë e
luftës por edhe çdo dhunim të të drejtave të njeriut duke filluar nga ajo më e pa diskutueshmja siç
është e drejta për jetën sipas së cilës personi mbrohet qysh nga momenti I konceptimit. Në dhunimin
e të drejtës për jetën të qënies njerëzore gjenden në embrion edhe dhuna ekstreme e luftës. Ju kërkoj
grave të rreshtohen të gjitha e gjithmonë në anën e jetës dhe ju kërkoj në të njëjtën kohë të gjithëve ti
ndihmojnë gratë që vuajnë e në veçanti, fëmijët, sidomos ata që kanë pësuar traumat e dhimbshme
të përvojës së luftës tronditëse: vetëm kujdesi dashamirës e I njerzishëm mund ti bëjë ata të kthehen
tek shikimi I së ardhmes me besim dhe shpresë.

Kur paraardhësi im I dashur Papa Gjoni 23 dalloi në pjesmarrjen e grave në jetën publike një prej
shenjave të kohës tonë nuk ngurroi të shpallte që ato, të ndërgjegjshme për dinjitetin e tyre nuk duhet
të lejojmë më të trajtohen si instrumenta ( Cfr Giovanni 23, Let, enc, Pacem in terris (11 prill 1963),
I: AAS55 (1963), 267-268).
Gratë kanë të drejtën të kërkojnë qëq dinjiteti I tyre të respektohet. Në të njëjtën kohë, ata kanë të
drejtë të punojnë për të nxitur dinjitetin e të gjithë personave, të burrave e të grave.
Në këtë perspektivë lus Zotin që inisiativat numëroze ndërkombëtare të parapara për vitin 1995 – disa
prej tyre u janë dedikuar posaçërisht grave siç është Konferenca Botërore e promovuar nga Kombet
e Bashkuara në Pekin me temë aksionin për barazi, zhvillimi e paqja përbëjnë një rast të rëndësishëm
për ti bërë njerëzore raportet ndërpersonale e sociale në sjenjë paqe.

Maria, mretëresha e paqes, me amësinë e saj, me shembullin e saj e gadishmërinë e saj ndaj
nevojave të të tjerëve, me dëshminë e dhimnjes së saj është afër grave të kohës sonë ajo jeton me një
kuptim të thellë të pergjegjësisë ptojektin që Zoti kishte ndërmend të realizonte në të për të shpëtuar
njerëzimin. E ndërgjegjshme për mrekullinë që Zoti kishte bërë në të, duke u bërë Nënë e Birit të saj
të bërë njeri, si mendim të parë pati t’I bënte një vizitë kushërirës plakë Elizabetë e t’I shërbentë asaj.
Takimi I dha rastin të shprehte, me një këngë të mrekullueshme të Manjifikatit (LC 1,46-55)
mirënjohjen e saj për Zotin që më të e nëpërmjet saj I kishte hapur udhë një krijimi të ri, në një histori
të re.
I kërkoi Virgjireshës shumë të Shenjtë t’I mbështesë burrat dhe gratë që, duke I shërbyer jetës,
angazhohen për ndërtimin e paqes. Me ndihmën e saj mundën t’ju dëshmojnë të gjithëve, veçanarisht
atyre që janë duke jetuar në errësirë e vuajtje kanë uri e etje për drejtësi praninë e lumnueshme të
Zotit e të Paqes.


Nga Vatikani 8 dhjetor I vitit 1994