MESAZH I GJON PALIT TË DYTË
ME RASTIN E KREMTIMIT TË DITËS SË 27-TË BOTËRORE TË PAQES
Nga familja lind paqa e familjes njerëzore
- Bota digjet dëshirët për paqe, ka nevijë të jashtëzakonshme për të. Por luftrat, konfliktet, dhuna në
të katër anët, situatat e paqëndrueshme sociale, varfëria në masë vazhdojnë të vrasin viktima të
pafajshme e të krijojnë ndarje mes individëve dhe popujve. Paqa duket nganjëherë një cak më të
vertetë I paarritshëm!
Në një klimë të ngrirë nga indiferenca e shpesh e helmuar nga urrejtja, si mund të shpresohet në
arritjen e një ere të re të paqes, ku vetën ndjenjat e solidaritetit e të dashurisë mund t’I bëhen krah
asaj (paqes)?
Megjithatë nuk duhet të dorëzohemi. E dimë që paqa, pavarësisht nga vështirësitë, është skalitë në
projektin digjinal hyjnorë. Zoti don për njerëzimin kushte harmonie e paqe, duke u mbështetur në
themelet e natyrës e vetë qënies njerëzore, të krijuar “sipas imazheve të tij”. Një imazhë I tillë hyjnorë
nuk realizohet vetëm tek individi por edhe në bashkësinë e veçantë të personave të formuar nga një
burrë një grua, të bashkuar në mënyrë të atillë që të bëhen “një mish I vetëm” (Gn 2.24)
E në të vertetë është shkruar “sipas shëmbëlltyrës si Zotit e krijoi, mashkullin dhe femra u krijuan”
(Gn 1,279. Me këtë specifikë bashkësisë së njerëzve Zoti u besoi misionin për të dhuruar jetën e për
t’u kujdesur për ta, duke formuar një familje, duke kontribuar kështu në mënyrë vendimtare për të
kryer detyrën e trajtimit të krijesës e të përkujdesjes për vetë të ardhmen e njerëzimit harmonia e parë
u ndrëpre nga mëkati por plani origjinal I Zotit mbeti. Familja mbeti prapë themeli I vertetë I
shoqërisë (Gandium e Spes,52), duke përbërë siç thuhet në Deklaratën Universale të të Drejtave të
Njeriut, “bërthamën natyrore e themelore” ( art 16,3).
Kontributi që ajo mund të afrojë edhe për shpëtimin e nxitjen e paqes për———- dhe dëshiroj të
përfitoj nga rasti që më jepet me rastin e vitit Ndërkombëtar të Familjes për të dedikuar këtë mesazh,
në Ditën Botërore të Paqes, për të reflektuar në marrëdhëniet e ngushta ekzistuese mes familjes dhe
paqes.
Besoj me të vertetë se Viti I Familjes, që përmenda më sipër, përbën për të gjithë ata që kanë
ndërmend të kontribuojnë për kërkimin e paqes së vertetë – Kishat, Organizmat fetare, Shoqatat,
Qeveritë, Sustancat ndërkombëtare – një rast I dobishëm për të studiuar së bashku si mund të
ndihmohet familja që të përmbushë plotësisht detyrën e pazëvendësueshme të ndërtimit të paqes.
Familja: bashkësi jetë dhe dashurie - Familja kjo bashkësi themelore edukuese dhe e pazëvendësueshme, është rruga e priviligjuar për
transmetimin e atyre vlerave fetare e kulturore që ndihmojnë personat të fitojnë identitetin e vet. E
themeluar mbi dashurinë para dhuratës së jetës, familja mbarte në vetvete vetë të ardhmen e shoqërisë;
detyra e saj shumë speciale është të kontribuojë në mënyrë efikase për një të ardhme paqe.
Ajo ç’ka ajo dë të fitojë, para së gjithash, nëpërmjet dashurisë reciproke të bashkëshortëve, të grishur
në një bashkim të plotë e total të jatës në kuptimin natyral të martesës dhe aq më tepër, të krishterët,
nga ngritja e tyre e shenjtë; e ndërkaq nëpërmjet zhvillimeve të përshtatshme edukative, që angazhon
prindërit t’I formojnë fëmijët me respektin e dinjitetin e çdo personi dhe me vlerat e paqes. Vlera të
tilla, para se të mësohen, duhet të jenë të dëshmuara në një ambjent familjar që jeton në mbrendësi të
shpirtit këtë dashuri ablative e aftë ta pranojë tjetrin në diversitetet e veta duke marrë pjesë në vuajtje
dhe dhimbjet e te tjerëve e duke ju dhënë atyre të mirat e veta. Vyrtytet shpiake, të bazuara në
respektin e thellë të jetës e të dinjitetit të qenies njerëzore, dhe të konkretizuara në mirëkuptimin, në
durimin, në kurajon e në faljen reciproke, I japin bashkësisë familjare mundësinë për të jetuar
përvojën e parë themelore të paqes, Jashtë këtij konteksti të solidaritetit reciprok, qënia njerëzore
“mbetet në vetvete një qenie e pakuptueshme, jeta e tij është e pa kuptim në qoftë se atij nuk I zbulohet
dashuria,… në qoftë se nuk e provon e nuk e bën të veten” ( enciclica Redenitor Hominis 10).
Një dashuri e tillë, megjithatë, nuk është një emucion kalimtar, por një forcë identike dhe e fuqishme
morale që kërkon të mirën e të tjerëve, qoftë edhe duke sakrifikuar edhe nga vetja. Dashuria e vertetë,
shoqërohet gjithmonë me drejtësi që është aq e nevojshme për paqen. Ai shkon drejt atyre që ndodhen
në vështirësi: tek ata që nuk kanë familje, tek fëmijët që u mungon kujdesi e dashuria, tek njerëzit e
vetëm dhe tek ata që janë lënë në harresë. Familja që jeton, qoftë edhe jo në mënyrë të përkryer, këtë
dashuri, duke u kuptuar bujarisht me shoqërinë, përbën e parë të paqes së ardhshme. Një qytetërim
në paqe nuk është I mundur në qoftë se mungon dashuria.
Familja: viktimë e mungesës së paqes. - Në kontrast me thirrjen e saj origjinale të paqes, familja bëhet fatkeqsisht, dhe jo radhë vend
tensionesh e dhune, apo viktima të pambrojtura të formave të shumta të dhunës që vihen re në
shoqërinë e sotme. Tensione gjenden edhe ne marrëdhëniet e saj të brenshme. Shpesh është dashur të
hormonizohet me mundim jeta familjare kur puna I ka ndarë bashkëshortët nga njëri-tjetri ose kur
mungesa e një vendi pune I detyron të emigrojnë për të mbijetuar në ankth për një të ardhme të
pasigurtë. Nuk mungojnë tensione që e kanë origjinën tek mënyra e sjelljes që frymëzohet nga
hedonizmi e konsumizmi, që I shtyn anëtarët e familjes në kërkim të shpërblimeve personale në vend
të një jetë të kthjellët na bashkësi, ku të gjithë pjestarët të punojnë. Grindjet e shpeshta mes punëtorëve
braktisja dhe keqtrajtimi I të miturve janë simtomat e trishtueshme të një paqeje familjare të
kompromentuar seriozisht, e që sigurisht kjo paqe nuk mund të vendoset me zgjidhjen e dhimbshme
të ndarjes së bashkëshortëve, zbatimi I divorcit sot është bërë një “plagë” e vertetë e shoqërisë së
sotme ( Cfr. Gandium et Spes, 47).
Në shumë pjesë të botës, pastaj, kombe të tjera janë përfshirë në spiralen e konflikteve të përgjakshme
në të cilët shpesh familjet janë viktimat e para: ose janë të privuar nga e drejta e pronës, që jo
rradhëndodhë, ose janë të shternguar të braktisin shtëpinë, tokën e të mirat e tjera për të ikur drejtë të
s’panjohurës, ose vihen nën presionin e vuajtjeve të tëthorta që e vënë në pikpyetje çdo siguri. Si
mund të harrojmë, meqë ra fjala konfliktin e përgjakshëm mes grupeve etnike që ende po vazhdon në
Bosnje-hercekovinë?
Dhe ky nuk është rasti I vetëm, mes skenarëve të shumtë të luftës të mbjellur në botë!
Përballë një realiteti të tillë të dhimbshëm, shoqëria shpesh tregohet e pa aftë për të ofruar një ndihmë
të vlefshme, duke I shërbyer fajit me indiferencën e saj. Nevojat shpirtërore e psikologjike të atyre që
kanë pësuar efektet e një konflikti të armatosur janë argumente të mprehta, sidomos nevoja për
ushqim e strehë. Lipset një strukturë specifike e gatshme për të zhvilluar një veprim mbështetjeje për
familjet e goditura nga fatkeqësitë e tmerrshme e të pa pritura, kështu që ndonëse jo krejt, ata nuk
rrëshqasin në pesimizmin e hakmarrjes, por janë të aftë t’I frymëzojnë sjelljet e tyre kah falja e
pajtimi. Mirëpo për fat të keq ne rradhë shohim shenja të një sjelljeje të tillë.! - Nuk duhet të harrojmë që lufta dhe dhuna nuk përbëjnë vetëm forca përçarse por dhe akte që
dobësojnë dhe shkatërrojnë strukturat familjare; ata ushtrojnë edhe një fluks kobzi mbi shpirtrat, duke
u ofruar ose propozuar gati me impunim modele sjelljeje diometralisht në kundërshtim me paqen. Me
këtë rast, duhet të denoncojmë një fakt të trishtë: sot fatkeqsisht djemtë dhe vajzat deri edhe fëmijët,
marrin pjesë efektivisht, në numër në rritje, në konfliktet e armatosura. Janë të shtërnguar të
rreshtohen në armatat e milicisë e u duhet të luftojnë për kauza që shpesh nuk I kuptojnë. Në raste të
tjera përfshihen në akte të verteta dhune, ku sipas tyre jeta kushton shumë pak e të vrasësh nuk ju
duket imorale. Është në interesin e të gjithëve që shoqëria të bëjë shumë që këta të rinj të heqin dorë
nga dhuna e të fillojnë rrugën e paqes, kjo presupozon një edukim me durim për t’I bërë nga ata
persona që tek paqa besojnë sinqerisht
Nuk mundem, në këtë pikë, të lë pa përmendur një pengesë tjetër serioze në zhvillimin e paqes në
shoqërinë tonë: shumë fëmijë janë të privuar nga ngrohtësia e familjesshpesh ajo, në fakt, mungon
fare: të përfshirë në interesa të tjera, prindërit I braktisin fëmijët vetë.. Herë të tjera familja është
direkt inekzistente kështu që mijëra fëmijë nuk kanë shtëpi tjetër përveç rrugës, e thënë me fjalë të
tjera nuk kanë asgjë mbi shpirt. Disa nga këto fëmijë të rrugës e gjejnë vdekjen në mënyrë tragjike,
do të tjerë shfrytëzohen deri edhe në hapësirat e drogës, të prostitucionit e jo radhë përfundojnë në
organizata kriminale. Nuk bën të injorohen këto situata kaq skandaloze sado që të !
Është në lojë vetë e ardhmja e shoqërisë. Një shoqëri që refuzon fëmijët ose që I braktisë ata, ose që
I vë në situata pa shpresë, nuk mund ta njohë kurrë paqen. Që të mund të shpresojmë për një të ardhme
paqe, lipset që çdo qënie e vogël njerëzore të provojë ngrohtësinë e një dashurie të kujdesshme e të
përhershme dhe jo trathtitë e shfrytëzimeve. Dhe në qoftë se shteti mund të bëjë shumë duke ofruar
mjete e stuktura mbështetese, pazëvendësueshme mbetet mbështetja e familjes për të garantuar atë
klimë sigurie e besimi që ka shumë rëndësi që të nxit tek të vegjëlit të shohin me kthjelltësi drejt së
ardhmes e të pregatiten të marrin pjesë në përgjegjësi, kur të rriten, në ndërtimin e një shoqërie e të
një progresi të vertetë të paqes. Fëmijët janë e ardhmja e pranishme qysh tani në mesin tonë; është e
nevojshme të mund të provojmë ç’farë do të thotë paqe që të jenë në gjendje të krijojnë një të ardhme
paqeje.
Familja: protagonistët e paqes. - Një rend I fortë paqe ka nevojë për institucione që shprehin e forcojnë vlerat e paqes. Institucioni
më I afërt në mënyrën më immediate me natyrën e qënies njerëzore është familja. Vetëm ajo siguron
vazhdimësinë dhe të ardhmen e shoqërisë. Familja, pra, është grishur të bëhet protagoniste aktive e
paqes në sajë të vlerave që shpreh e transmeton brenda vetës e nëpërmjet pjesmarrjes të çdo pjestari
të vet në jetën shoqërore. Bërthama bazë e shoqërisë, familja ka të drejtë tërësisht të mbrohet nga
Shteti për të zhvilluar plotësisht misionin e vet të veçantë.
Ligjet e shtetit, ndërkaq, duhet të orientohen kah nxitja e mirëqënies, duke e ndihmuar për të realizuar
detyrat që e presin. Përballë tendencës, që sot gjithnjë e më tepër po ngulë këmbë të legjitimohet, disa
surrogatë bashkimesh bashkëshortore, forma bashkimesh që për nga natyra e tyre e brenshme e për
qëllimin e tyre kalimtar nuk munden në asnjë mënyrë te shprehin kuptimin e të sigurojnë të mirat e
familjes, është detyra e Shtetit të inkurajojë e të mbrojë institucionin e vertetë familjar, duke ja
respekruar natyrën, fizionominë, dhe të drejtat e lindura e të patjetërsueshme. Ndër këto, themelore
është e drejta e prindërve për të vendosur në liri të plotë e më përgjegjësi, në bazë të bindjeve morale
e fetare e në ndërgjegjen e tyre të formuar në rrugë të rregullt, kut t’I japë jetë një fëmijë, e pastaj për
ta edukuar në përputhje me bindje të veta——.
Një rol të rëndësishëm, përveç të tjerave, luan Shteti në krijimin e kushteve familjare që të mund të
plotësojnë nevojat e veta parësore në përputhje me dinjitetin njerëzor. Varfëria, bile mizoria kërcënon
përjetësisht stabilitetin social, në rrugën e zhvillimit të popujve drejt paqes – godet shumë familje.
Ndodhë ndonjëri që për mungesë mjetesh, çiftet e reja vonohen të ndërtojnë një familje dhe për këtë
pengohen drejtpërsëdrejt, ndërsa familjet me nevojë, nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën
sociale, ose janë të shtërnguar nga kondita totale të mënjanimit. Detyra e Shtetit nuk I çliron nga
detyrimi as qytetarët e veçantë: përgjigjja e vertetë e pyetjeve me ttë mprehta të çdo shoqërie
sigurohet në fakt nga solidariteti e bashkëpunimi I të gjithëve. Në fakt, askush nuk mund të ndjehet I
qetë derisa problemi I varfërisë, që godet familje e individë, të mos gjejë një zgjidhje të përshtatshme.
Nevoja është gjithmonë një kërcënim për stabilitetin shoqëror për zhvillimin ekonomik e pra,
përfundimisht, për paqen. Paqa do të jetë gjithmonë në rrezik, perderisa persona dhe familje janë të
shternguar të luftojnë për vetë mbijetesën e tyre.
Familja në shërbim të paqes - Tani dëshiroj t’I drejtohem drejtë për drejtë familjeve; në veçanti atyre të krishtera “ Familja të bën
ai që je” është shkruar në Thirrjen Apostolike “Familiaris Consartio”(n,17).
Kjo nënkupton faktin që familja bëhet “bashkësi intime jetë e dashurie bashkëshortore” (Gandium et
Spes, 48), e grishur për të dhuruar dashuri dhe për të transmetuar jetë! – O familje, ti ke një rëndësi
të dorës së parë: atë të ndërtimit të paqes, të mirën e domosdoshme për respektin dhe zhvillimin e
vetë jetës njerëzore. ( Cfr Catechismo della Chiesa Catolica n 2304) të ndërgjegjshëm se paqa nuk
fitohet njëherë për gjithë jetën (Cfr Gandium et Spes, 78) prandaj kurrë nuk duhet të lodhesh duke
kërkuar atë!
Jezusi, me vdekjen e tij në kryq I ka lënë njerzimit paqen e tij, duke siguruar praninë e tij të përjetshme
(Cfr Gv 14,27; 20,19-21; Mt 28,20). Kërkoje këtë paqe, lutu pët këtë paqe, puno për këtë paqe! Ju,
prindër ju bie përgjegjësia të formoni dhe të edukoni fëmijët si qenie të verteta paqe: në fund të fundit,
jeni ju, të parët, punëtorët e paqes.
- Ju, bijë, të orientuar kah e ardhmja me giximin e moshës tuaj të re, të mbushur me projekte e ëndrra,
çmojeni dhuratën e familjes, pregadituni të merrni përgjegjësinë të ndërtoni e ta çoni përpara familjen,
sipas thirrjeve respektive, në një të nesërme që Zoti do t’’a falë. Kultivoni frymëzimin e së mirës e
mendimin e paqes.
Ju gjyshër që më pjestarët e tjerë të farefisnisë përfaqsoni në familje lidhjet e pazëvendësueshme e të
çmueshme mes brezave, jepni kontributin tuaj bujar të përvojës e të dëshmisë pët të ngjitur të
shkuarën me të ardhmen në një të ardhme të re paqe.
O familje jeto në harmoni dhe përmbushe misionin tënd. Si mund të harrojmë së fundi shumë persona
që, për arsye të ndryeshme, ndjehen pa familje? Dëshiroj t’ju them se edhe për ta ka një familje: kisha
është shtëpi dhe familje për të gjithë (Cfr Familiaris Cansartio,85). Ajo I hap dyert dhe pret ata që
janë vetëm ose të braktisur, tek ata sheh bijët më të dashur të Zotit, ç’farëdo moshe që të kenë cilët
do qofshin frymëzimet e tyre, vështërësitë dhe shpresat. Familja mund të jetojë në paqe kështu që
prej saj mund të shpërthejë paqja për familjet e tërë njerëzve.
Ja lutja që më ndërhyrjen e Marijes, nënës së Krishtit e të Kishës, ngre lart atë “prejt të cilit çdo atësi
në qiell e në tokë merr emër” (Ef 3,15) në agimin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes.
Nga Vatikani, 8 dhjetor të vitit 1993.