Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

MESAZH I GJON PALI i II PËR CELEBRIMIN E DITËS SË XXIX BOTËRORE TË PAQES

MESAZH I GJON PALI i II PËR CELEBRIMIN E DITËS SË XXIX BOTËRORE TË PAQES
1 janar 1996
Tu japim femijevë një të ardhme me paqe

  1. Në fund të 1994-ës, Vit Ndërkombëtar i Familjes, i kam dërguar fëmijëve të mbarë botës një letër
    duke u kërkuar atyre që të luten gjersa njerëzimi të bëhet gjithnjë ë më tepër familja e Zotit, e aftë të
    jetojë në harmoni e në paqe. Nuk lë pa manifestuar preokupimin e fortë për foshnjet viktima të
    konflikteve luftarake dhe të formave të tjera të dhunës, duke tërhequr mbi situata të tilla të rënda ,
    vëmendjen e opinionit publik botëror . Në fillim të vitit të ri, mendimi im u drejtohet fëmijëve dhe
    pritjeve të tyre të ligjshme të dashurisë dhe të qetësisë. Mes tyre ndjej detyren të kujtoj veçanërisht
    ata të shenjuar nga vuajtja, të cilët shpesh kthehen në të rritur pa pasur asnjëherë eksperiencën se
    çfarë është paqja. Vështrimi i të vegjëlve duhej të ishte gjithnjë i gëzuar dhe i besueshëm, në fakt
    ndonjëherë është kulm i trishtimit dhe i frikës: kanë parë dhe vuajtur tepër në ato pak vite të jetës së
    tyre! T’u japim fëmijëve një të ardhme në paqe! Ja apeli që u drejtoj besueshëm burrave edhe grave
    me vullnet të mirë duke ftuar gjithsecilin të ndihmojë fëmijët të rriten në një klimë vërtet me paqe.
    Është një e drejtë e tyre, është një detyre e jona.
  2. Kam ndërmend rreshtat e fëmijëve që kam pasur rast t’i takoj gjatë viteve të mia të pontifikatit,
    veçanarisht në udhetimet apstolike në çdo kontinent. Fëmijë të qetë dhe plot gëzim. Mendoj për ta
    ndërsa nis viti i ri. Uroj të gjithë fëmijët e botës ta fillojnë me gëzim 1996-ën dhe të mund të kalojnë
    një fëmijëri të qetë, të ndihmuar nga mbështetja e të rriturve të përgjegjshëm. Do të doja që gjithandej
    marrëdhenia harmonike mes të rriturve dhe fëmijëve të favorizojë një klimë paqeje dhe mirëqenje të
    vërtetë. Për fat të keq nuk janë pak në botë fëmijët e pafajshëm, viktima të luftës. Në vitet ë
    mëparshme kanë qenë plagosur dhe vrarë me miliona: një masakër e vërtetë.
    Mbrojtja e veçantë akorduar foshnjeve nga normat ndërkombëtare (çfr.Konvënta ë Kombëve të
    Bashkuara të 20 nëntorit 1989 mbi të drejtat e fëmijëve, veçanarisht artikulli 38, konventa e Gjenevës
    e 13 gushtit 1949 për mbrojtjen e personave civilë në kohë luftë; art. 24; Protokolli I dhe II i 12
    dhjetorit 1977,etj.) nuk është zbatuar gjerësisht dhe konfliktet rajonale dhe ndëretnike, të rritura tej
    mase dështojnë mbrojtjen ë parashikuar nga normat humanitare. Fëmijët janë kthyer në shënjestër të
    snajperëve, shkollat e tyre shkatërruar me dashje si dhe janë bombarduar spitalet ku ato janë mjekuar.
    Përpara këtyre reagimeve më të përbindëshme si të mos e ngresh zërin për një dënim të njëzëshëm?
    Vendosja e vrasjes së një fëmije krijon një nga shenjat më të tronditëshme të eklipsit të çdo respekti
    për jetën njërëzore (cfr. Giovanni Paolo II, Lett. enc. Evangelium Vitae (25 mars 1995), 3. AAS
    87(1995), 404).
    Me fëmijët e vrarë dua t’ju kujtoj ato të gjymtuar gjatë konfliktëve apo pas tyre. Mendimi shkon deri
    tek fëmijët e përsekutuar sistematikisht, të dhunuar, të eleminuar gjatë të ashtuquajturave “spastrime
    etnikë”.
  3. Nuk ka vetëm fëmijë që pësojnë dhunën e luftërave; jo pak prej tyre janë të detyruar të bëhen
    protagonistë. Në disa vende të botës është arritur gjer në atë pikë sa të detyrojë vajza dhe djem, edhe
    të rinj, për të marrë shërbimin në formacione ushtarake për në luftë. Të mashtruar nga premtimi i
    ushqimit dhe i shkollimit ata integrohen në kampe të izoluara, ku vuajnë nga uria dhe keqtrajtimi dhe
    ku janë të nxitur të vrasin edhe bashkëfshataret e tyre. Shpesh janë dërguar në zbulim për të ripastruar
    fushat e minuara. Siç duket jeta e tyre vlen pak për ata që veprojnë kështu!
    E ardhmja e këtyre fëmijëve më armë është shpesh e shenjuar. Pas vitëve të shërbimit ushtarak disa
    çmobilizohen dhe dërgohen në shtëpi e për më tepër nuk arrijnë të rihyjnë sërish në jetën civile. Të
    tjerë, nga turpi i të mbijetuarit në krahasim me shokët e tyre të vrarë, përfundojnë duke iu dhenë
    kriminalitetit apo drogës. Kush e di cilat fantazma do të vazhdojnë të turbullojnë shpirtërat e tyre!
    Mendja e tyre a do të jetë ndonjëherë e lirë nga tërë ato kujtime dhune dhe vdekje?
    Meritojnë një pergëzim të madh ato organizata humanitare dhe fetare që përpiqen të zbusin vuajtjet
    aq çnjerëzore. Dhe mirënjohje duhet për personat me vullnet të mirë dhe për familjet që u japin
    mikpritje të vegjëlve që mbesin jëtimë, duke bërë çmos për të shëruar traumat dhe për rifutjen në
    komunitetin e origjinës.
  4. Kujtimi i miljona fëmijëve të vrarë, sytë e trishtuar të bashkëmoshatarëve të tyre mizorisht të
    vuajtur, na shtyjnë të provojmë të gjitha rrugët e mundëshme për të shpëtuar apo për të rivendosur
    paqen, dukë bërë që konfliktet dhe luftërat të pushojnë.
    Para Konferencës IV Botërore mbi Gruan, mbajtur në Pekin, në muajin e kaluar, shtator, kam ftuar
    institucionet e dhembshura dhe edukative katolike për të adoptuar një strategji të koordinuar dhe
    prioritare përballë fëmijëve dhe të rejave, veçanërisht atyre më të varfërve. (cfr. Mesazh i
    Delegacionit të Selisë së Shenjtë në Konferencën IV Botërore mbi Gruan (29 gusht
    1995);”L’Osservatorio Romano, 30 gusht 1995, f. l). Dëshiroj tani të përsëris një apel të tillë dhe ta
    zgjeroj veçanërisht në institucionet dhe organizatat katolike që i përkushtohen minoreneve: ndihmoni
    vajzat e vogla që kanë vuajtur për shkak të luftës ose të dhunës; mësojini djemve të njohin dhe të
    respektojnë dinjitetin e gruas, ndihmojini femijërinë të zbulojë dhembshurinë e dashurisë së Zotit, që
    është bërë njeri dhe duke vdekur i ka lënë botës dhuratë paqen e tij. (çfr.Gv 14.27).
    Nuk do të lodhem kurrë së përsërituri së nga organizatat ndërkombëtare, shoqatat lokale e deri tek
    kryetarët e shtetit e qytetarët e zakonshëm, të gjithë jemi thirrur, ditë për ditë, si në rastet e mëdha të
    jetës, të ofrojmë kontributin tonë të paqes dhe të mohojmë çdo mbështetje të luftës.
  5. Miliona fëmijë vuajnë për shkak të formave të tjera të dhunës, të shfaqura si në shoqëri të goditura
    nga mjerimi ashtu edhe në shoqëri të zhvilluara.
    Janë dhunime më pak të dukshme, por jo për këtë më pak të tmerrshme. Konferenca Ndërkombëtare
    për Zhvillimin Shoqëror e mbajtur këtë vit në Kopenhagën ka nënvizuar lidhjen midis varfërisë dhe
    dhunës dhe në atë rast Shtetet janë impenjuar të luftojnë në mënyrë më të vendosur plagën e mjerimit
    me nisma të nivelit kombëtar duke filluar që nga 1996. (çfr.Programi i veprimit, kapitulli II. Të tilla
    ishin orientimet e nxjerra nga Konferencat Botërore të OKB-së, dedikuar fëmijëve (Nju Jork, 1990).
    Në të vërtetë mjerimi është në origjinë të kushteve të ekzistencës dhe të punës vërtetë çnjerëzore. Ka
    në disa vende të botës fëmijë të detyruar të punojnë që në moshë të vogël, të keqtrajtuar , të dënuar
    me dhunë, të shpërblyer me një kompensim tallës, mbasi nuk kanë mënyrë që të bëhen të vlefshëm,
    janë më të lehtit për t’u kërcënuar, rrëmbyer dhe shfrytëzuar.
    Herë të tjera ato janë objekt shitblerjeje (cfr. Programi i veprimit, n.39(ë)), lypësie apo më keq për
    nisje prostitucioni, në këtë kontekst edhe të ashtuquajturit”turizëm seksual”, fenomen gati kurr i
    qortuar që poshtëron atë që e bën, por edhe të gjithë ato që në mënyra të ndryshme e përkrahin. Aty
    është pastaj kush s’e vret ndërgjegja të rekrutojë fëmijë për veprimtari kriminale, në trajtën e
    shpërndarjes së drogës nën rrezikun në mes të tjerash në përfshirjen e tyre personale në përdorimin e
    substancave të tilla.
    Nuk janë të pakët fëmijët që përfundojnë të kenë si të vetmin mjedis jetën e rrugës. Të arratisur nga
    shtëpia apo të braktisur nga familja, apo thjeshtë të privuar për herë nga mjedisi familjar, jetojnë në
    hall, në gjëndje braktisjeje të përgjithshme, konsideruar prej një shumice si llum për t’u liruar.
  6. Dhuna ndaj fëmijëve nuk mungon për fat të keq as në familjet që jetojnë në kushte të favorshme
    mirëqenieje. Fatmirësisht bëhet fjalë për episode jo të shpeshta, por megjithatë është e rëndësishme
    që mos t’i shpërfillim. Ndodh nganjëherë që brenda mureve të shtëpisë nga veprat e personave në të
    cilët do të ishte e drejtë të kishin besim, të vegjëlit pësojnë shpërdorimin e detyres (veprimet e padrejta
    dhe paudhesitë), me efekte të hidhura mbi zhvillimin e tyre. Të shumtë janë edhe fëmijët që arrijnë
    të durojnë traumat që vijnë nga tensionet midis prindërve osë nga copëtimi i vëtë familjes. Preokupimi
    për të mirën e tyre nuk arrin të frenojë zgjidhje të dhëna shpesh nga egoizmi dhe nga hipokrizia ë të
    rriturvë. Pas një pamjeje të jashtëme normaliteti dhe qetësie, e bërë edhe më keqësuese nga bolleku i
    të mirave materiale, fëmijët ndonjëherë janë të detyruar të rritën në një vetmi trishtuese, pa një
    udheheqje të drejtë e të dashur dhe pa një formim moral të përshtatshëm. Të mbyllur në vëtvete gjejnë
    zakonisht pikën ë tyre të rëfërimit kryësisht në televizion, programet ë të cilit propozojnë shpesh
    modelet e jetës jo reale ose të shthurura, përballë të cilave arsyeja e brishtë e tyre nuk është ende në
    gjëndje të reagojë. Si të mrekullohesh nëse një dhunim më kaq shumëformësi dhe tinzari arrin të
    ndërhyjë edhe në zemrat e tyre të njoma dhe të ndryshojë entuziazmin natyror, në zhgënjim apo në
    cinizëm, në mirësi spontane, në indiferencë apo në egoizëm? Kështu duke ndjekur ideale mashtruese,
    të rremë, fëmijëria rrezikon të takojë të hidhurën dhe përuljen, kundërshtarin dhe urrejtjen duke
    gllabëruar pakënaqësitë dhe boshllëkun më të cilin të ngop mjedisi rrethues.
    Është vënë re shumë herë se si pervojat e fëmijërisë kanë ndikime të thella dhe nganjëherë të
    pandreqshme në ritmin e brendshëm të ekzistencës. Është e vështirë të shpresosh që fëmijët të dinë
    një ditë të ndërtojnë një botë më të mirë, kur u është privuar një impenjim i saktë për edukimin e tyre
    në paqen. Ata kanë nevojë “ta mësojnë paqen”:është një e drejtë e tyre, e nuk mund të jetë e
    padëshiruar.
  7. Kam dashur të spikas fort kushtet nganjëherë dramatike në të cilat ndodhen fëmijët sot. E quaj një
    detyrë: do të jenë ata të rriturit e Mijëvjëçarit të tretë. Nuk kërkoj t’i perulëm pesimizmit dhe as t’i
    shpërfill elementët që ftojnë në shpresë. Si të hesht p.sh. për shumë familje në çdo cep të botës, ku
    fëmijët rriten në një mjedis të qetë, si të mos kujtoj përpjekjet që shumë njerëz dhe organizma bëjnë
    për t’u siguruar fëmijëve në vështirësi, një zhvillim harmonik dhe të lumtur? Janë nismat e entëve
    publike dhe private të familjëve në veçanti dhe të komuniteteve me merita, qëllimi i vetëm i të cilave
    është riaktivizimi në një jetë normale i fëmijëve pjesmarrës në ndonjë histori traumatike. Ka, në
    veçanti, propozime konkrete itinerarësh edukativë me qëllim që të vlerësojnë plotësisht çdo mundësi
    personale, për t’i bërë djemtë dhe të rinjtë, krijues të vërtetë të paqes.
    Nuk duhet harruar rritja e ndërgjegjshmërisë së Komunitetit ndërkombëtar që këto vitet e fundit edhe
    pse mes vështirësive e tundimëve, përpiqet të përballojë më vendosmëri dhe me metodë problematikat
    e fëmijërisë.
    Rezultatet e arritura frymëzojnë e nxisin për të ndjekur kështu punën e lavdërueshme .Hijshëm të
    ndihmuar dhe të dashur, vetë fëmijët dinë të bëhen protagonistë të paqes, ndërtues të një bote
    vëllazërore dhe solidare. Me entuziazmin e tyre dhe më freskinë e dedikimit të tyre ato mund të bëhen
    “dëshmitarë” dhe “mësues” të shpresës dhe të paqes më ndihmën e të rriturve.
    Për të mos humbur të tilla mundësi duhet t’u ofrojmë fëmijëve, me respektin që duhët për
    personalitetin e tyre, çdo rast të favorshëm, për një pjekuri të ëkuilibruar dhe të hapur.
    Një fëmijëri e qetë do t’u lejojë fëmijëve të shikojnë me besim drejt jetës dhe të ardhmës. Mjerë ai që
    mbyt tek ata hovin e gëzueshëm të shpresës!
  8. Të miturit mësojnë shpejt ta njohin jetën. Vëzhgojnë dhe imitojnë mënyrën e sjelljes së të rriturve.
    Shumë shpejt mësojnë dashurinë dhe respektin për të tjerët, por asimilojnë me shpejtësi helmin e
    dhunës dhe të urrejtjes.
    Eksperienca e zhvilluar në familje ndikon shumë mbi sjelljet që do të marrin, kur të rriten. Për më
    tepër në se familja është vëndi i parë në të cilin i hapen botës, familja duhet të jëtë për ta e para shkollë
    e paqës. Prindërit kanë një mundësi të jashtëzakonshme për t’u hapur fëmijëvë njohjen e kësaj vlere
    të madhe:dëshmia e dashurisë së tyre të ndërsjellët. Ajo që i mësojnë fëmijës është të duash që nga
    çasti i parë i të ekzistuarit e rritjes në një mjedis paqeje, përshkuar nga ato elementë pozitivë që
    përbëjnë trashegiminë e vërtetë familjarë:stimul dhe mirëpritje e ndërsjëlltë, dëgjim, mbështetje,
    dhenia e gjërave pa shpërblim, falje. Falë ndërsjelltësisë që promovojnë, këto vlera paraqesin një
    edukatë të vërtetë paqeje dhe e bëjnë fëmijën,që nga mosha e njomë, ndërtues aktiv i vetvetes. Ai
    ndan me prindërit, vëllezërit eksperiencën e shpresës dhe jetës, duke parë se si përballohen me përulje
    dhe kurajo vështirësitë e pashmangshme, dhe dukë thithur në çdo rrethanë një klimë nderimi për të
    tjerët dhe respekti për mendimet e ndryshme nga të tuajat. Dhe para së gjithash në shtëpi, para s të
    shqiptojmë fjalën e parë, të vegjëlit duhet të vihen në provë në dashurinë që i rrethon,në dashurinë e
    Zotit për ta dhe të mësojnë se Ai don paqe dhe kuptim të ndërsjelltë midis të gjitha qënjeve njerzore,
    të thirrura të formojnë një të vetme, familje të madhe.
  9. Por përveç themelit të edukimit familjar fëmijët kanë të drejtë për një formim të veçantë të paqes
    në shkollë dhe në struktura të tjera edukative, të cilat kanë detyrën të drejtojnë dhe të kuptojnë
    gradualisht natyrën dhe nevojën e paqes në brendi të botës dhe të kulturës së tyre. Është e nevojshme
    që ata të mësojnë historinë e paqes dhe jo vetëm atë të luftrave të fituara apo të humbura. T’u paraqitën
    atyre më tepër shembuj paqeje dhe jo dhune. Fatmirësisht modele pozitive të ngashme mund të gjejmë
    shumë në çdo kulturë dhe në çdo periudhë historike. Rastet edukative të përshtatshëm ndërtohen duke
    kërkuar me kreativitet rrugë të reja, veçanërisht atje ku më mbytës janë mjerimi kulturor dhe moral.
    Çdo gjë duhet bërë në mënyrë që të vegjëlit të bëhen lajmëtarë paqeje. Fëmijët nuk janë barrë për
    shoqërinë, nuk janë vegla fitimprurëse dhe as njerëz pa të drejta; janë pjesëtarë të çmueshëm të
    shoqërisë njerëzore, ku mishërojnë shpresa ,pritje, potencialitete.
  10. Paqja është dhuratë e Zotit, por varet nga njerëzit që ta marrin për të ndërtuar një botë me paqen.
    Ata mund ta kenë vetëm nëse kanë thjeshtësinë e zemrës së fëmijëve. Është kjo një nga aspektet më
    të thjeshta dhe paradoksale të thirrjes kristiane:të bëhesh i vogël, para se të jetë një eksigjencë morale,
    është një dimension i misterit të Mishërimit. Biri i Zotit në fakt nuk erdhi më fuqi dhe lavdi, siç do të
    jetë në fundin e kohërave, por si një fëmijë nevojtar dhe në gjendje të varfër. Duke bashkëndarë
    krejtësisht gjendjen tonë njerëzore përjashtuar mëkatin Ai ka marrë edhe brishtësinë dhe të ardhmen
    ë fëmijërisë. Që nga ai moment vendimtar për historinë e njerëzimit, të përçmosh fëmijërinë është
    njëkohësisht të përçmosh Atë, që ka dashur të manifestojë madhësinë e një dashurie, e gatshme për
    t’u ulur dhe për të hequr dorë nga çdo lavdi për të shpëtuar njeriun.
    Jezusi është identifikuar me të vëgjëlit dhe kur Apostujt diskutonin se kush ishte më i madhi, ai” mori
    një vogëlush e afroi pranë vetës dhe tha: ”Kush e merr këtë fëmijë në emrin tim, më merr mua; dhe
    kush më merr mua merr atë që më ka dërguar”(Lç 9,47,48).Zoti na vëren me forçë kundër rrezikut të
    bëjmë skandal ndaj fëmijëve: ”Kush skandalizon edhe një prej këtyre fëmijëve që besojnë tek unë do
    të ishtë më mirë për të t’i vinin mbi qafë një mokër të rrotulluar nga gomari dhe të hidhej në fundin e
    detit”.(Mt 18,6).
    Nxënësve të tij u kërkoi që të ktheheshin në “fëmijë” dhe kur ato kërkonin t’ia largonin të vegjëlit që
    i vinin për rreth, u zëmërua:”Lërini këta fëmijë të vijnë tek unë dhe mos i ndaloni, se kush është si
    ata i përket mbretërisë së Zotit. Në të vërtetë ju them: Kush nuk merr mbretërinë Zotit si një fëmijë,
    nuk do të hyjë në të”(Mç 10,14-15). Kështu Jezusi përmbyste mënyrën e atëhershme të të menduarit.
    Të mëdhenjtë duhet të mësojnë nga fëmijët dhe rrugët e Zotit: nga kapaciteti i tyre i besimit më gjithë
    shpirt ata mund të mësojnë të luten në besimin e drejtë”Abba, At”
  11. Të bëhesh i vogël si fëmijët – i birësuar krejtësisht Atit, riveshur me butësinë evangjelike -, përveç
    një imperativi etik është një motiv shpresë. Edhe atje ku veshtirësitë të jenë të tilla për të të shkurajuar
    dhe forca e së keqes aq prepotente sa të të trondisë, personi që di të gjejë thjeshtësinë tek fëmija mund
    të rifillojë të shpresojë: mundet para së gjithash kush di të besojë mbi një Zot që do njëzëshmërinë e
    të gjithë njerëzvë në bashkësinë e paqësuar të Mbretërisë së tij; por mundet kush,edhe pse nuk ndan
    dhuratën e fesë,beson në vlerat e faljes dhe të solidaritetit dhe në ta ndjen –jo pa veprimin sekret të
    Shpirtit – mundësinë për t’i dhënë një pamje të re tokës.
    Pra u drejtohem me besimin burrave dhe grave me vullnet të mirë. Të bashkohemi të gjithë për të
    reaguar kundër çdo forme dhune për ta mposhtur luftën!
    Të krijojmë kushtet që të vegjëlit të mund të marrin në trashëgim nga breznia e jonë një botë më të
    bashkuar solidare!
    T’u japim fëmijëve një të ardhme me paqe!