Sinodi I Të Rinjve: Ja Çfarë Thotë Dokumenti Përfundimtar
Tri pjesë 12 kapituj, 167 paragrafë, 60 faqe: kështu paraqitet dokumenti përfundimtar i Asamblesë së Përgjithshme XV të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, me temën “Të rinjtë, feja dhe shoshitja thirrore“. Teksti u miratua në pasditen e 27 tetorit në sallën e Sinodit. Dokumenti u dorëzua në duart e Papës i cili më pas autorizoi botimin.
Është episodi i dishepujve të Emausit, të treguar nga sh. Luka ungjilltar, tema kryesore e dokumentit përfundimtar të Sinodit të të rinjve. I lexuar në sallën e Sinodit me alternime nga Relatori i Përgjithshëm, Kard. Sérgio da Rocha, nga Sekretarët e veçantë, At Giacomo Costa dhe don Rossano Sala, së bashku me Mons. Bruno Forte, anëtar i Komisionit për hartimin e tekstit, dokumenti është plotësues i Instrumentum laboris të Sinodit, i cili është i ndarë në tri pjesë. I përshëndetur me duartrokitje, teksti – ka thënë Kard. da Rocha – është “rezultat i punës së vërtetë të një ekipi” të Etërve sinodalë, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Sinod dhe “veçanërisht me të rinjtë”. Dokumenti mbledh kështu 364 mënyra, ose ndryshime, të paraqitura. “Shumica e tyre – shtoi Relatori i përgjithshëm – ishin të sakta dhe konstruktive”.
“Ecte me ta”
Në radhë të parë, pra, Dokumenti përfundimtar i Sinodit sheh kontekstin në të cilin jetojnë të rinjtë, duke theksuar pikat e forta dhe sfidat e tyre. Gjithçka fillon nga një dëgjim empatik që, me përvujtëri, durim dhe gatishmëri, bën të mundur një dialog të vërtetë me të rinjtë, duke shmangur “përgjigje të para-paketuara dhe receta të gatshme”. Të rinjtë, në fakt, duan të jenë të “dëgjuar, të njohur, të shoqëruar” dhe dëshirojnë që zëri i tyre të “konsiderohet interesant dhe i dobishëm në fushën shoqërore dhe kishtare”. Sinodi e pranon se jo gjithmonë Kisha e ka pasur këtë qëndrim: shpesh meshtarët dhe ipeshkvinjtë, të zënë me shumë punë dhe angazhime, kanë vështirësi të gjejnë kohë për shërbimin e dëgjimit. Prej këtu, rrjedh nevoja për të përgatitur në mënyrë të përshtatshme edhe laikë, burra dhe gra, në gjendje të shoqërojnë brezat e rinj. Përballë fenomenesh si globalizimi dhe shekullarizimi, përveç të tjerash, të rinjtë lëvizin drejt një rizbulimin të Hyjit dhe të përshpirtërisë e kjo duhet të jetë një nxitje, për Kishën, që të rikuperojë rëndësinë e dinamizmit të fesë.
Shkolla dhe famullia
Një tjetër përgjigje e Kishës ndaj çështjeve të të rinjve vjen nga sektori edukativ: shkollat, universitetet, kolegjet, oratoritë, bëjnë të mundur një formim të plotë të të rinjve, duke ofruar një dëshmi ungjillore të përnxitjes njerëzore. Në një botë ku gjithçka është e lidhur – familja, puna, teknologjia, mbrojtja e embrionit dhe emigranti – ipeshkvinjtë e përkufizojnë të pazëvendësueshëm rolin që luajnë shkollat dhe universitetet ku të rinjtë kalojnë shumë kohë. Institucionet edukative katolike në veçanti janë të thirrura që të përballojnë raportin midis besimit dhe pyetjeve të botës bashkëkohore, perspektivave të ndryshme antropologjike, sfidave shkencore-teknike, ndryshimeve të zakonit shoqëror dhe angazhimin për drejtësi. Edhe famullia ka rolin e saj: “Kisha në territor”, ajo ka nevojë për një rishikim në thirrjen e saj misionare, pasi që shpesh rezulton pak domethënëse dhe jo shumë shumë dinamike, sidomos në fushën e katekezës.
Emigrantët, modeli i kohës sonë
Dokumenti Sinodal ndalet, pastaj, mbi temën e emigrantëve, “modeli e kohës sonë” si një fenomen strukturor, dhe jo një emergjencë kalimtare. Shumë emigrantë janë të rinj ose të mitur të pashoqëruar, të ikur nga lufta, dhuna, persekutimet politike ose fetare, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe përfundojnë duke u bërë viktima të trafikimit, drogës, abuzimeve psikologjike dhe fizike. Preokupimi i Kishës është mbi të gjitha për ta – thotë Sinodi – duke pasur parasysh një promovim autentik njerëzor që kalon përmes pranimit të refugjatëve dhe të të ikurve dhe të jetë një pikë referimi për shumë të rinj të ndarë nga familjet e tyre të origjinës. Por jo vetëm: emigrantët – kujton Dokumenti – janë gjithashtu edhe një mundësi për pasurim për komunitetet dhe shoqëritë në të cilat ata mbërijnë dhe të cilat mund të rigjallërohen prej tyre. Kështu tingëllojnë foljet sinodale “të pranosh, të mbrosh, të përnxitësh, të integrosh” të treguara nga Papa Françesku për një kulturë që i kapërcen mosbesimet dhe frikat. Ipeshkvinjtë gjithashtu kërkojnë më shumë përkushtim për t’u garantuar të drejtën atyre që nuk dëshirojnë të emigrojnë por të qëndrojnë në vendin e tyre. Vëmendja e Sinodit u shkon edhe atyre Kishave që janë të kërcënuara, në ekzistencën e tyre, nga emigrimet e detyruara dhe nga përndjekjet e pësuara nga besimtarët.
Angazhim i vendosur kundër të gjitha tipeve të abuzimit. Të bëhët e vërteta dhe të kërkohet falje.
I gjërë, pastaj, është reflektimi mbi “llojet e ndryshme të abuzimit” (i pushtetit, abuzimet ekonomike, abuzimet e ndërgjegjes, abuzimet seksuale) të kryera nga disa Ipeshkvinjë, priftërinj, rregulltarë dhe laikëve: në viktimat – thotë deklarata – ata shkaktojnë një vuajtje që “mund të zgjasë për të gjithë jetën dhe për të cilën asnjë pendim nuk mund ta shërojë”. Prandaj, kjo shpjegon thirrjen me insistim të Sinodit për “angazhim të vendosur në marrjen e masave të rrepta që parandalojnë përsëritjen, duke filluar me përzgjedhjen dhe formimin e atyre të cilëve do t’u besohen detyra përgjegjësie dhe edukative”. Do të duhet, pra, të ç’rrenjosen ato forma – të tilla si korrupsioni apo clerikalizmi – në të cilën këto lloje të abuzimit shartohen, duke kundërshtuar edhe mungesën e përgjegjësisë dhe trasparencës me të cilat shumë raste kanë qenë menaxhuar.
Në të njëjtën kohë, Sinodi i është mirënjohës të gjithë atyre që “kanë guximin për të denoncuar të keqen e vuajtur”, sepse ata e ndihmojnë Kishën që të “bëhet e vetëdijshëm për atë që ka ndodhur dhe për nevojën që të reagojë me vendosmeri.” “Mëshira, në fakt, kërkon drejtësi”. Por nuk duhet të harrohen laikët e shumtë, meshtarët, rregulltarët dhe Ipeshkvinjtë të cilët çdo ditë përkushtohen me ndershmëri, në shërbim të të rinjve, të cilët mund të ofrojnë me të vërtetë një “ndihmë të çmueshme” për një “reformë të një rëndësie epokale” në këtë fushë.
Familja “Kishë shtëpiake”
Tema të tjera të pranishme në Dokument kanë të bëjnë me familjen, pika kryesore e referimit për të rinjtë, bashkësia e parë e fesë, “Kisha e shtëpiake”: Sinodi përmend në veçanti rolin e gjyshërve në edukimin fetar dhe përçimin e besimit dhe thërret që të kihet kujdes e të ruhemi nga dobësimi i figurës atërore dhe nga ata të rritur përqafojnë stile jete “të të rinjsh”. Përveç familjes, për të rinjtë, miqësia me bashkëmoshatarët e tyre është shumë e rëndësishme, sepse bën të mundur bashkëndarjen e besimit dhe ndihmën e ndërsjelltë në dëshmi.
Përnxitja e drejtësisë kundër “kulturës së hedhjes mënjanë”
Sinodi, pastaj, ndalet mbi disa forma dobësise të jetuara nga të rinjtë në sektorë të ndryshëm: në punë, ku papunësia i bën të varfër brezat e rinj, duke kërcenuar aftësinë e tyre për të ëndërruar; përndjekjet deri në vdekje; përjashtimi shoqëror për arsye fetare, etnike ose ekonomike; aftësia e kufizuar. Përballë kësaj “kulture të hedhjes mënjanë”, Kisha duhet të bëjë një thirrje për kthim dhe solidaritet, duke u bërë një alternativë konkrete ndaj situatave të vështira. Në anën e kundërt ka fusha ku angazhimi i të rinjve mund të shprehet me origjinalitet dhe specifikë: për shembull, vullnetarizmi, vëmendja ndaj temave dhe çështjeve ekologjike, përkushtimi ndaj politikës për ndërtimin e të mirës së përbashkët, përnxitja e drejtësisë, për të cilën të rinjtë i kërkojnë Kishës “një angazhim të fortë dhe koherent”.
Arti, muzika dhe sporti, “burime baritore”
Edhe bota e sportit dhe muzikës u ofron të rinjve mundësinë për të shprehur e dhënë më të mirën e tyre: në rastin e parë, Kisha fton që të mos nënvlerësohen potencialitetet edukative, formuese dhe përfshirëse, të aktivitetit sportiv; ndërsa në rastin e muzikës, Sinodi e vë theksin mbi të qenurit e saj “burim baritor” që fton edhe në një ripërtëritje liturgjike, të vërtetë dhe të gëzueshme, moment i takimit me Hyjin dhe me bashkësinë. Të rinjtë i vlerësojmë kremtimet e vërteta në të cilat bukuria e shenjave, përkujdesja e predikimit dhe përfshirja bashksiore flasin realisht për Hyjin: për këtë arsye duhet që të ndihmohen për të zbuluar vlerën e adhurimit eukaristik dhe që të kuptojnë se “liturgjia nuk është thjesht shprehje e vetvetes, por veprim i Krishtit dhe i Kishës”. Për më tepër, brezat e rinj dëshirojnë të jenë protagonistë të jetës kishtare, duke vënë në provë aftësitë e tyre, duke marrë përgjegjësi. Subjekte aktive të veprimit baritor, ata janë e tashmja e Kishës, duhet të inkurajohen të marrin pjesë në jetën kishtare, dhe të mos pengohen me autoritarizëm. Në një kishë në gjendje të dialogojë në një botë më pak paternaliste dhe më të kthjellët, në fakt, të rinjtë dinë që të jenë shumë aktivë në ungjillëzimin e bashkëmoshatarëve të tyre, duke ushtruar një apostullim të vërtetë që duhet të mbështeten dhe të integrohet në jetën e bashkësisë.
“Atyre iu hapen sytë”
Hyji i flet Kishës dhe botës nëpërmjet të rinjve, të cilët janë një nga “vendet teologjike” në të cilat Zoti e bën veten të pranishëm. Mbartëse e një shqetësimi të shëndoshë që e ban dinamike – lexohet në pjesën e dytë të Dokumentit – rinia mund të jetë “më përpara barinjve” dhe për këtë arsye ajo duhet të pranohet, respektohet, shoqërohet. Në sajë të saj, në fakt, Kisha mund të përtërihet, duke shkundur “barrët e ankimit dhe ngadalësinë”. Prandaj, nga këtu del edhe thirrja e Sinodit për t’iu qasur modelit të “Jezusit të ri mes të rinjve” dhe dëshmisë së shenjtërve, ndër të cilët numërohen të shumë të rinj, profetë të ndryshimit.
Mision dhe thirrje
Një tjetër “busull e sigurt” për rininë është misioni, dhurim i vetvetes që çon në një lumturi autentike dhe të qëndrueshme, afatgjatë: Jezusi, në të vërtetë, nuk heq lirinë, por e liron atë, sepse liria e vërtetë është e mundur vetëm në lidhje me të vërtetën dhe me dashurinë. E lidhur ngushtë me konceptin e misionit, është edhe ai thirrjes: çdo jetë është një thirrje në raport me Hyjin, nuk është fryt i rastësisë apo i një të mire private për tu menaxhuar individualisht – pohon Sinodi – dhe secila thirrje pagëzimore është një thirrje për të gjithë në shenjtëri. Për këtë arsye, secili duhet ta jetojë thirrjen e vet të veçantë në çdo fushë: në profesion, në familje, në jetën e kushtuar, në shërbimin e shuguruar dhe diakonatin e përhershëm, i cili paraqet “një burim të pasur” ende të pa zhvilluar plotësisht.
Shoqërimi
Të shoqërosh është një mision për Kishën që duhet të kryhet në nivel personal dhe në grup: në një botë “të karakterizuar nga pluralizmi gjithnjë e më i dukshëm dhe nga një gatishmëri gjithnjë e më të gjerë opsionesh”, të kërkohet me të rinjtë një ecje që synon për të bërë zgjedhje përfundimtare është një shërbim i domosdoshëm. Marrësit janë të gjithë të rinjtë: seminaristë, meshtarë ose rregulltarë në formim, çifte të fejuarish dhe ata të martuar. Bashkësia kishtare është një vend marrëdhëniesh dhe një mjedis në të cilin në kremtim eukaristik prekemi, mësohemi dhe shërohemi nga vetë Jezui. Dokumenti Përfundimtar vë në pah rëndësinë e Sakramentit të Pajtimit në jetën e fesë dhe inkurajon prindërit, mësuesit, animatorët, meshtarët dhe edukatorët që t’i ndihmojnë të rinjtë, përmes Doktrinës shoqërore të Kishës, që të marrin përsipër përgjegjësi në rrafshin profesional dhe socio-politik. Sfida në shoqëritë gjithnjë e më shumë ndërkulturore dhe multifetare, është të tregojë në marrëdhënien me ndryshueshmërinë një mundësi për pasurim të ndërsjelltë dhe bashkim vëllazëror.
Jo moralizmave dhe indulgjencave fallso, po korrigjimit vëllazëror
Pra, Sinodi promovon një shoqërim të plotë të përqëndruar mbi lutjen dhe punën e brendshme, që të vlerësojë gjithashtu edhe kontributin e psikologjisë dhe psikoterapisë, kur është e hapur ndaj transhendencës. “Beqaria për Mbretërinë” – rekomandohet – do të duhej të kuptohej si “një dhuratë për tu pranuar dhe verifikuar në liri, gëzim, falasshmëri dhe përvuljtëri”, para zgjedhjes përfundimtare. Bëhët fjalë për shoqërues cilësorë: persona të ekuilibruar, që dëgjojnë (vënë veshin), persona feje, lutjeje, që e kanë matur veten me dobësitë dhe brishtësitë e tyre dhe për këtë arsye janë pranues “pa moralizma dhe indulgjenca fallso”, duke ditur të korrigjojnë në mënyrë vëllazërore, larg qëndrimeve posesive dhe manipuluese. “Ky respekt i thellë – lexohet në tekst – do të jetë garancia më e mirë kundër rreziqeve të plagjiaturës dhe abuzimimeve të çdo lloji”.
Arti i shoshitjes
“Kisha është ambjenti për të shoshitur dhe ndërgjegjja – shkruajnë Etërit Sinodalë – është vendi ku mblidhet fryti i takimit dhe i bashkimit me Krishtin”: shoshitja, nëpërmjet “një ballafaqimi të rregullt me një udhëheqës shpirtëror”, paraqitet, pra, si puna e sinqertë e ndërgjegjes”, “mund të kuptohet vetëm si një formë autentike e lutjes” dhe “kërkon guximin e angazhimit në luftën shpirtërore”. Banka e provës për vendimet e marra është jeta vëllazërore dhe shërbimi ndaj të varfërve. Në të vërtetë, të rinjtë janë të ndjeshëm ndaj përmasës së diakonisë.
“Ata u nisën pa vonesë”
Maria Magdalenë, nxënësja e parë misionare, e shëruar prej plagëve, dëshmitare e Ringjalljes, është ikona e një Kishe të re. Lodhjet dhe brishtësitë e të rinjve “na ndihmojnë të jemi më të mirë, pyetjet e tyre – lexohet ndër të tjera – na sfidojnë, kritikat e tyre janë të nevojshme, sepse shpesh nëpërmjet tyre zëri i Zotit na thërret në kthim dhe ripërtëritje”. Të gjithë të rinjtë, madje edhe ata me vizione të ndryshme jete, duke mos përjashtuar askënd, janë në zemër të Hyjit. Etërit vënë në pah dinamizmin thelbësor të sinodalitetit. Ose të ecurit së bashku: përfundimi i Asamblesë dhe Dokumenti përfundimtar janë vetëm një fazë sepse kushtet konkrete dhe nevojat urgjente janë të ndryshme ndër vende dhe kontinente të ndryshme. Prej këtu del ftesa që u bëhët Konferencave Ipeshkvnore dhe Kishave të veçanta për të vazhduar proçesin e shoshitjes me qëllim përpunimin e zgjidhjeve të veçanta baritore.
Sinodaliteti, stil misionar
“Sinodaliteti” është një stil për misionin që nxit për të kaluar nga unë tek ne dhe për të marrë në konsideratë shumëllojshmërinë e fytyrave, ndjeshmërive dhe kulturave të ndryshme. Në këtë horizont vlerësohen karizmave që Shpirti u jep të gjithëve duke shmangur klerikalizmin që përjashton shumë prej proçeseve vendimmarrëse dhe klerikalizimin e laikëve që frenon hovin misionar. Dëshira dhe urimi është që autoriteti të jetohet në perspektivë shërbimi. Sinodale të jenë gjithashtu edhe qasja ndaj dialogut ndërfetar dhe ekumenik me qëllim njohjen e ndërsjellë dhe shëmbjen e paragjykimeve dhe stereotipeve, si dhe ripërtëritjen e jetës bashkësiore dhe famullitare, në mënyrë që ajo të ngushtojë distancat rini-Kishë dhe të tregojnë lidhjen intime mes besimit dhe përvojës konkrete e jetës. Pasi është formalizuar kërkesa, e paraqitur më shumë se një herë, për të themeluar, në nivel Konferencash Ipeshkvnore, një “Dikaster baritor rinor me prespektivë thirrore”, që të mund të ndihmojë përgjegjësit dioqeziane dhe vepruesit vendorë për të kualifikuar formimin dhe veprimin e tyre me dhe për të rinjtë, duke kontribuar në kapërcimin e një farë lloj fragmentimi të baritores së Kishës. Është ritheksuar rëndësia e DBR si dhe ajo e qëndrave rinore dhe oratorive, por që në fakt është e nevojshme të rishikohen e të rimendohen përseri.
Sfida dixhitale
Ekzistojnë disa sfida urgjente që Kisha është e thirrur t’i kuptojë. Dokumenti Përfundimtar i Sinodit trajton misionin e mjedisit dixhital: si pjesë përbërëse e relitetit të përditshëm i të rinjve, “sheshi” në të cilin ata kalojnë shumë kohë dhe takohen lehtësisht, vendi të përmbushur shpenzojnë, vendi i domosdoshëm për të arritur dhe përfshirë të rinjtë edhe në veprimtaritë baritore, e ëeb paraqet drita dhe hije. Në fakt, nëse nga njëra anë, mundëson informimin, aktivizon pjesëmarrjen socio-politike dhe qytetarinë aktive, nga ana tjetër paraqet anën e tij të errët – i ashtuquajturi dark ëeb – ku ndeshen vetmia, manipulimin, shfrytëzimi, dhuna, cyberbulizmi, pornografia. Prandaj, Sinodi bën ftesë për ta jetuar botën dixhitale, duke promovuar potencialin komunikues në funksion të shpalljes së krishterë, dhe për të “mbarsur” me Ungjill kulturat dhe dinamikat e saj. Dëshirohet dhe urohet krijimi i Zyrave dhe organizmave për kulturën dhe ungjillëzimin dixhital që, përveç se “favorizojnë shkëmbimin dhe shpërndarjen e praktikave të mira, mund të menaxhojnë sistemet e çertifikimit të siteve katolike, për të kundërshtuar përhapjen e lajmeve të rreme (fake neës) në lidhje me Kishën”, emblema e një kulture që “e ka humbur sensin e së vërtetës “, duke inkurajuar përnxitjen “e politikave dhe instrumenteve për mbrojtjen e të miturve në ëeb.
Pranimi dhe vlerësimi i grave në Kishë
Gjithashtu Dokumenti thekson edhe nevojën për njohje (pranim) dhe vlerësim më të madh të grave në shoqëri dhe në Kishë, sepse mungesa e tyre e varfëron debatin dhe ecjen kishtare: është urgjente një ndryshim nga ana e të gjithëve – lexojmë ndër të tjera – duke filluar edhe nga një reflektim mbi reciprocitetin në mes gjinive. Shpresojmë për “një prani femërore në organet kishtare të të gjitha niveleve, madje edhe në funksionet e përgjegjësisë” dhe një “pjesëmarrje femërore në proçeset vendimmarrëse në Kishë në lidhje me rolin e shërbesës së shuguruar”. “Bëhët fjalë për një detyrë drejtësie” – thotë dokumenti – që gjen frymëzim në Jezusin dhe në Bibël.
Trupi, seksualiteti dhe afektiviteti
Pra, Dokumenti fokusohet në temën e trupit, të afektivitetit, të seksualitetit: përballë zhvillimeve shkencore që ngrejnë pikëpyetje etike, fenomeneve të tilla si pornografia dixhitale, turizmi seksual, imoraliteti, ekzibicionizmi on line, Sinodi u kujton familjeve dhe bashkësisë së krishterë rëndësinë që t’i bëjnë të rinjtë që të zbulojnë se seksualiteti është një dhuratë. Shpesh morali seksual i Kishës është perceptuar si “një hapësirë e gjykimit dhe e dënimit”, ndërsa të rinjtë kërkojnë “një fjalë të qartë, njerëzore dhe empatike” dhe “shprehin një dëshirë të qartë ballafaqimi në çështjet që lidhen me dallimin në mes të identitetit mashkullor dhe femëror, me reciprocitetin në mes burrave dhe grave, dhe në lidhje edhe me homoseksualitetin”. Ipeshkvinjtë janë të vetëdijshëm mbi faktin e vështirësisë që ka Kisha për të transmetuar në kontekstin aktual kulturor, “bukurinë e pikëpamjes së krishterë mbi trupësinë dhe seksualitetin”: është urgjente të kërkohen “mënyrat më të përshtatshme që të përkthehen konkretisht në përpunimin e ecjeve formuese të ripërtërira”. Duhet t’u propozohet të rinjve një antropologji e afektivitetit dhe e seksualitetit e aftë për t’i dhënë vlerën e duhur pastërtisë” për rritjen e personit, “në të gjitha gjëndjet e jetës”. Në këtë kuptim ne kërkojmë t’i kushtojmë vëmendje formimit të punëtorëve baritorë që të jenë të besueshëm dhe të pjekur nga pikëpamja afektive-seksuale. Sinodi gjithashtu konstaton ekzistencën e “çështjeve që lidhen me trupin, afektivitetin dhe seksualitetin që kërkojnë një përpunim më të thellë antropologjik, teologjik dhe baritor, për t’u realizuar në mënyrat dhe nivelet më të përshtashtshme, nga ato vendore tek ato universale. Ndër këto dalin ato që lidhen me ndryshimin dhe harmoninë midis identitetit mashkullor dhe femëror dhe prirjeve seksuale”. “Hyji do çdo person dhe po kështu bën edhe Kisha duke ripërtëritur angazhimin e saj kundër çdo diskriminimi dhe dhune mbi baza seksuale”. Njësoj – vazhdon Dokumenti – Sinodi “ripohon rëndësinë përcaktuese antropologjike të diferencës dhe reciprocitetit burrë-grua dhe e çmon reduktuese përkufizimin e identitetit të personave duke u nisur vetëm nga orientimi i tyre seksual”. Në të njëjtën kohë rekomandohet që “të favorizohen” “itinerare të shoqërimit në fe, tashmë ekzistuese në shumë bashkësi të krishtera”, për “personat homoseksualë”. Në këto ecje njerëzit ndihmohen për të lexuar historinë e tyre; që të pranojnë me liri dhe përgjegjësi thirrjen e vet pagëzimore; të njohin dëshirën që t’i përkasin dhe të kontribojnë në jetën e bashkësisë; të shoshisin format më të mira për ta realizuar këtë. Në këtë mënyrë ndihmohet çdo të ri, askush nuk përjashtohet, që të integrojë gjithnjë e më shumë përmasën seksuale në personalitetin e vet, duke u rritur në cilësinë e marrëdhënieve dhe duke ecur drejt dhurimit të vetvetes”.
Shoqërimi thirror
Ndër sfida të tjera të përmendura nga Sinodi qështë edhe ajo ekonomike: ftesa e Etërve është që të investohen kohë dhe burime për të rinjtë me propozimin për t’u ofruar atyre një periudhë për pjekurinë e jetës së krishterë të rriturve e cila “do të duhej të parashihte një shkëputje prej mjediseve dhe prej marrëdhënieve të zakonshme”. Gjithashtu, ndërsa shpresohet një shoqërim para dhe pas martesës, inkurajohet krijimi i ekipeve formuese, të cilat përfshijnë figura femrore çifte të krishtera për formimin e seminaristëve e të të kushtuarve edhe me qëllimin për të kapërcyer tendencat për klerikalizem. Vëmendje e veçantë kërkohet në pranimin e kandidatëve për meshtari që nganjëherë ndodh “pa një njohuri të përshtatshme dhe rilexim të thelluar të historisë së tyre”: “paqëndrueshmëria marrëdhënore dhe afektive, dhe mungesa e një rrënjosjeje kishtare janë sinjale të rrezikshme. Neglizhenca e normativës kishtare në lidhje me këtë – shkruajnë etërit Sinodalë – përbën një sjellje të papërgjegjshme, e cila mund të ketë pasoja shumë të rënda serioze për bashkësinë e krishterë “.
Të thirrur në shenjtëri
“Ndryshueshmëritë thirrore – përfundon Dokumenti Përfundimtar i Sinodit për të rinjtë – mblidhen në thirrjen e vetme dhe universale në shenjtëri. Për fat të keq bota është më shumë e zemëruar nga abuzimet e disa njerëzve të Kishës sesa e gjallëruar nga shenjtëria e gjymtyrëve të saj”, për këtë arsye Kisha është e thirrur “në një ndryshim perspektive”: përmes shenjtërisë së shumë të rinjve të gatshëm të japin jetën në mes të persekutimeve vetëm që t’i qëndrojnë besnikë Ungjillit, të mund ta ripërtërijë zellin e saj shpirtëror dhe forcën e saj apostolike.
Dhurata e Papës pjesëmarrësve në Sinod
Së fundi, si kujtim i sinodit të të Rinjve, Ati i Shenjtë u ka dhuruar të gjithë pjesëmarrësve një panel prej bronzi në riliev, në të cilin paraqitej Jezusi dhe dishepulli i ri i dashur. Bëhët fjalë për një vepër të artistit italian Gino Giannetti, botuar në vetëm 460 kopje.