Përshëndetja në fillim të Meshës në Shenjtërore (26 prill)

Në fillim te Meshës, pas pershendetjeve,

Massafra tha:

Te dashur vellëzer dhe motra, SOT kemi arsye te shumta për ta falenderuar të Shenjtnueshmen Trini: I gjithë ky kremtim eukaristik le të jetë një hymn falenderimi për Vizitën Apostolike historike të Shën Gjon Palit të II, dhe per dhuratën e katër ipeshkvinjve të parë pas komunizmit, duke vlerësuar, kështu, Kishën tone martire.

Një falenderim i veçantë, vëllezer e motra, u shkon te gjitha Autoriteteve shtetërore, lokale, ushtarake dhe kishtare (dua të përmend Imzot Ivan Dias, Nunci Apostolik), për përgatitjen dhe realizimin e vizitës historike, që pati një sukses të madh. Një falenderim i fortë dhe i ngrohtë të gjithë popullit shqiptar, juve, për pritjen e hareshme të Papës: Shën Gjon Pali i II: nga qielli AI lutet për të gjithë ne.

Falenderojme Hyjin edhe për atë që Kisha jonë është sot me kontributin e të gjithë atyre që e kanë bërë të bukur dhe që vazhdojnë ta zbukurojnë me dëshminë e tyre të fesë dhe të angazhimit apostolik: laikët, meshtarët, rregulltarët dhe rregulltaret të mbijetuar komunizmit, misionarët dhe misionaret, te djeshëm dhe të sotëm, thirrjet e reja meshtarake dhe rregulltare.

Falenderojmë Zotin akoma për shpalljen te Shenjtë, të Nënë Terezës së Kalkutës dhe për lumnimin e 38- martirëve: Imzot Vinçens Prennushi dhe 37- shokët e tij.

Falenderojmë të gjithë bamirësit, padallim, për kishat që kemi restauruar dhe ndërtuar, për shkollat, për shërbimin në edukimin e brezave të rinj, per kujdesin ndaj të varfërve dhe të të braktisurve nga shoqëria.

Falenderojmë Zotin për këtë ditë të bukur që po kremtojmë sot.

Për të gjitha këto themi faleminderit, edhe pse të vetëdijshëm se megjithëse kemi realizuar shumë, ende shumë mbetet për të bërë, sidomos përsa u përket thirrjeve: Kisha jonë për tu rritur ende ka nevojë për thirrje në jetën rregulltare dhe në meshtari; Zoti thërret, por familjet katolike duhet të bëhen më të ndjeshme ndaj zërit të Zotit dhe të favorizojnë përgjigjen e bijve të tyre ndaj ftesës së Krishtit për ta ndjekur në rrugën e shugurimit.