Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Teatri Migjeni, 08.01.2019

FJALA PËRSHËNDETËSE E IMZOT ANGELO MASSAFRA-S O.F.M.

Teatri Migjeni, 08.01.2019

I dashur Mons. Romanus, I ngarkuar me pune te Nunciatura

I, nderuar Ate Nikolla

E nderuar Zonja Voltana, Kryetare i Bashkise,  

E nderuar Zonja Loreta Aliko, Kryetare i Komiteti per Kultet;

shumë të dashur vëllezër e motra! …………….

.Vit të mbarë të gjithëve!

            Falënderoj Z. Luigj Mila, Përgjegjës i Qendrës “Drejtësi e Paqe”, Komunitetin Sant’Egidio, shkollat tona, grupet  famullitare, bashkëpunëtorët dhe Drejtoreshën e Teatrit “Migjeni” për këtë mbrëmje të bukur.

“POLITIKA E MIRË ËSHTË NË SHËRBIM TË PAQES” kjo është tema e ditës së 52-të Botërore për Paqen. Falënderojmë Papa Françeskun  për këtë mesazh, që Ai ia dërgon Kishës, Krerëve të Shteteve e të Qeverive dhe Përgjegjësve të Besimeve fetare për të na kujtuar vlerën thelbësore të paqes dhe nevojën për të vepruar pa u lodhur për ta arritur atë.

Papa Françesku na fton që të reflektojmë mbi nevojën e një politike të mirë për t’i dhënë një kthesë serioze pozitive zhvillimit integral të popujve të të gjitha kombeve dhe paqes botërore. Politika e mirë ka nevojë për persona të mirë. Pikërisht sepse ajo është e mirë, politika nuk mund të jetë veçse në shërbim të paqes, për të mirën e njerëzimit.

Papa Françesku, duke cituar një fjali të poetit francez, Charle Peguy, pohon se paqja është “një lule e brishtë që përpiqet të çelë mes gurëve të dhunës”. Papa ka një vlerësim të lartë për politikën. Ajo është një formë e dashurisë, sepse ndërton qytetin. Politika është vendi ku duhet të praktikohen virtytet njerëzore, si p.sh. drejtësia, respekti i ndërsjellë, sinqeriteti, ndershmëria dhe besnikëria.

Pikërisht duke u bazuar te kjo doktrinë, Kardinali vietnamez François – Xavier Nguy Vã Thuân, vdekur në vitin 2002, i cili ka qenë një dëshmitar besnik i Ungjillit, ka folur për “lumturitë e politikanit”, si: “Lum politikani që punon për të mirën e përbashkët dhe jo për interesin e vet!”.

Të dashur, “Paqja është një dhuratë e Hyjit dhe vepër njerëzore”. Papa na thote se te gjithe do te jemi: artizanët e paqes; sepse  Paqja është dhuratë e Hyjit, e cila është besuar të gjithë burrave dhe grave, që janë thirrur ta realizojnë atë”.

            Më lejoni që të citoj një ekspert të “politikës së mirë”, deputetin dhe profesorin Aldo Moro, vrarë 40 vjet më parë prej brigadave të kuqe: “Ky vend nuk do të shpëtohet dhe stina e të drejtave dhe e lirive nuk do të zgjasë shumë, nëse në Itali nuk do të lindë një ndjenjë e re e detyrës”. Bëhet fjalë për një mësim të urtë, të cilin sot, sipas meje, mund t’ia aplikojmë edhe Shqipërisë: “Shqipëria nuk do të shpëtohet nëse stina e të drejtave nuk do të lindë një ndjenjë të re të detyrës”.

Mesazhi përfundon duke nënvizuar tre përmasat e paqes: atë të brendshme me veten, atë bashkësiore me tjetrin dhe atë ekologjike me krijimin.

Të dashur, Viti i ri, me hirin e Hyjit, le të jetë një vit paqeje për çdo njeri, për ato familje që vuajnë prej mungesës së saj,  për Shkodrën, për Shqipërinë, për Tokën e Shenjtë, për Sirinë, Irakun dhe për 50 vendet ku ka luftë dhe për botën mbarë.

            Nga zemra ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që të gjithë ta gëzojmë paqen dhe të jemi çdo ditë artizanë të paqes. Përshumëvjet!