Scroll Top

Njëqindvjetori i themelimit të Urdhërit të Parë – 11 gusht 2009

“Viti 2009 përkujton tetëqindvjetorin e themelimit të Urdhrit të Parë Françeskan dhe hap kohën e përgatitjes për vitin 2012, përvjetori i themelimit të Urdhrit të Motrave të Varfra të Shenjtes Kjarë.

Që ky përvjetor të jetë me të vërtetë një moment hiri për të gjithë ne dhe në mënyrë të veçantë për ju, ju ftoj që ta lini veten sërish të vizitoheni nga hiri i origjinës, me qëllim që të mund të nxirrni nga kjo ngjarje freskinë ungjillore dhe të jeni në histori banesë dhe seli, shenjë e besueshme e Hyjit që e kërkon njerëzimin me një dashuri plot pasion”.

Me këto fjalë, në letrën e tij të fundit Ministri i Përgjithshëm O.F.M., Atë Josè Carballo, u drejtohet Motrave Klarise të shpërndara kudo në botë me rastin e festës së Shenjtes Kjarë 2009.

Edhe në Shkodër, Motrat Klarise kanë pasur gëzimin ta kujtojnë Nënën e tyre Shenjten Kjarë dhe t’i japin fillesë ecjes së tyre drejt tetëqindvjetorit.

Në kremtimin solemn të drejtuar nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra, ishin të pranishëm Ministri Provincial i O.F.M.-ve të Shqipërisë, Atë Gazmand Tinaj, së bashku me fretërit e Provincës dhe me disa meshtarë dioqezanë.

Shumë besimtarë dhe rregulltare janë përqendruar në lutje në oborrin e manastirit që – siç ka kujtuar Arqipeshkvi – puna dhe përkujdesi i Motrave, ndihma e bamirësve, por sidomos mirësia e Hyjit që bën mrekulli, e kanë bërë kaq të bukur, duke na sjellë ndër mend bukurinë e Krijuesit që ka bërë mirë gjithçka.

Të thirrura për ta jetuar Ungjillin si soditëse në qendër të qytetit, në një vend historik ku shumë vëllezër e motra kanë ofruar jetën e tyre për të dëshmuar besimin, Motrat Klarise vazhdojnë të jenë për të gjithë shenjë e një Hyji që mbjell në histori, të një Hyji që nuk lodhet kurrë duke e kërkuar njeriun dhe duke i qëndruar afër atij, sepse e do me një dashuri të pakufi.

“Duke qenë se Zoti ka na thirrur

për gjëra kaq të mëdha,

duhet ta bekojmë shumë

dhe ta lavdërojmë Hyjin,

si dhe të forcohemi edhe më shumë

për të bërë të mirën në Zotin”.

(nga Testamenti i  Shenjtes Kjarë)