Scroll Top

Lutja

SH. KJARA E ASIZIT: NJË HIMN LAVDI
KJARË, NËNË E MOTËR E JONA,
NDIHMONA TË PASQYROJMË,
TË PROJEKTOJMË DREJT BOTËS
ATË QË SODISIM,
TË DËFTOJMË ATË IKONË TË GJALLË
TË NDËRTUAR NË BRENDËSINË TONË
NGA DUART E HYJIT.
NDIHMONA TA SHPËTOJMË DHE TA ÇLIROJMË
SHËMBËLLTYRËN E HYJIT TË PRANISHME NË NE
QË TË MUND T’JUA OFROJMË TË TJERËVE,
TË ÇLIRUAR NGA TË GJITHA MERAKOSJET
DHE TRAVAJET QË NA BËJNË
TË HARROJMË PRANINË E TIJ.
TI NA FTON TË SHKOJMË ME GUXIM DHE PA FRIKË.
NA THUA: “E KAM PARË ZOTIN!” (GJN. 20, 18),
NA E DËFTON ME JETËN TËNDE TË PËRFLAKUR PËR TË,
NA E DËFTON ME HOVIN TËND UNGJILLOR
TË RRËNJOSUR NË BESIMIN NË TË.
JETA JONË KA NEVOJË SOT
TË RIGJEJË GUXIMIN,
BUJARINË QË LINDIN
NGA GËZIMI SE KEMI GJETUR THESARIN
QË I TRONDIT POZITIVISHT
PERSPEKTIVAT E EKZISTENCËS SONË.
JE TI VETË QË NA URON:

“ZOTI QË NA KA DHURUAR
T’IA FILLOJMË PËR SË MBARI,
NA DHASHTË EDHE QË TË RRITEMI
DHE TË NGULMOJMË
DERI NË FUND. AMEN!”.