Përshëndetja dhe fillimi i Asamblesë (8 shtator 2012)
(Mons. Angelo Massafra)
Të dashur Meshtarë, rregulltarë, Rregulltare dhe laikë të angazhuar në baritoren famullitare, shkollore dhe shoqërore, me këtë Asamble duam të përgatitemi për Vitin e Fesë të shpallur nga Papa Benedikti XVI, duke filluar nga 11 tetori 2012, në përkujtim të 50° vjetorit të hapjes së Koncilit Ekumenik të Vatikanit II dhe të 20° vjetorit të publikimit të Katekizmit të Kishës Katolike, por edhe të Asamblesë XIII të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që fillon më 7 tetor, që ka si temë “ungjillizimin e ri për transmetimin e fesë së krishterë”.
Me temën e dytë: falja dhe pajtimi, do të doja të jepja një shtysë për një angazhim më të madh për pajtimin dhe faljen mes besimtarëve dhe të mos lodhemi duke kujtuar mbajtjen e urdhërimit të V “Mos vra”. Kam menduar mirë që ta lidhë në ndonjë mënyrë fenë me pajtimin, si shenjë konkrete e ‘mishërimit’ të fesë në një Hyj që është Atë i të gjithëve dhe që për këtë dëshiron dhe angazhohet që bijtë e tij të jetojnë një vëllazëri të vërtetë mes tyre. Dhe nuk mund të jetohet kjo vëllazëri nëse tjetri eliminohet.
(Viti i Fesë, përkon edhe me Vitin Konstatinian, është 1700 vjetori i Ediktit të Milanos, i cili në vitin 313 i dha lirinë fetare krishtërimit).
Falënderoj dy Relatorët: Mons. Gjergj Frendo dhe Atë Gianfranco Costa, Rregulltarë të Ngushllimtarës, që kanë pranuar ftesën time, për praninë dhe kontributin dhe kontributn e tyre.
Ju përshëndes të gjithë ju të pranishëm.
“Na e shto fenë!” (Lk 17,5). Është lutja e Apostujve Zotit Jezus.
Ndonjëherë Zoti Jezus i qortonte “të Dymbëdhjetët” për fenë e tyre të pakët.
Pyetjes përse nuk kanë arritur ta dëbojnë djallin, Mësuesi i përgjigjet: “Për shkak të besimit tuaj të pakët” (Δια την όλιγοπιστίαν ύμών) (Mt 17,20). Në malin e Tiberiadit, para se të çohej stuhia, Jezusi i thërret apostujt: “Pse po friksoheni, o fepakët?” (όλιγόπιστοι) (Mt 8,26).
De në një pjesë tjetër kur Pjetri thotë: “Zotëri, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti përmbi ujë!” (Mt 14,28). Në pjesën e parë, Pjetri ecte pa vështirësi përmbi ujra, duke shkuar drejt Jezusit. “Porse, kur e pa erën e fortë, u frikësua, filloi të humbasë në ujë dhe bërtiti: “Më shpëto, o Zot!”. Jezusi përnjëherë shtriu dorën, e kapi dhe i tha: “Fepakët! Përse dyshove?!” (Mt 14,30-31).
“Viti i fesë duhet të na shërbejë ne që të forcohemi në fe… dhe të vazhdojmë të ungjillizojmë, duke transmetuar fenë e krishterë.” Bëhet fjalë për ungjillizim në kuptimin e përgjithshëm si aktiviteti i vazhdushëm i kishës. Me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, ky ungjillizim, që mund të thuhet i vazhdushëm, duhet të gjallërohet nga një zell i ri. Duhet të kërkojmë metoda të reja dhe forma të reja shprehjeje për t’i transmetuar njeriut bashkëkohor të vërtetën e përjetshme të Jezu Krishtit, gjithmonë i ri, burim i çdo risije. Vetëm një fe e qëndrueshme dhe e shëndoshë, pikërisht e martirëve, mund t’u japë jetë shumë projekteve baritore, duke e parë atë si në një rëzatim të afërt dhe të largët, të fusë jetë në strukturat që tashmë janë, të ngjallë krijimtarinë baritore në lartësinë e njeriut bashkëkohor dhe të pritjeve të shoqërive të kohës” (Mons. Nikola Eterovic).
“Dy gjëra janë të rëndësishme për ne dhe për popullin e Hyjit: e para është përvetësimi dhe një herë i fesë sonë për një thellim të misterit të krishtere, e dyta është vetë dëshmia e jetës që jemi të thirrur të japim…pa “një kthim të vërtetë dhe ri tek Zoti, i vetmi Shpëtimtarë i botës” (PF,6), nuk do jemi përsona të përshtatshëm për të shpallur ungjillin e tij të gjithë popujve të botës …. për këtë “kam menduar të lë Një fushatë Lutjeje për Ungjillizimin… Kjo lutje do ketë shprehjen e saj konkrete dhe të thjeshtë në lutjen e Rruzares së Shenjtë” (Card. Filoni Asamblesë së Përgjithme POM të 2012).
Ky vit lutjeje qoftë edhe një vetndërgjegjësim i detyrës misionare të çdo të krishteri dhe i çdo Kishe lokale. Gjallëria e re e bashkësive të krishtera do t’i japë një shtysë të re edhe aktivitetit misionar të brenshëm e të jashtëm.
Duke u gjallëruar nga Shpirti i Shenjtë,
a- laikët e krishterë do të jenë më të ndjeshëm ndaj shumë vëllezërve e motrave që, edhe pse janë pagëzuar, po largohen nga Kisha dhe nga praktikimi i krishterë.
b- Ne Meshtarët, Rregulltarë dhe Rregulltare do jemi dëshmitarë të “vërtetë” të Krishtit, pra më të besueshëm për të gjithë besimtarët, dhe më domethënës për të rinjtë, të cilët, të thirrur nga Hyji për jetën meshtarake dhe rregulltare, do të ndjehen të këshilluar edhe nga jeta dhe shembulli ynë. E këtu do të shtoja shtytjen për një angazhim më të madh për thirrjet e djemve dhe vajzave.
c- Të gjithë, Meshtarë, Rregulltarë/re dhe laikë të angazhuar në kulturën e jetës, kundër vrasjeve dhe gjakmarrjeve… duke shtuar angazhimin për të pajtuar shpirtrat dhe t’i bindim që problemet nuk zgjidhen me dhunë dhe me armë.