Scroll Top

DBR 2019 – Panama

Panama një vend kaq i vogël sa të përmbajë botën. Pika e takimit midis Amerikave dhe periferisë politike dhe sociale. Këtij vendi të vogël e mikpritës i bashkohet edhe një grup të rinjsh shqiptarë, të nisur nga periferia e Kontinentit të Evropës, midis shumë vështirësish dhe sakrifice. E përshkruar nga një mijë kontradikta, por me një thirrje për gëzim, shpresë dhe dashuri. Mesha e Shenjtë hapëse e Ditës Botërore të Rinisë e 34-ta është si një fotografi, më mirë një afresk i vendit që e mikpret atë. Panamaja e vogël me 4 milion banorë të saj, për një javë pret të rinjtë nga e gjithë bota. Në prag të ardhjes së Papa Françeskut, predikimi i Arqipeshkvit José Domingo Ulloa Mendieta mund të fillonte vetëm me një falënderim të madh, për vetë Papën, për guximin e zgjedhjes, për pelegrinët që kanë ardhur këtu nga çdo cep i planetit, mbi të gjitha një falenderim i pakufi Hyjit Atë plot mëshirë.

Maria “Ylli i Ungjillëzimit”, është modeli për çdo burrë dhe grua të të gjitha kohërave, për shkak të reagimit të saj ndaj planit hyjnor: “Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë për mua sipas fjalës tënde”. Kjo është tema e kësaj Dite. Një thirrje që nuk mund të harrohet, në të vërtetë i jep më shumë kuptim, ndriçon më qartë këto “periferitë gjeografike dhe ekzistenciale” që në mendjen e Arqipeshkvit të Panamasë janë yjet e vërtetë të Ditës Botërore të Amerikës qëndrore.

Me shumë dashuri, në Meshën e Shenjtë, u theksua madhështia e udhëtimit, që u kremtua në shëtitoren përballë Gjirit të Panamasë , e cila të premten do të presë Udhën e Kryqit. Një sipërfaqe prej 26 hektarësh, gjatë Meshës së shenjtë, u quajt “Campos Santa Maria Antigua” për nder të Pajtores së Panamasë. Ajo është shembulli që duhet ndjekur, ajo është modeli i disponueshmërisë në shërbim të të cilit duhet të projektohet ekzistenca e “protagonistëve të vërtetë” të Ditës Botërore të Rinisë. Pra, janë të rinjtë, të cilëve u është besuar shpresa e një transformimi të botës dhe të Kishës. Një thirrje që gjithashtu u drejtohet, sidomos të rinjve indigjenë me origjinë afrikane, protagonistë në ditët e fundit të një takimi të jashtëzakonshëm botëror. Mundësia për të drejtuar sytë e botës drejt këtyre situatave të “përjashtimit dhe diskriminimit” që përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë së kontinentit “të mënjanjuar dhe të varfër”. Përballë këtyre padrejtësive, të rinjtë janë të thirrur për të dëshmuar për guximin e Ungjillit, për të vendosur në vëmendjen e tyre të mënjanuarit, të kenë në kujdes shtëpinë e përbashkët dhe thirrjen për shenjtëri. Sepse shenjtërit – thotë Arqipeshkvi Ulloa – janë afër të të pambrojturve dhe të fëmijëve të palindur si dhe të atyre që jetojnë në mjerim. Shenjtërit mbrojnë emigrantët dhe luten për bashkësin. Shenjtërit nuk heqin dorë, por luftonjnë, kundërshtojnë mediokritetin, mbi të gjitha shenjtërit ndajnë me të tjerët mëshirën e Hyjit të dhënë falas.

Figurat e shenjtërve që mund të na frymëzuar nuk mungojnë, duke filluar nga Virgjëra Mari si Santa Maria la Antigua me shenjtërit e tjerë ndërmejtësues të Ditës Botërore të Rinisë, si Shën Romero, Arqipeshkëv e martir i San Salvadorit etj. “Mos kini frikë, të rinj të dashur” – është ftesa e Arqipeshkvit të Panamasë – për të dëshmuar shenjtërinë në shoqërinë e sotme, pa hequr dorë nga rinia dhe gëzimi. “Përkundrazi – shton ai – tregoni botës se ne mund të jemi të lumtur me pak, sepse Jezu Krishti, arsyeja e lumturisë sonë, me ringjalljen e tij na ka dhëne jetën e përjetshme”. Me Jezusin është e mundur një botë e re, është e mundur një Kishë e re “.