Laik
Lindi në Vuthaj të Shkodrës më 12.02.1919. I martuar me Marije Vatën në shtator të vitit 1944, djali i vetëm që patën, të cilin e quajtën Gaspër, lindi 6 muaj pas arrestimit të tij dhe Qerimi nuk e pa kurrë atë. I Dioqezës së Shkodrës, tani Shkodër-Pult. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03.12.1945. U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Gjelosh Lulashi e të tjerë.