Thirrje per dite lutjeje – 2019

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE 
SHKODËR PULT

Prot. n. 78/2019

Shkoder, 22/06/2019

Të dashur meshtarë, Rregulltarë/re dhe besimtarë të gjithë

Zoti ju dhashtë paqe!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se situata politike në Shqipëri rëndohet dita-ditës.

Si në të kaluarën edhe sot ne Ipeshkvijtë, meshtarë dhe të shuguruar jemi afër njerëzve tanë, afër grigjës me zemër e me shpirt.

Me 20 qershor 2019 Imzot Gjergj Frendo, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike, bëri një Apel (thirrje) Politikanëve dhe qytetarëve.

Në dioqezën tonë gjithmonë kemi lutur për Paqen dhe Drejtësinë për Vendin tonë.

Lutja është “arma jonë”: prandaj vendos që nesër me 23 qershor në te Kremten e Korpit dhe të Gjakut të Krishtit të jetë NJE DITE LUTJEJE: të kërkojmë Zotit, Shën Nënë Terezës sonë dhe të Lumëve Martirë tanë të Shqipërisë: mirëkuptim midis politikanëve dhe që palët duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër paqësore PER TE MIREN E KOMBIT TONE TE DASHUR, QE SHUME KA VUAJTUR.

Vendos edhe që në çdo Meshë të lexohet Apeli që bëri Imzot Gjergj Frendo, në emër të Kishës sonë.

Të dashur besimtarë, ju lus që të jetoni të qetë duke bërë punën tuaj e të përditshme duke distancuar nga çdo lloj dhune.

Duke ju uruar festën e Korpit dhe të Gjakut të Krishtit, ju bekoj.

Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult