Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Takim i presidentëve të konferencave ipeshvnore

Takim i Presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Europës Juglindore
Shkodër (Shqipëri), 10-11 mars 2003


 
Në Fshatin e Paqes në Shkodër, Shqipëri, janë takuar nga datat 10-11 mars, Presidentët e 7 Konferencave Ipeshkvnore të rajonit të Ballkanit dhe të Europës Juglindore, ku kisha katolike përjeton situata të ngjashme të marrëdhënieve ekumenike dhe ndërfetare: Shqipëri, Bulgari, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, Serbi e Mali i Zi, Rumani, Turqi. Takimi, i pritur nga Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrës Mons. Angelo Massafra – i është dedikuar temës: “Ekumenizmi: nga toleranca drejt dialogut për bashkëpunim”.

Konferencave Ipeshkvnore të Europës (KKEE), Nunci Apostolik në Shqipëri, Nunci Apostolik pranë Komuniteteve Europiane, i dërguari i posaçëm i Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Europës në Strasburg dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Ipeshkvive të Komunitetit Europian. (KIKE)
 
Arqipeshkvi i Beogradit Stanislao Hocevar, ka hapur temën me pyetjen: “ a mund të themi se ne vuajmë faktin që trupi i krishterë është i ndarë?”. Nëse të krishterët e vendeve të Europës Juglindore vuajnë dhimbjen për ndarjen dhe pasionin për bashkim, mund të krijojnë laboratorë pajtimit të rëndësishëm për të gjithë Europën.
Është e mundur zhvillimi i një doktrine të re dhe praktike për shpirtëroren e bashkimit; të forcohet rrjeti mes Konferencave Ipeshkvnore të rajonit; të konkretizohen në këto vende impenjimet e Kartës Oekumenike që kishat e Europës morën përsipër në prill të 2001; rigjetjen e elementëve karakteristikë të traditës orientale si pasuria e simboleve, gjuha e artit, kuptimi i të shenjtës, kultura e shprehur në gjuhë të ndryshme.

Nga komunikimi i Ipeshkëve të pranishëm dolën në pah shenja inkurajuese në lidhje me marrëdhëniet mes kishave të ndryshme dhe komuniteteve: fillon të ndjehet një frymë e re që premton në një kalim të problemeve të pranishme.
 
Udhëtimet e fundit të Papa Gjon Pali II në Rumani, në Greqi dhe Bulgari, vizitat reciproke të delegacioneve, pelegrinazhet e kryera së bashku, bashkëpunimi mbi tematika të interesit të përbashkët, si familja dhe çështjet etnike, sintonia që ekziston në mbështetjen e pranisë së vlerave të krishtera në ndërtimin Europian, tregojnë rënien e paragjykimeve dhe mundësinë për të ecur së bashku.
 
 
Metropoliti Ortodoks i Korçës, Mons. Joan Pelushi i deleguar nga Fortlumturia e tij Anastasios Kryepeshkop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, në ndërhyerjen e tij, ka nënvizuar kontributin që ekumenizmi ofron për stabilitetin në Ballkan. Ai ka pranuar se Karta Oekumenike ka hapur një shteg të ri: bëhet fjalë për të hedhur në jetë të gjitha impenjimet.
 
Gjatë punimeve është zhvilluar një tryezë e rrumbullakët tepër e gjallë mes Ipeshkëve dhe një grupi të rinjsh katolikë, ortodoks e mysliman, të ardhur nga Serbia e Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
 
Të rinjtë kanë paraqitur temat e dialogut: trafiku njerëzor dhe ai i drogës, korrupsioni, të drejtat e njeriut, përgjegjësia e Kishave dhe Ekumenizmi, çështja e paqes, nevoja për të formuar njerëz të aftë për të marrë përsipër përgjegjësi politike. Pas tragjedisë së ndodhur në Ballkan po lind mes këtyre të rinjve një ndërgjegjësim i ri dhe një nevojë formimi.

Presidentët e Konferencave Ipeshkvnore kanë besim që këta të rinj do të jenë protagonistë të një kulture të re. Në këtë mënyrë të rinjtë përfundonin disa ditë takimi dedikuar eksperiencës së të jetuarit të Mozaikut të Paqes: të trasformohen ndryshimet kulturore, etnike, të besimeve fetare në “gurë të çmueshme” për një projekt të përbashkët.
 
Pjesëmarrës të ndryshëm kanë pranuar se ka ardhur koha e pajtimit dhe e stabilitetit për Europën Juglindore pas faqeve të trishtueshme të përjetuara, në mënyrë që vendet ë këtij rajoni të mund të japin kontributin e tyre  të vlerave dhe kulturës në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët europiane.
 
 
 
Rëndësia që kanë për Shqipërinë marrëdhëniet aktuale konstruktive mes besimeve fetare dhe konfesioneve kristiane është nënvizuar dhe nga i dërguari i Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe nga përfaqësuesi i komunitetit mysliman të Shkodrës.
 
Ftesa e vazhdueshme e Papa Gjon Pali II dhe qënia në një tokë që ka provuar në historinë saj dhunën, kanë bërë që Presidentët e Konferencave Ipeshkvnore të ritheksojnë, në krizën aktuale botërore, një “jo” ndaj  çdo forme të terrorizmit, konflikteve në vazhdim dhe luftës së mundshme në Irak. Janë urgjente lutjet  dhe agjërimi për mrekullinë e Paqes.
 
Takimi i Ipeshkëve është mbyllur me një koncelebrim solemn në Katedralen e Shkodrës, të pranishëm dhe Ipeshkëvit dhe Administratorët Apostolikë të Shqipërisë, ku i është kërkuar Zotit dhurata e bashkimit mes të krishterëve dhe paqja.

Në takim kanë marrë pjesë këta Presidentë të Konferencave Ipeshkvnore të Europës Juglindore:
 
Shkelqësia e Tij Mons. Angelo Massafra – Shqipëri
Shkelqësia e Tij Mons. Christo Proykov – Bulgari
Shkelqësia e Tij Mons. Franjo Komarica – Bosnjë-Hercegovinë
Shkelqësia e Tij Mons. Nikolaos Foskolos – Greqi
Shkelqësia e Tij Mons. Stanislao Hocevar – Serbi e Mali i Zi
Shkelqësia e Tij Mons. Ioan Robu – Rumani
Shkelqësia e Tij Mons. Louis Pelatre – Turqi
 
E gjithashtu
Shkelqësia eTij Mons. Giovanni Bulaitis – Nunci Apostolik në Tiranë
Shkelqësia e Tij Mons. Amédée Grab – President i KKEE
Shkelqësia e Tij Mons. Faustino Sainz Muñoz – Nunci apostolik pranë Komunitetit Europian
Shkelqësia e Tij Mons. Paul Gallagher – I dërguari i posaçëm i Selisë së Shenjtë pranë Komunitetit Europian
Shkelqësia e Tij Mons. Noël Treanor – Sekretar i Përgjithshëm i Kom.IKE
Shkelqësia e Tij Mons. Aldo Giordano – Sekretar i Përgjithshëm i KKEE