Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Nëntëditeshja e Krishtlindjes – Homeli 21 dhjetor 2021

Leximet e kësaj dite të gjashtë të Nëntëditëshes nuk duket se na japin ide se cilat virtyte të Shën Jozefit mund t’i imitojmë. Në fakt, ato janë të përqendruara te figura e Marisë, e cila teksa shkon te Elizabeta për ta ndihmuar në muajt e fundit të shtatzënisë, përmbush profecinë e Sofonisë që dëgjuam në leximin e parë. Ngazëllimi i Gjonit në barkun e Elizabetës është në harmoni me ngazëllimin e Jezusit në barkun e Marisë: i njëjti ngazëllim i Hyjit i parathënë nga profeti, vetëm për faktin se ishte në mes të popullit të tij për ta shpëtuar atë. 

Por nuk mund të mendoj se Maria e bëri vetëm gjithë atë rrugë, për të shkuar te shtëpia e Elizabetës dhe e Zakarisë: ky ishte rasti i duhur që Jozefi ta shoqëronte atë për të kuptuar më mirë misterin që fshihej në të. Dhe pyes veten: cila ishte habia e tij, cili ishte mrekullimi i tij kur hyri në kontakt me një realitet të mbinatyrshëm dhe pa efektet e tij tek një grua e moshuar dhe sterile? 

Feja e Jozefit në atë moment do të ketë pasur një konfirmim për mirësinë e vendimit të tij për ta mirëpritur Marinë. Papa na thotë: “Jozefi e mirëpret Marinë pa vënë kushte paraprake…  Shumëherë,  në  jetën  tonë,  ndodhin ngjarjedomethënien e të cilave nuk e kuptojmë.Reagimi ynë i parë shpesh është zhgënjimi dhe rebelimi. Jozefii lë mënjanë arsyetimet e tij për t’i bërë vend asaj që pondodh dhe, sado e mistershme që mund të duket në sytë e tij, ai e mirëpretatë, e merr përsipër atë dhe pajtohetme historinë e tij. Nëse nuk pajtohemi me historinë tonë, nuk do të jemi në gjendje të hedhim as edhe një hap tjetër, sepse gjithmonë do të qëndrojmë peng të pritshmërive dhe të zhgënjimeve tona” (PC 4). 

T’ia kërkojmë Jezusit Fëmijë hirin që t’i shohim veprat e Hyjit dhe të jemi gjithmonë mirënjohës për to, në mënyrë që edhe për ne, si për Marinë dhe Jozefin, të kumbojë lumturia e shqiptuar nga Elizabeta: “E bekuar qoftë ajo që besoi në përmbushjen e fjalëve të Zotit”.