19th Ave New York, NY 95822, USA

Nëntëditeshja e Krishtlindjes – Homeli 20 dhjetor 2021

Në meditimin e të shtunës kaluar Engjëlli iu shfaq Jozefit në ëndërr. Sot e gjejmë Gabrielin duke lajmëruar Marinë për ngjizjen dhe lindjen e Jezusit. Edhe këtu përmbushen profecitë e lashta të Isaisë profet, i cili parathoshte lindjen e një djali në shtëpinë e Davidit: Emanueli, Hyji me ne; citim që Gabrieli, në mënyrën e vet, e bën të tijën. 

I admirueshëm është fakti që Maria e pranon këtë lajmërim: një “fiat” i shqiptuar me vetëdije dhe gatishmëri të plotë, pavarësisht vetëdijes se “po”-ja e saj do t’i kishte krijuar shumë vështirësi me familjen e saj dhe me Jozefin. Dhe, në fakt, nga historia e Ungjillit që dëgjuam të shtunën e kaluar, e dimë se Maria mori përsipër një rrezik vërtet të madh. (rreziku per te qene e vrare me gur…sipas tradites se asaj kohe!) 

Në lidhje me këtë janë ndriçuese fjalët e Papa Françeskut. Ai shkruan: “Jozefi e mirëpret Marinë pa vënë kushte paraprake. Ai u beson fjalëve të Engjëllit. ‘Fisnikëria e zemrës së tij e bën që t’ia nënshtrojë dashurisë-bamirësi atë që ka mësuarprej ligjit; dhe sot, në këtë botë ku dhuna psikologjike, verbale dhe fizike ndaj grave është e dukshme, Jozefi paraqitet si një njeri plot respekt e delikat, i cili, megjithëse nuk i kishte të gjitha të dhënat, vendos për emrin, dinjitetin dhe jetën e  Marisë.  Dhe  në  dyshimin  e  tij  se  si  të  veprojë në mënyrën më të mirë, Zoti e ndihmoi që të zgjidhte, duke ndriçuar gjykimin e tij’”.  

… Jeta shpirtërore që Jozefi na tregon nuk është një udhëqë  shpjegon,  por  një  udhë  që  mirëpret…  Mirëpritja  është  një  mënyrë  përmestë cilës shfaqetnë jetën tonë dhurata e qëndresës që na vjen nga Shpirti Shenjt. Vetëm Zoti mund të na japë forcën për ta mirëpriturjetën ashtu siç është, për t’i bërë vend edhe asaj pjese kontradiktore, të papritur dhe zhgënjyese të ekzistencës sonë. Ardhja e Jezusit mes nesh është një dhuratë nga Ati, në mënyrë që secili të pajtohet me mishin e historisë së vet edhe kur nuk e kuptonplotësisht atë” (PC 4). 

T’i lutemi Jezusit Fëmijë që të na mësojë udhën e mirëpritjes, si Maria, e gatshme me “Po”-në e saj dhe si Jozefi i gatshëm ndaj planit të Hyjit.