MISTERET THEMELORE TË FESË
Ta fillojmë me këtë Meshë të shenjtë Nëntëditëshen në përgatitje të solemnitetit të Krishtlindjes, të cilën këtë vit dëshiroj t’ia kushtoj katekezës themelore të të krishterit, atë që deri para disa vitesh në disa bashkësi bëhej duke kënduar ato vargje që ndihmonin në kujtimin e elementeve kryesorë të fesë tonë dhe që, për fat të keq, nuk këndohen më. Por duhet të pranojmë se ato ishin një ndihmë e vlefshme që nuk zëvendësonin katekizmin, por që ndihmonin kujtesën për të sjellë në mendje atë në të cilën ne besojmë. …