Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Intervista e Imzot Massafra per gazetën Koha Javore – Mali i Zi

Intervista me Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Kryeipeshkvisë së Shkodrës i dalë nga Urdhri i Fretërve Minorë, dhënë për gazetën Koha Javore – Mali i Zi.

– Imzot, për në fillim, Ju lutem na jepni një biografi të shkurtër Tuajën?

Kam lindur në Shën Marcano, të Shën Jozefit (Taranto-Pulia), më 23 mars 1949, në Itali dhe jam arbëresh.
Ka marrë edukimin qytetar dhe fetar në institute të ndryshme shkollore të Urdhrit të Fretërve e studimet e larta filozofiko-teologjike në Pulia.
Jam shuguruar meshtar i Urdhrit të Fretërve e më 21 shtator 1974 në Leçe (Pulia).
Kam qënë ngarkuar me detyra të ndryshme kishtare në vende të ndryshme e institucione në krahinën e Pulias.
Kam ardhur në Shqipëri në vitin 1993 për formimin e të rinjve shqiptarë që ishin kandidatë për jetën rregulltare në Urdhrin e Fretërve Minorë në Lezhë. Kam qenë mësues i novicëve deri në vitin 1996, si dhe famullitar në famullinë e Troshanit, si dhe kam patur edhe detyra të tjera kishtare.
Më 6 dhjetor 1996, Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II, më ka emëruar Ipeshkëv të parë në Dioqezën të Rrëshenit (Abacia e vjetër e Oroshit, në Mirditë) dhe Administrator Apostolik të Dioqezës të Lezhës.
Më 6 janar 1997 u shugurova nga Papa Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Më 28 tetor 1997, pas vdekjes së Arqipeshkvit Metropolit të Shkodrës, Shkëlqesisë së Tij, Imzot Frano Illisë, u emërova Administrator Apostolik Kryedioqezës të Shkodrës dhe i Dioqezës së Sapës (Nënshat – Zadrimë).
Më 28 mars 1998, Papa Gjon Pali II, shpalli emërimin tim si Kryeipeshkëv Metropolit të Shkodrës dhe Administrator Apostolik të Dioqezës së Sapës.  Nga 6 mars 2000 nuk jam më Administrator Apostolik i Sapës.

– Si e vendoset të vini për të vepruar në Shqipëri dhe Ju si Arëbrësh si e imagjinonit më parë Shqipërinë?

Gjatë Seminarit kisha gjithmonë dëshirën për të ardhur si misionar në Shqipëri, nëse do të rikthehej liria fetare. Për ne, Shqipëria ishte një vend ku nuk kishte liri civile dhe fetare; kishim kureshtjen për të njohur vendin e etërve tanë, por ishte e pamundur. Kemi dëgjuar shumë, madje që kur isha fëmijë, për atdheun tonë dhe për  bëmat e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti,i cili i priu qëndresës kryelartë shqiptare për njëzetepesë vjet (1443-1468) kundra pushtuesve Osman. Madje, neve Arëbreshëve, në kujtesën tonë na mbetej si një ngjarje e pa harruar ajo që Arëbreshi papa Klementi XI pati  bërë për tokën mëmë (1700-1721). Një përshtypje të veçantë tek unë për “kishën në heshtje” patën lënë fjalët e papës Gjon Pali II, më 6 tetor 1980 nga Otranto, ku ai ishte shprehur: “Dhe kështu, në këtë rrethanë të sotme nuk mund të mos e çoj vështrimin tim tej detit; te Kisha jo e largët heroike e Shqipërisë, e tronditur nga përndjekja e gjatë dhe e egër, por pasuruar nga dëshmia e  martirëve të vet: ipeshkvinj, meshtarë, rregulltarë e rregulltare, besnikë e të thjeshtë”.  
Shpesh kemi dëgjuar nëpërmjet Radio Tiranës emisionet që transmetonte aso kohe kundër imperializmit, reaksionizmit, etj. Në krahasim më kushtetutën ateiste të vitit 1976, qeveria e Shqipërisë në vitin 1991, përshtati një normë kalimtare të Kushtetutës, si shtet laik, duke respektuar të drejtën e besimit fetar. Kisha mundi t’ja nisë rishtasi plotësisht rrugës së saj, për t’ia predikuar Ungjillin (Lajmin e Gëzuar) popullit të ngujuar. Nevoja, për t’i ardhur në ndihmë vllezërve në ngushticë  më nxiti të vij në Shqipëri për të ofruar ndihmën time si meshtar në vitin 1993.

– Pas një kohë pune në Shqipëri si misionar, si e përjetuat emërimijn tuaj për ipeshkëv të Rreshënit, nga papa Gjon Pali i II?

Sikurse thashë edhe më sipër, në Lezhë punova për formimin e të rinjve shqiptarë që ishin kandidatë për jetën rregulltare në Urdhrin e Fretërve Minorë, d.m.th. si mësues i novicëve, njëheri isha dhe famullitar në famullinë e Troshanit deri në vitin 1996.
Angazhimet nuk më mungonin kur më thirrën për një mision të ri që nuk e kisha menduar kurrë. Ky mision më hodhi nga kuvendi i qetë, në një jetë më të impenjuar kishtare në Shqipëri. Gjithë kjo ndodhi në vitet që qenë të vështira dhe tragjike për Ballkanin dhe për atë që ndërkohë ishte bërë atdheu im i ri: Shqipëria.
Emërimi për ipeshkëv në vitin 1996, qe papritur, ishte i paparashikuar. Duke qenë i vetdijëshëm për dëtyrimin që mban kjo shërbim, kundërshtova sa pata mundësi, në fund iu dorëzova vulletit të Zotit që më fliste nëpërmjet Papës Gjon Pali II-të

– Shkodra është qendër e lashtë e qytetrimit shqiptarë. Si u gjetë pasi e morët detyrën e kryeipeshkvit të kësaj Metropolie dhe çfarë rroli në kishë luajnë misionarët e huaj dhe priftërinjët nga Kosova?

Aso here, Shkodra, ishte një kryedioqezë që po rritej, me shumë përpjekje dhe admirim ishte udhëhequr nga Mons. Fran Illia dhe nga Ipeshkvi ndihmës Mons. Zef Simoni. Kishin hedhur themele të forta për një të ardhme të mirë e të sigurtë… . Por fatëkeqësisht trazirat e vitit 1997 kishin bllokuar gjithçka. Si  kryeipeshkëv i posaemëruar në krye të kësaj dëtyre, për ta rimkëmbur kryedioçezën më duhej të punoja shumë dhe në shumë drejtime: në anën baritore (edukimit shpirtëror), socijale, organizative etj. Së bashku më klerin të pakt vendas dhe atë të ardhur, arritëm suksese të kosiderueshme duke punuar në vreshtën e Zotit.
Duke patur parasysh të kaluarën e hidhur por dhe krenare të kësaj të kryedioçeze, kam nder të jem kryeipeshkëv dhe qytetar shqiptar i këtij qyteti.
Çka i përkët pjesë së dytë të pytjës së juaj më duhët të thëmë se, roli i misinarëve të huaj dhe mështarëve nga Kosova të ardhur ndër të vetët, duke punuar në kushte të vështrira jete, është tejet i madh. Me që më jëpet rasti nga Ju, dua të shprehi vlerësimin dhe falenderimim tim për punën të cilën janë duke bërë për të ndihmuar Kishën  “Martire”, shqiptare në rimkembjen e saj.

–    Gjendeni në postin e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, cili është bashkpunimi i Juaj më Kryeipeshkvinë e Tivarit, historia e të cilës është e lidhur ngusht më Kryedioqezën Tuaj?

 Kisha Katolike është Kishë e gjithmbarëshme (Katholikos). Ajo, për shkak të veprimtarisë që bënë është e ndar në provinca administrative –dioçeze. Kurse, në nivelët shtetrore është e organizuar si Konferencë Ipeshkvënore. Shën Pali, Apostull i cili pat Ungjillzuar Ilirikun, shprehët:  në Krishtin e kemi kryet dhe të gjithë jemi gjymtyrë të të njëjtit trup. Si gjymtyrë Hyji na ka vendosur shumë pranë njëra-tjetrës. Më kryedioçezën e Tivarit na lidh ngusht edhe e kaluara historike. Siç jeni në dijeni, dioçeza e Shkodrës gjatë vitëve 1089-1867, ka qenë varëse (sufragane) e kryedioçezës së Tivarit.  Prandaj nuk mund të mos bashkëpunojmë ngushtë. Mons. Zef Gashi – të cilin gjej rast ta përshëndes edhe me anë të kësaj interviste – është i ftuari i gjithmonshëm në takimet e Konferencës sonë. Më lejoni t’i kujtoj lexuesit se Mons. Gashi ishte në vitin 2003 Presidenti i Komisionit për kremtimin e 300-ndë vjetorit të Kuvendit të Arbërit. Gjithashtu ne jemi së bashku në iniziativa liturgjike, katekistike, dhe në këtë kemi shumë lehtësime pasi jemi i njëjti popull, kemi të njejtën traditë dhe flasim të njëjtën gjuhë.

-Në Shkodër veprojnë, Bashkësia Islame dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. A keni marrdhënje më këto dy institucione fetare?

Marrëdheniet ndërfetare në Shkodër janë të mira, qoftë në nivelin e lartë, qoftë midis besimtarëve. Shqipëria dhe Shkodra, edhe sot, janë një shembull i bashkëjetesës fetare. Bashkpunimi i ngushtë midis krerëve e fesë ka shpëtuar Shkodrën dhe Shqipërinë në vitin 1997 nga një luftë dhe shkatërrimi i madh. Jemi duke punuar për të ngritur në Shkodër një Këshillë  ndërfetar permanent (të vashdueshëm).
Patjetër marrëdhenjet nuk janë dhe nuk mund të jenë vetëm juridike. Mund të përmirësohen gjithmonë e më shumë, veçanerisht nëpërmjet një njohje më të thellë e fesë krishtëre dhe e fesë islame dhe një respekt anasjelltas.

– Jeta fetare është ngusht e lidhur më jetën shoqërore dhe politike. Si e vlerësoni situatën momentale në Shqipëri?

Në qoftë se bëjmë një pamje retrospektive, unë them se me gjithë problemet që kemi pasur si dhe emergjencat: më 1997 kemi patur emergjencën e gjatë dhe pas trazirat sociale; më 1998 ka qenë emergjenca e Kosovës ku më 1999 qe shpërthimi i luftës. Pra po të kemi parasyshë se sa emergjenca kemi kaluar mund të them se Kisha Katolike ka bërë hapa shumë të rëndësishëm e të jashtëzakonshëm.
Duke patur ende në Shqipëri një situate sociale dhe ekonomike të vështirë, dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, veçanarisht në Veri, vuajnë nga varfëria dhe nga papunësia, Kisha vazhdon punën e saj, dmth. vepren e ungjllzimit, të formimit dhe ndërgjësimit. Pasi diktatura komuniste ka shkatërruar çdo koncept të së mirës së përbashkët, si Kishë jemi të impenjuar dhe në veprat e bamirësisë, me shkollat, me ambulatorë etj. Ne jemi afër njerëzve, kërkojmë t’ju japim shpresë, dhe nxisim për pajtimin.
 Kudo jemi në emër të Zotit dhe për popullin e tij. Pra i kemi kushtuar jetën tonë Zotit, besimtarëve dhe vëllezërve e motrave shqiptarë, dhe ne jemi të kënaqur kur shohim se punët edhe përkundraj një ngadalsije  po shkojnë mirë.

– Si e mendoni integrimin shpirtërorë dhe kombëtar të shqiptarëve të Gadishullit Ballkanik?
 
Mendoj se pas rënjies së Murit të Berlinit  dhe pas kthimit të lirisë në Shqipëri 1991, si dhe pas luftrave në ish-Jugosllavinë 1991-1999, ka ardhur koha që të gjithë popujt e Gadishullit Ballkanik të bëjnë një hap përpara më të vendosur dhe më cilësor. Kjo do të thotë:
të vlerësojnë vlerat kombëtare të çdo populli duke kapërcyer kështu nacionalizmin. Të mbërrihet në vetëdijen dhe të pranohet historia në aspektet pozitive dhe negative që ajo mbart përgjatë luftrave pushtuese nga njëra anë dhe të mbijetësën nga ana tjetër e Ballkanit.  
Duhet njohur historia, duhet pranuar ajo si dhe duke pastruar kujtesa me ndihmën e Zotit: këtë na këshillon edhe Papa Gjon Pali II-të.
Dua të shtoj se ëndërroj rajonin e Ballkanit në paqe, një bashkëjetesë paqësore e pranisë së popujve, një Mozaik popujsh dhe besimesh të cilët nuk luftojnë më njëri-tjetrin; ku secilit i jepet e drejta e lëvizjes; ku njihet të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve dhe ku të ketë një bashkëpunim të ndërsjelltë. Kjo vlen edhe për besimet fetarë të pranishme.
E gjithë kjo, në mënyrë që integrimi në Europë të jetë i sigurtë e mbi të gjitha do të ishte e pëlqyeshme që të integrohemi në Europën e vlerave.

–  Porosia Juaj për lexuesit e gazetës sonë “Koha Javore”?

T’i shërbeni me përkushtim lexuesit. Të bëheni një dritare nëpërmjet të cilës duken çartas vlerat dhe hirarkia e vërtetë e tyre. Ju duhet të merrni mbi vete detyrën e lartë që t’i përcillni lexuesit mentalitetin e shëndoshtë për një jëtë të vërtetë e që kërkon Lumturin e vërtetë. Në këtë edhe ju – duhet sikurse të gjithe ne – të lejoni pikëpyetje para zgjedhjeve të përditëshme, në mënyrë që të edukoheni në ndërgjegjje të drejtë qytetare e fetare.

Ju falenderoj për intervisten, dhe një herë më lejoni të përshëndes lexuesin për interesin e treguar.

Inervistoi:  Gjekë Gjonaj-Ulqin