Veprimtari

Deklarate

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE

SHKODER-PULT – ALBANIA

DEKLARATE

Sot me kenaqesi kemi marr komunikimin zyrtar nga Kryeministri

Z. Edi Rama për vendimin e qeverisë per sa i perket mbylljes jo vetëm të kazinove elektronike, por edhe të basteve sportive në zonat e banuara.

Keto jane fjalet e kryeministrit:

“…besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra, nëpërmjet internetit dhe brenda po këtij afati, 31 dhjetorit, ne do të kemi një regjim të ri gati”.


Nga Muaj prillit 2018 kur në Shkodër, tre komunitete fetare, kemi
sensibilizuar opinionin publik mbi këto plagë…

Sot jam shumë i kënaqur për këtë lajm dhe uroj dhe shpresoj që të në të ardhmen të arrihet deri në mbylljen e tyre të plotë…pasi shkatërrojnë familjen dhe favorizojnë krimin e organizuar.


Imzot Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult
Shkoder, 10/10/2018