Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Vëlla Gjon Pantalija S.I.

Lindi në Prizren (Kosovë) më 02.06.1887. Studioi në vendlindje. Formimin e vet kulturor e plotësoi në mënyrë autodidakte. Qe Vëlla koadiutor, pjesë e Misionit Shëtitës dhe mësues në shkollën fillore, ekonom, drejtor i shtypshkronjës, administrator i revistave “Lajmëtari” e “LEKA” dhe drejtues artistik: drejtor i korit, i bandës dhe regjizor teatri. U arrestua në tetor të 1946 në kuvendin e Shën Françeskut në Gjuhadol ku po banonte pas mbylljes së çdo veprimtarie të Seminarit Papnor Shqiptar. Vdiq gjatë torturave në Shkodër më 31.10.1947.