KISH

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë …

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!


Mons. Angelo Massafra o.f.m.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë