Mozaiku i Paqës 2003
Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi: një e ardhme e përbashkët
7-11 mars 2003
Komunikatë për shtyp
Ne jemi një grup te rinjsh përfaqësues të komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Ka 4 ditë që ndodhemi ne Fshatin e Paqes për të marrë pjesë në takimin shoqëror te quajtur “Mozaik i Paqes” me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe të eksperiencave tona.
Gjatë këtyre ditëve ne kemi punuar në grupe të përziera duke trajtuar një teme kryesore: Trafiqet dhe të drejtat e njeriut.
E para qe kemi dëshirë të shprehim janë emocionet që Fshati i Paqes me ambjentet e tij na ka dhuruar. Megjithëse është hera e parë për shumë nga ne që ndodhemi këtu kemi gjetur një mikpritje të ngrohtë e vëllazërore e cila na dha edhe pasqyrën e plotë të Fshatit të Paqes.
Gjatë punës së zhvilluar këto ditë ne kemi parë se si funksionojne rrjetet e trafiqeve te ndryshme dhe se si rinia është e implikuar në to. Gjithashtu jemi njohur dhe me shkeljen e të drejtave të njeriut në vëndet perkatëse.
Në përfundim të kësaj pune ne kemi arritur në disa konkluzione:
- Trafiqet, te çdo lloji që të jenë, po e demtojne rende shoqerine tonë, duke rritur korrupsionin dhe duke shkatërruar vlerat morale dhe njerëzore
- Të drejtat e njeriut, jo vetem që nuk janë të siguruara por shpesh, shkelen në mënyrë brutale
- Varferia, papunësia janë në nivele të larta dhe behen shkas për konflikte
Krahas këtyre problemeve ne kemi arritur dhe në një konkluzion tjetër:
- Ne mund të jetojmë së bashku, sepse per 4 ditë ne kemi jetuar së bashku
- Ne mund të punojmë së bashku sepse edhe gjatë ketyre 4 diteve ne kemi punuar së bashku
- Ne mund të kemi një të ardhme të përbashkët, pasi këto ditë ne kemi hartuar disa strategji për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët
Ky është mesazhi jonë dhe shpresojmë që këtë mesazh ta bashkëndajmë me të tjerë të rinjë në vëndet tona.
Të rinjtë nga Kosova, Macedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria