Mons. Jul Bonati

Lindi në Shkodër më 24.05.1874. Studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve të Shkodrës. U shugurua meshtar më 08.04.1906. Në vitin 1912 shkoi në Konstandinopojë, ku qëndroi për disa vite në shërbim të shqiptarëve katolikë që jetonin aty. Më pas, pasi u pranua dhe u emërua meshtar në arqidioqezën e Durrësit, prej vitit 1927 u emërua Famullitar i Durrësit dhe Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës dhe, prej vitit 1937 deri kur u arrestua, ishte Famullitar i Vlorës. U arrestua më 25.03.1946 dhe u burgos në Vlorë, ku u torturua mizorisht. U dënua në Elbasan më 10.12.1947, me 7 vjet burg. Vdiq në burgun e Durrësit më 05.11.1951.