19th Ave New York, NY 95822, USA

Mark Çuni

Seminarist

Lindi në Rranxa të Bushatit më 30.09.1919. Shkollën fillore e bëri në vendlindje. Më pas ndoqi studimet në Seminarin Papnor Shqiptar. Qe  Seminarist, ndiqte vitin e tretë të Teologjisë. U arrestua më 07.12.1945 dhe u burgos në Shkodër. U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë.

Comments (1)

Comments are closed.