Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Komisionet Drejtësi dhe Paqe të Europës – workshop nderkombëtar

Nga data 7 deri më 10 tetor 2022, në qytetin e Shenjtë të Asizit, Komisionet Drejtësi dhe Paqe të Europës, organizuan workshop nderkombëtar me temë: “Të ecim së bashku me Shën Françeskun,  për paqe dhe konvertim ekologjik” dhe Asamblenë e Përgjithshme të përvitshme.

Në këto aktivitete të rëndësishme nga Shqipëria, mori pjesë z. Luigj Mila, përfaqësues i Komisionit Shqiptarë Drejtësi dhe Paqe.

Më poshtë po publikojmë deklaratën e lëshuar nga përfaqësuesit e njëzetë vendeve pjesëmarrëse.