Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.

Arqipeshkëv

Lindi në Shkodër më 04.09.1885. Kushtet e Përjetshme i bëri në Salisburg (Austri) më 12.12.1904. U shugurua meshtar po në Salisburg më 19.03.1908. U zgjodh Ipeshkëv i Sapës më 27.02.1936 dhe u shugurua në Shkodër më 19.03.1936. U transferua në selinë arqipeshkvnore të Durrësit më 26.06.1940. U arrestua më 19.05.1947 dhe u dënua me 20 vjet burg më 24.12.1947. Vdiq në burgun e Durrësit prej infarktit, shkaktuar prej keqtrajtimeve, torturave dhe kushteve të këqija ku jetoi, më 19.03.1949. Trupi i tij pushon në kishën e Shën Luçisë në Durrës.