Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Imzot Massafra në Trento

Mons. Angelo Massafra ofm dhe Mons. Gjergj Meta morën pjesë në Lutjen Misionare të Dioqezës së Trento-s e udhëhequr nga Ipeshkëvi dioqezan Mons. Lauro Tisi.

Tema e Lutjes ishte “Jetë që flasin”. Dom Gjergj Meta bëri një dëshmi për situatën kishtare në Dioqezën e Rrëshenit, por edhe të veprës së Kishës si prani në jetën e përditshme të njerëzve dhe të jetës së tyre.

Gjatë lutjes Mons Angelo Massafra i dhuroi Ipeshkëvit Tisi relikiet e martirëve, një ikonë të tyre dhe librin me jetëshkrimin e tyre.

E gjithë lutja u gjallërua nga një kor emigrantësh të pranishëm në zonën e trentinos.

Me datën 22 Tetor Imzot Angelo Massafra se bashku me Imzot Gjergj Meta Ipeshkëv i Reshenit, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së një monumenti, në Trento-Itali, kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Për inaugurimin e këtij monumenti u organizua dhe një Konferencë Shkencore me temën ” Gjergj Kastrioti Skendërbeu Një Hero me Vizion Europian “.

I gjithë aktiviteti u organizua nga” Shoqata Teuta ” ku presidente e saj është znj. Leonora Zefi të cilën e falenderojmë.

Konferenca për Gjergj Kastriot Skënderbeun – Imzot Angelo Massafra: