Imzot Frano Gjini

Ipeshkëv

Lindi në Shkodër, më 20.02.1886. U shugurua meshtar më 28.06.1908. Në vitin 1918 u emërua Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës së Durrësit. Tre herë qe famullitar i Durrësit, pastaj në Derven të Fushë Krujës, Kurbin dhe Perlat të Kthellës. U shugurua Ipeshkëv më 28.10.1930 për Abacinë Nullius të Shën Llezhdrit të Oroshit në Mirditë. Më 11.11.1945 iu besua përkohësisht regjenca e Delegacionit Apostolik të Shqipërisë me të gjitha kompetencat e Delegatit Apostolik, duke zëvendësuar Imzot Nigris-in që, pasi ishte nisur për Romë në fund të marsit të vitit 1945, regjimi nuk e lejoi të hynte më në Shqipëri. Më 04.01.1946 u transferua në selinë e Lezhës, me banim në Kallmet, duke vazhduar të ishte Administrator Apostolik i Abacisë Nullius të Oroshit. U arrestua në Shkodër më 15.11.1946, u dënua me vdekje më 08.01.1948 dhe u pushkatua më 11.03.1948.