Lindi në Gurëz më 01.03.1891. U shugurua meshtar në Shkodër më 24.04.1916. Famullitar i Bogës, i Shkrelit, i Reçit dhe i Mazrrekut. U arrestua në Bogë dhe u burgos në Koplik më 27.07.1948. Vdiq gjatë torturave, pa gjyq, i mbytur në gjiriz në Koplik më 31.07.1948. Lajmi i vdekjes së tij, ndodhur bashkë me Dom Pjetër Çunin, iu dha të atit më 26.12.1948.