Arqipeshkvi, mirënjohës për afërsinë dashamirëse që keni treguar me rastin e ditëlindjes së tij të 72-të përmes mesazheve të shumta që keni dërguar, dëshiron t’ju informojë për gjendjen e tij shëndetësore.
Pas 26 ditëve të shtrimit në spital, kuadri i tij klinik është i kënaqshëm, por delikat dhe ende ka nevojë për trajtim. Ngopja me O2 është e kënaqshme me fluks të ulët. Dispnea është drejt largimit.
Më në fund po shihet një dritë dhe për këtë falënderojmë Zotin dhe ekspertizën e stafit mjekësor/shëndetësor të Spitalit “Miulli”, të cilët po shoqërojnë procesin e tij të shërimit.
Dom Nikolin Toma
Vikar i Përgjithshëm