Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra-s 01.04.2021

Sot, dita e parë e Triditëshit të shenjtë, pas 34 ditëve të shtrimit në spital dhe pas rezultatit të dytë negativ të tamponit molekular, Arqipeshkvi Massafra rreth orës 08.30 doli përfundimisht nga Spitali “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA) dhe u shoqërua në qendrën e rehabilitimit “Maugeri” në Ginosa Marina (TA).

Imzot Angelo falënderon Hyjin, autorin e jetës, të gjithë ju që jeni lutur dhe luteni për të, e në mënyrë të veçantë personelin mjekësor dhe shëndetësor për kompetencën, shërbimin, kujdesin, durimin dhe dashurinë me të cilën ata kanë ndjekur dhe ndjekin të gjithë të shtruarit me Covid- 19, duke i shëruar ata.

 

Ai na ka dërguar këtë mesazh:

Shumë të dashur, shpresoj të jem së shpejti mes jush, sapo ta marr veten plotësisht. Ndërkohë, ju kam dërguar reflektimin tim të Pashkëve në një frymë bashkëndarjeje së asaj që kam pjekur në lutje dhe meditim gjatë kësaj kohe Kreshmeje, të cilën e kam kaluar krejtësisht në spital. Kam ofruar vuajtjet e mia për ju dhe do të vazhdoj të lutem për të mirën e Arqidioqezës gjatë kohës që do të jem në rehabilitim e sipër.

Duke ju falënderuar për afërsinë që keni treguar ndaj meje, ju bekoj përzemërsisht dhe ju uroj të gjithëve që, duke jetuar misteret e Triditëshit të shenjtë, të gëzohemi për Ngjalljen e Krishtit”.

 

Dom Nikolin Toma

Vikar i Përgjithshëm