Lindi në Shkodër më 26.02.1911. Teologji studioi në Koleviti të Peshias (Itali). U shugurua meshtar në Torrikio të Peshias më 29.06.1936. Qe Famullitar në Curraj të Epërm (1937-1939), Berishë (1939-1943) e Rajë (1943-1946), prej nga ku shërbeu edhe Nikajn e Dioqezës së Pultit, aktualisht i dioqezës së Sapës. U arrestua në Rajë më 09.10.1946. U burgos në Shën Gjergj të Dukagjinit dhe pastaj në Shkodër. Më 18.01.1947 u dënua me varje më 24.02.1947, dënim që iu kthye në dënim me burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar në Maliq të Korçës, në fund në burgun e tmerrshëm të Burrelit, ku vdiq prej infarktit më 04.04.1954. Është Martir i sekretit të rrëfimit.