Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Atë Gaspër Suma O.F.M

Lindi në Shkodër më 22.03.1897. Studioi në Shkodër dhe pastaj në Vjenë, Grac e Lankowitz të Austrisë. Teologji studioi në Shkodër dhe Gjenovë. U shugurua meshtar në Gjenovë më 24.07.1921. Dha mësim në Seminarin e Fretërve Minorë të Shkodrës. Qe Famullitar në Përshkash (1923-1924), Nikaj (1927-1931), Toplanë (1932-1942), Theth (1942-1943). Prej kuvendit të Brigjeve ka shërbeu në Hot e Rapshë (1943-1946) dhe në Gomsiqe (1946-1947). Qe Guardian i Gjuhadolit dhe Kapelan i Motrave Stigmatine të Shkodrës. U arrestua në Gomsiqe dhe u burgos në Shkodër më 24.05.1948 dhe më 22.08.1949 u dënua me tre vjet burg. Vdiq prej kancerit në Burgun e Madh të Shkodrës më 16.04.1950. Trupi i tij pushon në kishën e Fretërve Minorë të Shkodrës.