Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Atë Danjel Dajani S.I.

Lindi në Blinisht të Zadrimës më 02.12.1906. Studioi në Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës, kurse Filozofi e Teologji studioi në Kieri të Italisë, pranë Jezuitëve. U shugurua meshtar në Kieri më 15.07.1938. Qe pjesë e Misionit Shëtitës së Jezuitëve; Mësues i gjuhës latine, greke dhe asaj shqipe, i filozofisë dhe i matematikës pranë Seminarit Papnor Shqiptar. Qe Drejtor i revistës “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit”. Prej datës 27.09.1945 Rektor i këtij Seminari dhe i Kolegjit Saverian deri në pushkatim. U arrestua më 31.12.1945 dhe u dënua më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, dhe u la aty, së bashku me të sivëllain Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë.