19th Ave New York, NY 95822, USA

Arqipeshkvi Angelo Massafra lajmëron kalimin në amshim të Dom Gjergj Simonit

Arqipeshkvi Angelo Massafra lajmëron kalimin në amshim të Dom Gjergj Simonit, meshtar i kësaj Arqidioqeze Shkodër-Pult, ditën e sotme, më 28 janar 2022, dhe i fton të gjithë besimtarët që të luten për shpirtin e tij të bekuar dhe të marrin pjesën në Ritin e Salikimit, që do të mbahet nesër, më 29 janar 2022, ora 11.00, pranë kishës Katedrale të Shën Shtjefnit në Shkodër.

Deri në momentin e Ritit të Varrimit trupi i Dom Gjergj Simonit do të qëndrojë për nderim në Sallën Mikel Koliqi, që ndodhet pranë Famullisë “Zoja e Shkodrës”.

Falënderojmë Zotin për dhuratën që i ka bërë Kishës së Hyjit që është në Shqipëri për këtë vëlla meshtar, për besnikërinë e tij, për zellin e tij meshtarak dhe për dëshminë e jetës së tij ofruar Hyjit dhe Kishës.