Scroll Top

Jubileu 2015

NDJESA E PLOTË: CFARË ËSHTË, KU, SI KUR…

Të gjithë besimtarët me të vërtetë të penduar: duke përjashtuar çdo lidhje me mëkatin, të nxitur nga një shpirt bamirësie dhe që, gjatë Vitit të Shenjtë, të pastrohen nëpërmjet sakramentit të pendimit dhe të ushqehen nga Kungimi i Shenjtë, do të luten sipas synimeve të Papës. Nga thesari i Kishës, ata do të marrin ndjesën e plotë, faljen dhe ndjesën e mëkateve të tyre, të cilat mund të përdoren për shpirtrat e Purgatorit në formën e lutjes.


Lutja e Jubileut 2025

Ati ynë që je në qiell,
feja që na ke dhënë
në Birin tënd Jezu Krishtin,
vëllain tonë, dhe flaka e dashurisë
e derdhur në zemrat tona
nga Shpirti Shenjt,
zgjofshin në ne shpresën e lume
të ardhjes së Mbretërisë sate.
Hiri yt na shndërroftë
në mbjellës të zellshëm të farave ungjillore,
që ta tharmin njerëzimin dhe gjithësinë,
në pritjen plot besim
të qiejve të rinj dhe tokës së re,
kur, pasi të jenë mposhtur fuqitë e të Keqes,
do të shfaqet përgjithmonë lavdia jote.
Hiri i Jubileut ndeztë në ne,
Shtegtarë të Shpresës,
dëshirën e zjarrtë
për të mirat qiellore
dhe derdhtë mbi mbarë botën
gëzimin dhe paqen e Shëlbuesit tonë.
Ty, o Hyj i lumë në amshim
të qoftë lavdi edhe ndera
në shekuj të shekujve.
Amen.