Nëntëditëshja në nder të të Lumëve Martirë të Shqipërisë
Fillimi i nëntëditëshes
Udhëheqësi:
Në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt.
Të gjithë
Amen.
Udhëheqësi:
Zoti qoftë me ju.
Të gjithë
Dhe me shpirtin tend.
Udhëheqësi:
Vëllezër e motra, historia e martirëve tanë na kujton shpalljen e lavdishme të fesë sonë duke thënë: “Rroftë Krishti Mbret!”. Në fillim të kësaj nëntëditësheje në nder të tyre, t’i kërkojmë Zotit falje për të gjitha herët kur nuk e kemi vënë atë në qendër të jetës sonë, si edhe të rinovojmë besimin tonë në Të.
Të gjithë
- Po i rrëfehem Hyjit të gjithëpushtetshëm… (apo formula të tjera të Ritit të Meshës)
- Besoj në një Hyj të vetëm, Atin e gjithpushtetshëm…
Himni (në faqen…)
Udhëheqësi:
Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, që i ke mbushur me Shpirtin tënd të qëndresës të lumët Vinçenc, ipeshkëv, me shokë, martirë, për të dhënë dëshmi besnikërie ndaj Krishtit dhe dashurie të pakushtëzuar ndaj vëllezërve, bëj që ne, për ndërmjetësi të tyre, të bashkëpunojmë për ardhjen e mbretërisë sate. Nëpër Zotin tonë.
Të gjithë
Amen.