“Duke e sjellë në mend mëshirën” (Lk 1, 57).
Kjo është domethënia e emrit Gjon, siç tregohet prej Kryeengjëllit Gabriel në momentin e kumtimit të lindjes së tij dhe siç pohon Zakaria dhe Elizabeta pas lindjes së dialit.
Në Biblë emri tregon misionin që Zoti, kur e thërret, i beson dikujt: Gjon: do të thote: Hyij sjell mëshirën.
Ditën e tetë, ajo e rrethprerjes së Gjonit si kemi degjuar në Ungjill, është edhe dita e tetë e Nëntëditëshes sonë të Krishtlindjes, ajo në të cilën do të reflektojmë mbi shugurimin tonë Zotit.
Secili prej nesh i është shuguruar Hyjit në ditën e vet të pagëzimit. Le të kujtojmë atë që kemi thënë ditën e dytë të kësaj nëntëditësheje. Fjalë për fjalë, “i shuguruar” do të thotë “i ndarë”, në kuptimin “i zgjedhur dhe i vënë mënjanë”, pra, “i kushtuar dikujt”. Për këtë arsye ne jemi zgjedhur dhe jemi vënë mënjanë për t’iu kushtuar Hyjit. Por kjo gjë nuk është bërë me një akt formal, siç ndodh nëpër kontrata, por nëpërmjet një riti që na ka bërë si Jezusi, i shuguruari i vetëm dhe i vërtetë i Atit.
Vetëm me forcat tona nuk mund t’i shugurohemi dhe t’i kushtohemi Hyjit, por si gjymtyrë të Trupit, kryet e të cilit Jezusi është Zot, mund të jemi të tillë. Dhe emri që na është vënë nuk është aq ai që kemi në gjendjen civile, por vetë emri i Krishtit: jemi të krishterë!
Pra, këtu qëndron identiteti ynë: pikërisht në të qenit të krishterë, në mbajtjen e emrit të Krishtit të stampuar sakramentalisht në trupin tonë. E përsërisim çdo herë që bëjmë shenjën e kryqit apo përpara shpalljes së Ungjillit: në kokë, vendi i aftësive tona të kuptimit dhe të mendimit për të besuar; në gojë, vendi i kumtimit dhe i dëshmisë, për ta bërë tonën dëshminë e fesë; në zemër, vendi i vullnetit të përcaktuar prej dashurisë. Krejt qenia jonë i përket Krishtit dhe gjithmonë Krishti duhet të duket në të gjitha mendimet tona, në të gjitha fjalët tona, në të gjitha veprat tona.
Shumë të dashur, bota do që të na vërë emra të tjerë, do të donte që ta na shihte të ndryshëm prej asaj që jemi dhe vazhdimisht rrezikojmë ta harrojmë dinjitetin e madh që kemi marrë ditën e Pagëzimit tonë! Por nuk duhet të biem pre e këtyre joshjeve dhe, në vend që të bëhemi siç na do bota, duhet të kujtojmë se jemi ne ata që duhet t’ia çojmë Krishtin botës. Ky është misioni që na është besuar.
Në ritin e Pagëzimit është një moment i veçantë i quajtur “Effatà”. Gjatë këtij riti meshtari thotë: “Jezusi Zot, që bëri të dëgjojnë të shurdhërit dhe të flasin memecët, ta dhashë mundësinë ta dëgjosh sa më shpejt fjalën e tij dha ta dëshmosh fenë në nder dhe lavd të Hyjit Atë”.
Le ta kujtojmë këtë detyrë kaq të rëndësishme, të cilën duhet ta kryejmë gjatë gjithë jetës sonë.