Mesazhi i Papa Gjon Palit të Dytë me rastin e Ditës së 23-të Botërore të Paqes, 1990
MESAZHI I PAPA GJON PALIT TE DYTE
ME RASTIN E TE 23-TES DITE BOTERORE TE PAQES.
1 JANAR 1990
1 Në ditët tona vihet re rritja e vetëdijes për kërcënimin e paqes në shkallë botërore, jo vetëm nga gara e armatimeve, nga konfliktet rajonale dhe padrejtësitë që ende ekzistojnë ndër popuj e kombe, por edhe nga mungesa e respektit të duhur për natyrën, nga shfryëzimi I çrregullt I rezervave të saj dhe nga dëmtimi në rritje I cilësisë së jetës. Në një situatë të tillë lind një ndjesi paqendrueshmërie dhe pasigurie që herëpashere favorizon forma të egoizmit kolektiv, të përfitimit dhe shpërdorimit të detyrës. Përballë degradimit të ambjentit, fenoment që po përhapet çdo ditë, për njerëzimin tashmë është e qartë që nuk mund të vazhdohet të përdoren të mirat e tokës si më parë.
Opinioni publik dhe politikanët përgjegjës janë të preokupuar për këtë çeshtje, ndërsa studiuesit e disiplinave të ndryshme po hulumtojnë shkaqet. Po formolohet kështu një ndërgjegje ekologjike, të cilën nuk duhet ta lëndojmë, përkundrazi, duhet të favorizohet, në mënyrë që të zhvillohet e të piqet duke gjetur shprehjet e përshtatshme dhe inisiativa konkrete.
2 Nuk janë të pakta vlerat etike, të një rëndësie rrënjësore për zhvillimin e një shoqërie paqësore që kanë një lidhje direkte me çështjet (ambientale) mjedisore. Ndërvartësia e shumë sfidave, që bota duhet të përballojë, vertëton nevojën e zhgjidhjeve të bashkërenduara, të barazuara në vizione koherente e morale të botës.
Për të krishterin një vizion I tillë mbështetet ne bindjet fetare të marra në Rivelazionët (zbulesat). Ja përse, në fillim të këtij mesazhi dëshiroj të rikujtoj tregimin biblik të krijesës, dhe uroj që edhe ata të cilët nuk kanë të njëjtat bindje fetare me ne të munden njësoj të gjejnë shtytje të dobishme për një lidhje të përbashkët të reflektimit e të angazhimit.
• ”Dhe Zoti e pau që ishte gjë e mirë”
2 Në faqet e Gjenezës, në të cilat është shënuar autorivelazioni I parë I Zotit për njerëzimin, vijnë si një refren fjalët:”E Zoti pau që ishte gjë e mirë”. Por pasi kishte krijuar qiellin e detin, tokën e gjithçka që ajo përmban, Zoti krijoi burrin e gruan, shprehja ndryshon dukshëm. “E Zoti pau çfarë kishte bërë, dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë”(Gen 1.31). Burrit dhe gruas Zoti u besoi krijimin e gjithçkaje tjetër, dhe atëherë, siç lexojmë mundi të pushojë”nga të gjitha punët e tij”(Gen 2.3).
Thirrja e Adamit dhe e Evës të marrin pjesë në vetveprimin e planit të Zotit për krijimin, stimulonte atë kapacitet e ato dhunti që dallojnë njeriun nga çdo krijesë tjetër e, në të njëjtën kohë, stabilizonte një raport të rregullt mes njerëzve dhe natyrës. Të bërë sipas imazhit e ngjashmërisë së Zotit, Adamit e Evës do t’u duhej të ushtronin zotërimin e tyre mbi tokë (cfr Gen 1.28) me urtësi e dashuri. Ata, përkundrazi, me mëkatin e tyre shkatërruan harmoninë ekzistuese duke vepruar, me vendosmëri në kundërshtim me atë ç’ka kishte skicuar Krijuesi. Kjo nuk solli vetëm tjetërsimin e njeriut me vetveten, vdekjen apo vëllavrasjen, por edhe një lloj rebelimi të tokës në ballafaqim me njerëzit (cfr Gen 3,17-
19:4.12)
Gjithë hapësira bëhet objekt I paqëndrueshmërisë e qysh atëherë pret, në mënyrë të mistershme, të jetë I lirë për të hyrë në lirinë e lavdishme së bashku me të gjithë fëmijët e tjerë të Zotit (cfr Rm 8.20-
21).
3 Të krishterët tregojnë që në Vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit është përmbushur vepra e pajtimit të njeriut me Zotin, të cilit I pëlqe të pajtojë me veten të gjitha gjërat, duke paqësuar me gjakun e kryqit të tij, e nëpërmjet tij, gjërat që janë në tokë e në qiell. (Cal 1.19-20). Krijimi në këtë mënyrë u përtri.(cfr Ap 21,5) e mbi të, më parë ju nënshtrua “skllavërisë” së vdekjes e vetmimit (Cfr
Rm 8,21), shpërthen një jetë e re, ndërsa ne “presim qiej të rinj e një tokë të re, në të cilat do të ketë një banesë të qëndrueshme të drejtësisë”(2 Pt 3,13).
Kështu Zoti na bëri të njohim misterin e vullnetit të tij, plane që me dashamirësi e kishte caktuar ta realizonte në kohë: ç’ka do të thotë që përmbledhtas të përvijohej gjithçka në Krishtin. (Ef 1,9.10)
4 Këto konsiderata biblike ndriçojnë më mirë lidhjen mes veprimit njerëzor e integritetit të gjithësisë. Kur largohet nga modeli i Zotit krijues, njeriu provokon një çrregullim, që në mënyrë të pashmangshme reflektohet në pjesën tjetër të botës. Në qoftë se njeriu nuk është në paqe me Zotin, vetë toka nuk është në paqe: “Prandaj është në zi vendi e cilido që banon aty lëngon, bashkë me kafshët e tokës e zogjtë e qiellit; deri edhe peshqit e detit zhduken” (Os 4,3). Përvoja e kësaj “vuajtje”
të tokës është e përbashkët edhe për ata që nuk e mbështesin fenë tonë me Zotin. Në fakt janë para syve të të gjithëve shkatërrimet në rritje të shkaktuara në natyrën e kësaj bote nga sjellja e njerëzve që janë indiferënt ndaj nevojave e pra është paralajmërim I qartë, I rregullit e I harmonisë që e mbajnë.
Prandaj pyetet me ankth nëse mund të gjendet rrugëdalje për dëmet e provokuara. Duket që një zgjidhje e përshtatshme nuk mund të konsistojë thjesht në një administrim më të mirë, apo në një përdorim më pak irracional të rezervave të tokës. Megjithatë duke njohur dobinë praktike të masave të tilla, duket e nevojshme të gjendet burimi e ta përballojmë së bashku krizën morale, ku degradimi
I ambjentit është një prej problemeve më shqetësuese.
• Kriza ekologjike një problem moral.
Disa elementë të krizës së tashme ekologjike nxjerrin në pah në mënyrë të dukshme karakterin e saj
(truoral). Mes këtyre elementeve, në vend të parë, duhet të numërohet përdorimi diskriminues I përparimeve shkencore e teknologjike. Shumë zbulime të kohëve të fundit kanë sjellë të mira të pamohueshme për njerëzimin por ato manifestohen në rast të një vokacioni fisnik të njerëzve për të marrë pjesë në mënyrë të përgjegjeshme në veprimtarinë krijuese të Zotit në botë. Është konstatuar që përdorimi I zbulimeve të tilla në fushën indrustriale e bujqësore, prodhon, në fund të fundit, efekte negative. Ajo ç’farë sot ka dalur hapur në dukje është se çdo ndërhyrje në hapësirën e ekosistemit nuk mund të lejohet pa marrë në konsideratë pasojat në fusha të tjera, e në përgjithësi interesat e brezave të së ardhmes.
5 Harxhimi gradual i shtresës së ozomit dhe “efekti serrë” tashmë kanë arritë dimensione kritike për shkak të shtrirjes së industrisë të përqëndrimeve të mëdha urbane dhe konsumit të energjisë.
Shkarkimet industriale, gazet e prodhuara nga djegia e fosileve të karburanteve, shpyllzimi I pakontrolluar, përdorimi I disa tipeve të herbicideve, freskueve, dhe I lëndëve djegëse reaktive: Të gjitha këto – siç është vënë re – dëmtojnë atmosferën dhe ambjentin. Nga kjo kanë rrjedhë ndryshime të shumta metereologjike e atmosferike, efektet e të cilave dëmtojnë shëndetin dhe mundësojnë zhytjen në ujë të tokave të ulta.
Ndërsa në disa raste dëmet ndoshta tashmë janë të pakthyeshme, në shumë raste të tjera është e mundur të ndalohet. Ndërkaq, do të duhej që e gjithë bashkësia njerëzore, individët, shtetet dhe organizmat ndërkombëtare t’I marrin përsipër seriozisht përgjegjësitë e veta.
6 Por shenja më e thellë dhe më e rëndë e implikimeve morale, që është rrënjësore në çështjet ekologjike, është krijuar nga mungesa e respektit për jetën, gjë që vihet re shpesh në sjelljet e mrapshta. Shpesh arsyet e prodhimit dalin mbi dinjitetin e punëtorit dhe interesat ekonomike vihen para interesit të individit, e pse jo edhe të të gjithë popullsisë. Në këto raste padrejtësia e shkatërrimi
I’natyral përvijon përbuzjen e vërtetë ndaj njeriut. Ekuilibret delikate ekologjike përmbysen nga shkaku I zhdukjes së pakontrolluar të specieve të gjalla ose atyre bimore ose për shkak të shfrytëzimit të pakujdesshëm të rezervave e megjithatë, është mirë të kujtohet se edhe në qoftë se këto gjëra bëhen në emër të përparimit e të së mirës, në fakt, kurrsesi nuk kthehen në avantazh të njerzimit.
Më në fund, nuk ka se si të mos I shikojmë me shqetësim të thellë mundësitë e mrekullueshme të kërkimeve biologjike. Ndoshta ende nuk jemi në gjendje t’I masim përshtjellimet që po I shkaktojmë natyrës nga një manipulim gjenetik diskriminues nga zhvillimi I pakujdesshëm (I pamenduar) I llojeve të reja të bimëve e formave të jetës së kafshëve, për të mos folur pastaj për ndërhyrjet e papranueshme në origjinën e vetë jetës njerëzore. Askujt nuk I lejohet, në një sektor kaq delikat, indiferenca ose reflektimi I normave etike themelore që e sjellin njeriun mu në prag të vetshkatrrimit.
Është respekti për jetën e në rend të parë, për dinjitetin e njeriut normat thelbësore frymëzuese të një progresi të shëndoshë ekonomik, industrial e shkencor. Është krejt I dukshëm kompleksiteti I problemit ekologjik. Ekzistojnë, megjithatë disa parime thelbësore, që nga pikpamja e autonomisë legjitime dhe të konpetencave specifike të atyre që janë angazhuar në to, mund t’I drejtojnë kërkimet drejt zgjidhjeve të përshtatshme e afatgjata. Është fjala për principe esenciale për ndërtimin e një shoqërie paqësore, e cila nuk mund të injorojë as respektin për jetën, as kuptimin e integritetit të gjithësisë.
• Në kërkim të një zgjidhjeje
8 Teologjia, filozofia e shkenca puqen për sa I takon vizionit të një universi harmonioz, d.m.th të një universi të vërtetë, I pajisur me integritetin e tij dhe me ekuilibrin e tij të brenshëm dinamik:
Ky urdhër duhet të respektohet: Njerëzimi është grishur për ta eksploruar, për ta zbuluar me një kujdes të butë e pastaj të përdoret me etje duke ruajtur integritetin e tij (kosmozit). Nga ana tjetër, toka është esencialisht trashigimi e përbashkët, frutet e së cilës duhet të jenë në dobi të të gjithëve.” Zoti e ka destinuar tokën dhe gjithçka që ajo përmban për përdorime të të gjithë njerëzve e popujve” ka riafirmuar Koncili I Dytë I Vatikanit.
(Gaudum et Spes 69)
Kjo gjë ka ndërlikime direkte për problemin tonë. Është e padrejtë që një pakicë të privelegjuarish vazhdojnë të grumbullojnë të mira të panevojshme duke shkatërruar burimet e gatshme, ndër kohë që shumë njerëz jetojnë në kushte varfërie, në një nivel minimal mbështetjeje. Dhe është tani po ky dimension dramatik I zhbalancimit ekologjik që na mëson se lakmia dhe egoizmi, individual ose kolektiv, janë në kundërshtim me urdhërin e krijuesit, në të cilin është nënshkruar ndërvartësia e heshtur.
9 Konceptet e rregullit në univers dhe trashëgimia e përbashkët, janë dy elemente që meritojnë të vihen në dukje dhe nga ana tjetër është I nevojshëm një sistem I trajnimit të rezervave të tokës I kontrolluar më mirë në nivel ndërkombëtar. Përmasat e problemit të mjedisit në shumë raste I kalojnë kufijtë e shteteve të veçanta zgjidhja e tyre pra, nuk mund të gjendet vetëm në nivele kombëtare.
Kohët e fundit janë regjistruar disa hapa premtues drejt një veprimi ogurbardhë në shkallë ndërkombëtare, por instrumentet dhe organizmat ekzistuese janë ende të papërshtatshëm drejt një plani ndërhyrës të koordinuar. Pengesat politike, format e nacionalizimit të ekzagjiruar dhe interesat ekonomike, për të mos kujtuar që disa faktorë zvogëlojnë, ose drejtpërdrejtë pengojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vënien në veprim të inisiativave efikase për një kohë të gjatë. Duhet të ngulim këmbë në nevojën e hartimit të një veprimi në nivel ndërkombëtar, por kjo sigurisht nuk zvogëlon përgjegjësinë e shteteve te veçanta. Këto (shtete) nuk duhet vetëm të zbatojnë normat e aprovuara së bashku me autoritetet e shteteve të tjerë, por edhe të favorizojnë, brenda tyre një rregull të përshtatshëm social ekonomik, me një vëmendje të veçantë ndaj sektorëve më të prekshëm të shoqërisë. I takon çdo shteti detyra, që brenda territorit të tij të parandalojë degradimin e atmosferës e të biosferës, duke kontrolluar me kujdes ndër të tjera, efektet e zbulimeve të reja teknologjike ose shkencore e duke iu afruar qytetarëve të tyre garancinë për të mos qënë të ekspozuar ndaj agjentëve ndotës apo të mbetjeve helmuese. Sot po flitet me më këmbëngulje për të drejten e të pasurit të një ambjenti të sigurtë, si një e drejtë që sado e vonë duhet të hyjë në kartën e të drejtave të njeriut .
URGJENCA E NJË SOLIDARITETI TË RI
10 Kriza ekologjike nxjerr në pah nevojën e ngutshme morale të një solidariteti të ri, veçanarisht në marrëdhënjet mes vendeve në zhvillim dhe vendeve më të inustrializuara. Shtete duhet të tregojnë gjithnjë e më shumë solidarë dhe duhet të plotësojnë njeri-tjetrin për të promovuar një zhvillim të një ambjenti natyral e social paqësor e të shëndoshë.
Vendeve në zhvillim, p.sh. nuk mund t’u kërkohet t’I ndërtojnë indrustritë e tyre të reja sipas normave strikte, në qoftë se. Shtetet e indrustrializuara nuk I zbatojnë këto norma vetë të parët në vendet e tyre. Nga ana e tyre, vendet në zhvillim moralisht nuk mund të përsërisin gabimet e bëra nga të tjerët në shkuarën, duke vazhduar të ndotin mjedisin me prodhime ndotëse, shpyllzime të tepruara e shfrytëzim të pakufizuar të rezervave shteruese. Më të njëjtin konteks është urgjent të gjendet një zgjidhje e problemit të trajtimit e tretjes (përpunimit) të mbeturinave toksike (helmuese). Megjithatë asnjë organizatë, asnjë plan, nuk do të jetë në gjendje t’u paraprijë ndryshimeve të duhura, në qoftë se drejtuesit e kombeve të të gjithë botës nuk do të jenë me të vertetë të bindur për një nevojë absolute të këtij solidariteti të ri, që kriza ekologjike kërkon dhe që është (esenciale) thelbësore për paqen. Një nevojë e tillë do të ofrojë raste të volitshme të konsoliduara në marrëdhënie paqësore mes Shteteve.
11 Duhet të shtojmë se nuk mund të fitohet ekuilibri I vërtetë ekologjik në qoftë se nuk përballohen direkt format strukturale të varfërisë ekzistente sot në botë. P.sh. varfëria rurale e shpërndarja e tokës në shumë vende kanë sjellë një bujqësi produktive dhe varfërimin e tokës. Kur toka nuk prodhon më shumë fshatarë transferohen në zona të tjera, duke rritë shpesh shpyllzimin e pakontrolluar ose vendosen në qendra urbane me shërbime e strukturë tashmë të varfëruar (vjetruar).
Ndërkaq, disa vende, të zhytura thellë në borxhe, janë duke shkatërruar trashëgiminë e tyre natyrore me pasoja të pakthyeshme të ç’ekuilibrit ekologjik, me qëllim prodhimin e produkteve të reja për eksport. Përballë një situate të tillë, të akuzosh të varfërit për efektet negative mjedisore, që në fakt I kanë provokuar vete, do të ishte një mënyrë e papranueshme për të vlerësuar përgjegjësitë. Është më mirë të ndihmohen të varfërit, të cilëve u është besuar toka, si të gjithë të tjerëve, për të përballuar varfërinë, por kjo kërkon një formë guximtare të skemave e strukturave të reja në marrdhënjet mes
Shteteve e popujve.
12 Por ka edhe një kërcënim tjetër të rrezikshëm që na qëndron mbi kokë: lufta. Sot shkenca moderne disponon, për fat të keq mjaft kapacitet për ta përdorë mjedisin për qëllime armiqsore një cënim I tillë mund të ketë efekt për një kohë të gjatë e të paparashikuar edhe më të rëndë. Pavarsisht se marrëveshjet ndërkombëtare ndalojnë luftën kimike, bakteriologjike e biologjike, në fakt në laboratorë vazhdon kërkimi për zhvillimin e armëve të reja sulmuese, të afta për të prishur ekuilibrin natyror. Sot çdo formë e luftës në shkallë botërore do të shkaktonte dëme ekologjike të opallogaritshme. Por edhe luftrat lokale ose rajonale, sado që janë të kufizuara jo vetëm që shkatërrojnë jetë njerëzish, dhe strukturat e shoqërisë, por dëmtojnë tokën, duke shkatërruar të mbjellat e bimësinë dhe helmojnë tokën e ujin. Të mbijetuarit nga lufta gjenden para nevojave për të filluar një jetë të re në kushte natyrale shumë të vështira, që krijojnë herë pas herë gjendje të vështira fatkeqësish shoqërore, me pasoja negative edhe për mjedisin.
13 Shoqëria e sotme nuk do të gjejë zgjidhje për problemin ekologjik, në qoftë se nuk rishihet seriozisht mënyra e të jetuarit. Në shumë pjesë të botës ajo (shoqëria) I është nënshtruar hedanizmit e konsumizmit dhe mbetet indiferente ndaj dëmeve që rrjedhin nga keqtrajtimi që I bëhet ambjentit.
Siç e kamë vënë re , situata ekologjike rëndohet sa herë që kriza morale e njeriut thellohet. Në qoftë se mungon kuptimi I vlerave të individit e të jetës njerëzore, bie interesi për të tjerët e për tokën.
Thjeshtësia, vetpërmbajtja, vetëdisiplina dhe shpirti I sakrificës duhet ta mbushin jetën tonë çdo ditë, në qoftë se nuk duhet të jemi të shtërnguar të gjithë të pasojmë pasojat negative të një pakice të pakujdesshme. Ka, pra, një nevojë urgjente për t’u edukuar me përgjegjësinë ndaj ekologjisë;
përgjegjësi ndaj të tjerëve; përgjegjësi ndal mjedisit. Është një edukim që nuk mund të bazohet thjesht në ndjenja apo në përpjekje të kota e të papërcaktuara. Fundi I edukimit nuk mund të jetë as ideologjike as politike, themelimi I tij nuk mund të vendoset mbi refuzimin e botës moderne apo mbi një dëshirë të mjegullt për një kthim në “parajsën e humbur”. Edukimi I vërtetë për përgjegjësin përbën një kthesë autentike në mënyrët e të menduarit ose në sjellje. Për sa I takon Kishës dhe institucioneve të tjera fetare, organizmat qeveritare, para se gjithash përbërësit e shoqërisë kanë një rol preçiz për të zhvilluar. Edukatorja e parë, gjithsesi, mbetet familja, në të cilën fëmija mëson të respektojë të afërmit dhe të dojë natyrën.
14 Më në fund, nuk mund të errësohet vlera estetike e Krijuesit. Kontakti me natyrën është vetvetiu thellësisht rigjenerues siò është soditja e shkëlqimit të tij që na dhuron paqe e sinqeritet.
Bibla flet shpesh për mirësinë dhe bukurinë e Krijesës, e grishur për t’I dhënë lavdi Zotit. (Cfr ex gr
Gen 1,4 ss; Sal 8,2; 104(103), 1ss;Sap 13,3-5;Sir 39, 16,33; 43,1,9).
Ndoshta me e vështirë, por që nuk është më pak e rëndësishme meriton më pak vëmendje, mund të jetë soditja e disa veprave gjeniale të ndërtuara nga njeriu. Edhe qytetet mund të kenë një bukuri të veçantë që duhet t’I shtyjë njërëzit ta mbrojnë mjedisin rrethues. Një planifikim urban është një aspekt
I vëmendshëm I mbrojtjes së mjedisit, është respekti për karakteristikat morfologjike të tokës dhe një kërkesë e domosdoshme për çdo fillim pune ekologjikisht korrekt. Nuk duhet të errësohet lidhja që ekziston mes një edukimi të përshtatshëm estetik dhe përdorimit të një mjedisi të shëndoshë.
-Cështja ekologjike: Një përgjegjësi e të gjithëve.
15 Sot çështja ekologjike ka marrë përmasa të tilla sa që ka ndërthurur përgjegjësitë e të gjithëve.
Aspekte të ndryshme të këtij problemi që unë I kam ilustruar, tregojnë nevojën e një bashkëpunimi të detyrueshëm, deri në një stabilizim të detyrave respektive dhe të angazhimeve të individëve, të popujve, të Shteteve e të komunitetit ndërkombëtar. Kjo jo vetëm që ecën me të njëjtin hap në përpjektet për të ndërtuar paqen e vërtetë, por objektivisht e konformon dhe e forcon atë. Duke e futur problemin ekologjik në një kuptim më të gjerë të çështjes së paqes në shoqërinë njerzore, del më mirë në pah se sa e rëndësishme është kuptimi I vemëndjes asaj që toka dhe atmosfera na zbulojnë: Në univers ekziston një rregull që duhet të respektohet: njeriu I pajisur me mundësinë e zgjedhjes së lirë, ka një përgjegjësi të rëndë për ruajtjen e këtij rregulli, edhe për të mirën e brezave që vijnë. Kriza ekologjike e përsëris e përsëris- është një problem moral. Edhe burrat e gratë që nuk kanë bindje të veçanta fetare, për vetë kuptimin e përgjegjësisë së tyre ndaj së mirës së përbashkët, e njohin detyrën e tyre për të kontribuar në shëndosjen e mjedisit. Më shumë arsye, ata që besojnë në Zotin krijues, e pra që janë të bindur që në botë ekziston një rregull I përcaktuar mirë deri në fund duhet të jenë të grishur të merren me problemin. Të Krishterët, në veçanti, vërejnë që detyrat e tyre në brendësi të gjithësisë, detyrimet e tyre ndaj natyrës e Krijuesit janë pjesë e fesë së tyre. Ata ndërkaq, janë të ndërgjegjshëm për fushën e gjerë të bashkëpunimit————– dhe ndërfetar që hapet para tyre.
16 Në përfundim të këtij mesazhi, dëshiroj t’u drejtohem direkt vëllezërve të mi dhe motrave të mia të Kishës katolike për t’ju kujtuar detyrimin e tyre të rëndësishëm që ata kanë: të kujdesën fort për gjithësinë. Angazhimi I besimtarit për një mjedis të shëndoshë lind direkt nga besimi I tij në Zotin krijues, nga vlerësimi I mëkateve origjinale e të mëkateve përsonale e nga siguria e të qenit I shpërblyer (I shpëtuar) nga Krishti. Respekti për jetën e për dinjitetin e përsonit njerëzor përfshin edhe respektin për gjithësinë, që është ftuar për t’u bashkuar me njeriun në glorifikimin e Zotit. (Cfr.
Sal 148 (147) et Sal 96 (95) ).
San Françesku I Asizit, që me 1979 e kam shpallë mbrojtës qiellor të lëvrueve të ekologjisë.(Cfr
“Inter Sanctos”: AASi(1979), 1509s,) u afron të krishterëve shembullin autentik e respektin e plotë për gjithësinë. Mik I të varfërve, I dashuruar prej krijesave të Zotit, ai ftoi të gjithë kafshët, bimët, forcat natyrore, edhe diellin vëlla e hënën motër për të nderuar e lavdëruar Zotin. Nga I Varfëri I
Asizit na vjen dëshmia që, duke qenë në paqe me Zotin mund të jemi me tërë gjithësinë, e cila është epandarë nga paqa mes popujve. Është ogur I mirë fryma e tij, që na ndihmon për të ruajt gjithnjë gjallë kujtimin e “vëllazërimit” me të gjitha gjërat e krijuara mirë e bukur nga Zoti I gjithpushtetshëm e na kujton detyrimin e rëndë për t’I respektuar e ruajtur me kujdes, në kuadrin e një vëllazërimi njerëzor më të gjerë e më të fortë.
Nga Vatikani 2 dhjetor 1989
