Scroll Top

MESAZH I SHENJTËRISË SË TIJ GIOVANI PAOLO II PËR CELEBRIMIN E DITËS BOTËRORE TË PAQES

MESAZH I SHENJTËRISË SË TIJ GIOVANI PAOLO II PËR CELEBRIMIN E DITËS BOTËRORE TË PAQES
Nga drejtësia e secilit lind paqja për të gjithë

Drejtësia ec me paqen dhe qendron me atë në marrëdhënie të qëndrueshme dhe dinamike. Drejtësia
dhe paqja synojnë për të mirën e secilit dhe të të gjithëve, për këtë duhet të kemi rregull e vërtetësi.
Kur njëra është e kërcënuar,që të dyja lekunden:kur fyhet drejtësia vihet në rrezik edhe paqja.Ekziston
një lidhje e ngushtë mes drejtësisë të secilit dhe paqes të të gjithëve dhe për këtë me Mesazhin për
Ditën Botërore të Paqes do të doja t’u drejtohesha njërezve të lartë të shtetit duke pasur mirë parasysh
se bota e sotme, megjithëse e përfshirë në shumë rajone nga tensione, dhune e konfliktesh është në
kerkim të një paqeje të vertëtë e të qëndrueshme për të gjithë njërezimin.
Drejtësi dhe paqe janë koncepte abstrakte apo ideale të largeta:janë vlera të lindura,si një pasuri e
përbashkët në zemren e çdo personi.Individë, familje, komunitete, shtete, të gjithë janë të thirrur për
të jetuar në drejtësi dhe për të kontribuar për paqen.Askush nuk mund të përjashtohet nga kjo detyre.
Mendimi im në keto momente shkon, si tek ata që janë të implikuar për fatkeqesinë e tyre në konflikte
të dhimbshme, si tek të varferit,tek viktimat e çdo lloj shfrytëzimi:janë persona që eksperimentojnë
në mishin e tyre mungesën e paqes dhe efektet e dhimbshme të padrejtësise.Kush do të mund të rrinte
indiferent përballë deshires se tyre drejt një jetë qe i ka rrënjët në drejtësi dhe në paqen e vërtetë?
Është detyre e të gjithëve qe të bëjmë të mundur që kjo të ndodhë: nuk ka drejtësi të plotë në qoftë se
të gjithë nuk mund ta përdorin njëlloj.
Drejtësia është:në të njëjtën kohe, virtyt, moral dhe koncept i ligjshëm.
Nganjëhere na paraqitët e padukëshme; në të vertëtë është detyrë e drejtësise të jetë e kujdesshme dhe
e vëmendëshme për të siguruar ekuilibrin midis të drejtave dhe detyrave dhe për më tepër për të
promovuar ndarjen e barabartë të të mirave dhe fitimeve.Drejtësia ndreq, nuk prish; pajton me mirë
se të shtyje drejt hakmarrjes.Rrënja e saj e fundit është vendosur tek dashuria, që ka shprehjen e saj
me kuptimplote tek mëshira.
Për më tepër drejtësia, e shkëputur nga dashuria e mëshirshme bëhet e ftohtë dhe therëse.
Drejtësia është virtyt dinamik dhe i gjalle: mbron e vë në lëvizje dinjitetin e çmuar të njerëzve dhe
mban të drejtat e të gjithëve, duke qenë ruajtëse e lidhjeve midis personave dhe popujve.Njeriu nuk
jeton vetëm, por qe në çastet e para të të qenurit të tij është në marrëdhenjë me të tjeret, kështu që e
mira e tij si individ dhe ajo e shoqërise ecin me hapa të njëjtë: midis dy aspektëve ekziston një
ekuilibër delikat.
Drejtësia bazohet mbi respektin e të drejtave të njeriut.

Personi është i paisur nga natyra me të drejta universale të pashkelëshme, të patjetërsueshme. Ato
nuk ekzistojnë vetëm. Përsa i takon kësaj, i nderuari im Papa Giovani XII, mësonte qe
personi”zotëron si të drejta ashtu dhe detyra të ardhura drejtpërdrejt dhe njëkohësisht nga vetë natyra
e tij”.(1) Mbi themelimin e drejtë antropologjik të të drejtave dhe detyrave të tilla, për me tepër mbi
bashkëlidhjen e tyre të brendshme mbështet mbrojtjen autentike të paqes.
Në shekujt e fundit këto të drejta njerëzore kanë qenë formuluar në deklarata të ndryshme ligjore,
gjithashtu me akte juridike detyruese. Shpallja e tyre në historinë e popujve e shteteve në kërkim të
drejtësisë dhe lirisë është kujtuar me një krenari të drejtë, edhe pse dendur është përjetuar si një pikë
kthimi pas dhunimeve të hapura ndaj dinjitetit të individëve të veçantë dhe të krejt popullsisë.
Pesëdhjetë vite më parë, mbas një luftë shënuar nga përmbytje të së drejtës për të jetuar, për disa
popuj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri të njohur Deklaratën Universale të
të Drejtave të Njeriut. Bëhet fjalë për një akt solemn, që i është shtuar, pas eksperiencës së trishtuar
të luftës, lëvizjeve të vullnetshme për të rinjohur në mënyre formale të të njëjtave të drejta të të gjithë
personave dhe të të gjithë popujve.
Në dokument lexohet deklarata që vijon e cila i ka qëndruar provës së kohës:”Rinjohja e dinjitetit të
brendshëm të të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzve dhe të drejtave të tyre, të njëjta dhe të
patjetërsueshme, ku konsiston themeli i lirise, drejtësisë dhe të paqes në botë.(2)
Kujdes jo më të vogël meritojnë fjalët me të cilat mbyllet dokumenti:”Asgje në deklaratën prezentë
s’mund të jetë e interpretuar për të ngatërruar një të drejtë të çfarëdo shteti, grupi apo personi, për të
ushtruar një aktivitet ose për të bërë një akt synues tek shkatërrimi i disa të drejtave dhe të lirive të
parashtruara”.(3)
Është dramatike që ende në ditët tona kjo vendosje është dhunuar sheshit përmes presionit,
konflikteve, korrupsionit ose në mënyrë më mashtruese përmes tentativës së keqinterpretimit me
qëllim të shtrembërimit të kuptimit të të njëjtave përkufizime qe përmbante Deklarata Universale.
Ajo vështrohet në brendësi, në shpirt, si në letër.
Ajo mbeti siç kishtë thënë Papa Paolo VI me një kujtim të nderuar – një nder titujt më të mëdhenj të
lavdisë së Kombeve të Bashkuara:”Veçanërisht kur mendohet për rëndësinë që i është dhënë si ecje
e sigurtë drejt paqes”.(4)
Me rastin e pesëdhjetë vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që celebrohet këtë
vit, është mirë të kujtohet…”vlerësimi e mbrojtja e të drejtave njerëzore…si lëndë me rëndësi të parë
për komunitetin ndërkombëtar”.(5)
Mbi këtë përvjetor mbështeten hijet e disa rezervave të manifestuara rreth dy karakteristikave
themelore të vetë nocionit të të drejtave të njeriut:universaliteti i tyre dhe pandashmëria e tyre.
Mënyra të tilla dalluese rishpallen rreptësisht për të tërhequr kritikat e kujdo qe tenton të shfrytëzoje
argumentin e veçantise kulturore për të mbuluar dhunime të të drejtave të njeriut, e kujdo që varfëron
konceptin e dinjitetit njerëzor duke mohuar vleren juridike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Universalitet e pandashmëri janë dy principe udhërrëfyese që kërkojnë me ngulm nevojen për të
përhapur të drejtat njerëzore në kultura të ndryshme, pse jo për të thelluar profilin e tyre juridik, për
të siguruar respektin e plotë.
Respektimi i të drejtave njerëzore nuk sjell vetëm mbrojtjen në planin juridik kur duhet të ketë
parasysh në të gjitha aspektet që rrjedhin nga nocioni i dinjitetit njerëzor i cili është në bazë të çdo të
drejtë. Në ketë përspektivë merr spikatshmëri të madhe një kujdes i përshtatshëm i dimensionit
edukativ. Gjithashtu është e rëndësishme ta konsiderojmë edhe promovimin e të drejtave njerëzore:
ky është frut i dashurisë për njeriun, si e tillë”dashuria shkon përtej, kur ka mundësinë të sigurojë
drejtësinë e thjeshtë”.(6)të drejtat e familjes, që është”elementi natyral e themelor i shoqërise”.(7)
Globalizimi në solidaritet

Ndryshimet e gjera gjeopolitike të ndodhura mbas 1989-es janë ndjekur nga revolucione të vërteta
në fushën shoqërore dhe ekonomike.Globalizimi i ekonomisë dhe financës është tashme një realitet
e gjithmonë e më me qartësi vijnë e mblidhen efektët e progreseve të shpejta të lidhura me teknologjitë
informatike.
Jemi në prag të një epoke të re, që sjell me veta shpresa të mëdha dhe pyetje shqetësuese. Cilat do të
jenë pasojat e ndryshimeve që po zhvillohen?
Do të mund të kenë të gjithë avantazh nga një merkatë globale?
Do të kenë më në fund të gjithë mundësinë të ndjejnë kënaqësinë e paqes?
Lidhjet midis shteteve të barabartë, apo konkurencat ekonomike dhe rivalitetet midis popujsh e
shtetesh do ta shpien njerëzimin drejt një situate të paqëndrueshme akoma me të madhe?
Për një shoqëri më të barabartë, për një paqe më të qëndrueshme, në një botë drejt ecjes mbi rrugën
e globalizmit, është një detyrë urgjente e organizimit ndërkombetar për të kontribuar, për të
promovuar sensin e detyrës për të mirën e përbashkët. Por për të mbërritur tek kjo është e nevojshme
të kemi gjithmonë parasysh njeriun, që duhet të jetë i vendosur, në qënder të çdo projekti shoqëror.
Vetëm keshtu Kombet e Bashkuara mund të bëhen një “familje shtetesh”, sipas mandatit të tyre
origjinal”për të promovuar progresin shoqëror dhe një nivel me të lartë jetë në një liri me të gjere”.(8)
Është kjo rruga për të ndërtuar një komunitet botëror të bazuar mbi “besimin reciprok, mbi respektin
e sinqertë”.(9)
Sfida është ajo për të siguruar një globalizim në solidaritetin, një glogalizim pa kufi. Ja një detyrë
evidente e drejtësisë që sjell implikime të dallueshme morale në organizimin e jetës ekonomike,
sociale, kulturore e politike të shteteve.
Pesha e rëndë e borxhit të jashtëm.

Shtete e krahina të tëra të botës, për shkak të potencialit të vogël financiar apo ekonomik rrezikojnë
të jenë të përjashtuara nga një ekonomi që gobalizohet.Të tjere kanë burime më të mëdha, por nuk
munden fatkeqësisht të kenë avantazh për motive të ndryshme: prishje rendi, konflikte të brendshme,
mungesë strukturash të përshtatshme, korrupsion të përhapur, kriminalitet dhe shume arsye
përsëri.Globalizmi bashkohet, ngjitet me solidaritetin. Duhen caktuar ndihma të veçanta, në favor të
atyre Vendeve që me forcat e tyre nuk janë në gjendje të hyjnë me sukses në tregun global, që të
mund të kalojnë gjendje e tyre të disavantazhit. Është diçka që duhet ndaj tyre për drejtësi. Në një
“familje Kombesh”autentike , askush nuk mund të përjashtohet; përkundrazi është më i dobëti, më i
brishti që duhet mbajtur, që të mund të zhvillojë plotësisht potencialitetet e tij.
Mendimi im shkon tek një ndër vështirësitë më të mëdha, të cilën shtetet më të varfëra duhet ta
përballojnë.I referohem barrës së rëndë të borxhit të jashtëm, që kompromenton ekonomitë e të gjithë
Popujve, duke frenuar progresin e tyre shoqëror dhe politik. Përsa i përket kesaj, nisma të fundit të
institucionëve financiare ndërkombëtare kanë venë në jetë një tentativë të rëndësishme të reduktimit
të kordinuar të atij borxhi.Uroj nga zemra qe të vazhdohet me tej në këtë rrugë, duke përdorur me
përkulshmëri kushtet e parashikuara, në mënyre që të gjitha Kombet të kenë të drejtë të nxjerrin dobi
përpara vitit 2000. Shumë mund të bëjnë në këtë drejtim Vendet me të pasura, duke ofruar
mbështetjen e tyre në zbatimin e nismave.
Cështja e borxhit bën pjesë në një problem më të gjere: tek zgjatja e varfërise, nganjëherë dhe edhe
ekstreme, dhe tek ngritja e pabarazive të reja që shoqërojnë proçesin e globalizimit. Nëse objektive
është një globalizim pa menjanime, nuk mund të tolerohet me një botë në të cilën jetojnë pranë e
pranë të stërpasurit dhe të mjeruarit, të vobegëtit të privuar nga nevojat themelore dhe njerëz që
përdorin pa kriter gjëra që të tjerët kanë një nevoje të dëshpëruar. Kontraste të tilla janë një fyerje e
dinjitetit të personit njerëzor. Nuk mungojnë sigurisht mjetet e përshtatshme për të zhdukur mjerimin,
si nxitja e investimeve të bindshme shoqërore dhe prodhuese nga ana e të gjitha instancave ekonomike
botërore.
Kjo megjithatë supozon që Komuniteti ndërkombëtar kërkon të veprojë me vendosmëri të nevojshme
politike. Hapa të lavderueshëm në ketë drejtim janë bërë tashmë, por një zgjidhje e qëndrueshme
kërkon me ngulm përpjekjen e bërë nga të gjithë, përfshirë atë të vetë Shteteve të interesuara.
Nevojitet një kulturë e ligjshme.

E çfarë të thuash mbi pabarazitë që ekzistojnë në brendësi të Kombit?
Gjithkund shfaqen situata varfërie në ekstrem, të cilat përbëjnë padrejtësinë e pare.Për t’i eleminuar
paraqet për të gjithë një prioritet jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Prandaj nuk
mund të heshtësh para vesit të korrupsionit që po minon zhvillimin shoqëror dhe politik të shumë
popujve. Është një fenomen në rritje që tinëzisht po depërton në shumë sektore të shoqerisë duke u
tallur me ligjin dhe duke shpërfillur drejtësinë dhe të vertëtën. Korrupsioni është i vështirë të pengohet
, sepse lind në forma të shumta: vdes në një mjedis ose në një zonë dhe lind në një tjetër. Nevojitet
guxim edhe për ta denoncuar. Për ta shkatërruar duhet që bashkë me ndihmën e Autoriteteve të
përdoret edhe ndihma bujare e të gjitha qytetarëve të mbështetur në një ndërgjegje morale të fortë.
Një përgjegjesi e madhe në këtë betejë bie mbi personat që kanë ofiqe publike. Është detyrë e tyre
për t’u impenjuar në zbatimin e drejtë të ligjit dhe të transparencës në të gjitha aktet e administratës
publike. I venë në shërbim të popullit, Shteti është përgjegjës i të mirave të qytetarëve d.m.th.të
popullit, të cilat duhet të administrohen në veshtrimin e të mirave të përgjithshme.Qeveria e mirë
kërkon vazhdimisht kontroll të përpiktë dhe korrektësi të plotë të të gjitha marrveshjeve ekonomike
dhe financiare. Në asnjë mënyrë nuk mund të lejohet qe burimet e destinuara për të mirën publike t’u
shërbejnë interesave të tjera me karakter privat apo drejtëpërdrejtë kriminal. Përdorimi mashtrues i të
ardhurave publike penalizon mbi të gjithë, të varfërit që janë të parët që pësojnë humbjen ose privimin
e shërbimeve bazë për zhvillimin e personit. Kur korrupsioni hyn në administrimin e drejtësisë janë
sërish të varfërit ata që vuajnë pasojat:vonesa, pamjaftueshmëri, e një mbrojtjeje të përshtatshme.
Shpesh atyre s’u mbetët rrugë tjetër, veç asaj të qenurit pasojë e shtypjes dhe e padrejtësisë.
Forma të veçanta dhe të rënda të padrejtësisë.

Ka forma të tjera të padrejtësisë që vënë në rrezik paqen.Deshiroj të kujtoj dy, këtu: para se gjithash
mungesa e mjeteve për të hyrë me drejtësi në kredi .Të varfërit shpesh herë rrinë jashtë qarqeve
normale ekonomike ose mbesin në duart e trafikantëve të parave të paskrupull që kërkojnë interesa
të tepruara dhe rezultati përfundimtar është keqësimi i një situatë të pasigurtë. Për këtë , është detyrë
e të gjithëve të impenjohen që atyre t’u jepet mundësia e hyrjes në kredi me interesa të favorshme.
Në të vertetë në shumë vende të botës tashme ekzistojnë institucione financiare që praktikojnë mikro
kreditin, për ata që kanë nevojë. Janë nisma që duhen administruar , sepse është e vetmja rrugë me
anë të së cilës mund të arrihet në shkuljen që nga rrënjët e plagës së turpshme të fajdes, duke bërë që
mjete ekonomike të nevojshme për zhvillimin dinjitoz të familjes e të komuniteteve të jenë të
pranueshme për të gjithë.
Po çfarë të thuash për shtimin e dhunës tek gratë dhe tek fëmijët? Sot është një nga format me të
përhapura ku shtypen të drejtat e njeriut, e bërë tragjikisht një mjet terrori: gra të marra peng,
minorenë të masakruar barbarisht. Kësaj i shtohet dhuna e prostitucionit me forcë dhe pornografia
infantile, si dhe shfrytëzimi i punës së minorenëve, në kushte të verteta skllavërie. Për të dhënë një
kontribut në ndalimin e vërshimit të këtyre formave të dhunës nevojiten nisma konkrete, në veçanti
masa ligjore të marra si në nivel kombetar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Nevojitet gjithashtu një
punë e lodhshme edukative dhe një shtim i kulturës, derisa të njihet dhe të respektohet dinjiteti i çdo
personi. Në fakt nuk mund të mungojë absolutisht në pasurinë etiko-kulturore të të gjithë njerëzimit
dhe të një personi të vetëm: ndërgjegjshmëria që qeniet njerëzore të jenë të gjitha të barabarta në
dinjitet, të meritojnë të njëjtin respekt, të jenë të gjitha subjektë të së njëjtë drejtësi dhe detyrë.
Të ndërtosh paqen është detyrë e të gjithëve dhe secili.

Paqja për të gjithë lind nga drejtësia e secilit prej nesh. Asnjë nuk mund të heqë dorë nga një
vendim i rëndësishëm për njerëzimin. Ai thërret çdo burrë dhe çdo grua, sipas kompetencave dhe
përgjegjësive të tyre.
Ju bëj thirrje, pra të gjithëve, ju Kryetare të Shtetit dhe Përgjegjës të Kombeve, të cilëve ju është
besuar ruajtja, vigjilenca supreme mbi gjendjen e të drejtave në Vendet përkatëse. Të marrësh përsipër
një detyrë kaq të lartë nuk është e lehtë, por përben një nga detyrat tuaja themelore.
Të ndertosh paqen me drejtësi kerkon gjithashtu kontributin e çdo kategorie shoqërore; secila në
fushën e vet bashkëpunon me përbërësit e tjerë të komunitetit. Në veçanti ju jep kurajo juve, mësues
që përfshiheni në të gjithë nivelet e mesimdhënies dhe në edukimin e brezave të rinj, formojini me
vlerat morale dhe civile të komunitetit shkollor. Të edukosh në drejtësi, për të edukuar në paqe: kjo
është një nga detyrat tuaja parësore.
Në proçesin edukativ është e pazëvendësueshme familja që mbetët mjedisi i privilegjuar për formimin
njerëzor të brezave të rinj. Nga shembulli i juaj të dashur prindër varet një pjesë e mirë e fizionomisë
morale të fëmijëve tuaj: ata marrin nga stili i raporteve që ju vendosni brenda dhe jashtë familjes.
Familja është shkolla e parë në jetë dhe gjurma e marrë nga familja është vendimtare për zhvillimin
e ardhshëm të personit
Dhe në fund, ju të rinjve të të gjithë botës, që në mënyrë spontane dëshironi paqe dhe drejtësi, ju
them: mbani gjithmonë gjallë tendosjen ndër këto ideale dhe kini durim, këmbëngulje për t’i ndjekur
në kushte ku jetoni. Të jeni të gatshëm të mos pranoni rrugët ilegale drejt mirazheve false të suksesit
ose të pasurimit: përkundrazi kini shijen e asaj që është e drejtë dhe e vertetë dhe kur t’i përmbahesh
kësaj rruge duhet sakrificë dhe impenjim për të shkuar kundër rrymës. Kështu, nga drejtësia e secilit
lind paqja për të gjithë.
Mbështetja, rrugë e paqes

Po afrohet me hapa të medha Jubileu i Vitit 2000, kohë që besimtarët t’i përkushtohen në mënyrë
të veçantë Zotit, Zotit të Historisë, një thirrje për të gjithë, përsa i përket varësisë së plotë të krijesës
nga Krijuesi. Por në:traditën e Biblës ajo ishte edhe koha e çlirimit të skllevërve, e dorëzimit të tokës
pronarit përkatës, faljes së borxheve dhe më vonë restaurimit të formave fe barazisë mes të gjithë
pjesëtarëve të popullit. Është mbi të gjithë një kohë e privilegjuar për të ndjekur drejtësinë që të çon
drejt paqes. Më forcën e besimit tek Zoti-dashuri dhe me marrjen pjesë në shpërblimin universal të
Krishtit, të krishterët janë thirrur të sillen simbas drejtësisë dhe të jetojnë në paqe me të gjithë, sepse
“Jezui nuk na dha thjesht paqen. Na dha paqen e tij të shoqëruar nga drejtësia e tij. Meqënëse Ai është
në paqe dhe drejtësi mund të bëhet paqe e jona dhe drejtësi e jona.”(10)Kam shqiptuar këto fjalë gati
20 vite më parë, por në horizontin e ndryshimeve rrënjësore ata marrin edhe një kuptim edhe më
konkret e të gjallë. Sot një shenjë që e dallon kristianin më shumë se kurrë duhet të jetë dashuria për
të varfërit, të dobëtit, të vuajturit. Ta jetosh këtë impenjim të nevojshëm kërkohet një përmbysje
tërësore e atyre vlerave të supozuara që të bindin për të rikërkuar të mirën vetëm për vetën e tyre:
fuqia pëlqimi, pëlqimi, pasurimi në mënyrë të paskrupull. Por tamam në këtë kthesë rrënjësore janë
thirrur dishepujt e Krishtit. Sa vetë i kushtohen kësaj rruge do të provojnë më të vertetë “drejtësi,
paqe dhe lumturi në Shpirtin e Shenjtë”(Rm 14,17) dhe do të shijojnë “ një fryt të paqes dhe të
drejtësisë”(Eb 12,11).
Dëshiroj t’u ripropozoj kristianëve të çdo kontinenti këshillimin e dhënë në Koncilin II të
Vatikanit:”Të jenë plotësuar mbi të gjitha detyrimet e drejtësisë, sepse nuk ofrohet si dhuratë
bamirësie ajo që tashmë i detyrohet titullit të drejtësisë”.(11)Një shoqëri autentikisht solidarë
ndërtohet fale faktit që ata që zotërojnë të mira të mos kufizohen nga tepria e këtyre të mirave që të
ndihmojnë të varfërit. Por të ofrosh të mira materiale nuk është e mjaftueshme: nevojitet shpirti i
mbështëtjes, aq sa ta ndjesh si një titull nderi mundesinë për t’i dedikuar vëmendjen dhe kujdeset
vetjake, nevojave të vëllezërve në vështirësi. Sot vihet re, si nga ana e të krishtërëve, ashtu si nga ana
e ndjekësve të feve të tjera dhe e shumë burrave e grave me vullnet të mirë, kerkesa e një stili të
thjeshtë jetëse, si kusht që ndarja e drejtë dhe e barabartë e fryteve të Zotit të bëhet realitet. Kush
jeton në varfëri nuk mund të pres më: ka nevojë tani, prandaj ka të drejtë të marrë menjëherë atë çfarë
i nevojitet.
Shpirti i shenjtë në ndërtimin e botës.
9.Ka filluar me të dielën e parë të Ardhjes, viti i dytë i përgatitjes së menjëherëshme të Jubileut të
Madh 2000, dedikuar Shpirtit të Shenjtë. Shpirti i shpresës është në ndërtimin e botës. Është i
pranishëm në shërbimin e çinteresuar të atij që punon pranë të menjanuarve dhe atyre që vuajnë në
botë, të atij që pranon emigrantët dhe refugjatët, të atij që me kurajo kundërshton të përbuzë një
person apo një grup të tërë për motive etnike, kulturore dhe fetare; është e pranishme në veçanti në
veprimin njerëzor të atyre që me durim dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë të promovojnë paqen dhe
pajtimin ndërmjet atyre që në një kohë ishin kundërshtarë dhe armiq. Ja, janë këto shenja të shpresës,
që japin guxim për të rikërkuar drejtësinë që të çon drejt paçes.
Zemra e mesazhit evangjelik është Krishti, paqe dhe pajtim për të gjithë. Qoftë e mundur që fytyra e
tij të ndriçojë ecjen e njerëzimit, që përgatitet të kalojë pragun e mijëvjeçarit të tretë.
Pa asnjë dallim të bëhen dhurata për të gjithë drejtësia dhe paqja e tij !
“Atëherë shkretëtira do të bëhet një lulishte
dhe kopshti do të quhet një pyll.
Në shkretëtirë do të zërë vend e drejta
Dhe drejtësia do të mbretërojë në lulishte.
Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja,
Fryt i së drejtës
Një siguri e përjetshme”(Is,32,15-17)


Vatikan, 8 dhjetor 1997.


(1)Let. enc. Paqja në toke (11 prill 1963)AAS 55 (1963),259.
(2)Deklaratë Universale e të Drejtave të Njeriut. Hyrje.
(3) Idem., art. 30.
(4)Mesazh Presidentit të Asamblesë së 28 të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25
vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor 1973) :AAS 65 (1973),674.
(5). Deklarata e Vjenës, Konferenca botërore mbi të Drejtat e Njeriut (qershor 1993).Hyrje 1.
(6) Konc. Ekum. Vat. II, Cost? past. Mbi Kishen në botën bashkekohore, Gaudium et spes, 78.
(7)Deklaratë Universale e të Drejtave të Njeriut, art. 163. Cfr. Karta e të Drejtave të Familjes (22 tetor
1983), paraqitur nga Selia e Shenjtë: Ench. Vat. 9,538-552.
(8)Karta e Kombeve të Bashkuara. Hyrje.
(9). Giovani Paolo II, Fjalim në Asamblenë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (5Tetor 1995),
14; ”L’Osservatore Romano”, 6 tëtor 1995, f. 7.
(10) Giovani Paolo II,” Homeli në Stadiumin Yankee të Nju Jorkut (2 tetor 1979), 1: AAS 71
(1979),1169.
(11). Decr. mbi apostulaten e laikeve Apostolicam actuositatëm, 8.