Scroll Top

Statuti i Këshillit Presbiterial Dioqezan

NENI 1

Është themeluar në Arkidioqezën e Shkodër-Pult Këshilli Presbiterial (K.P.) në përputhje me kanonet 495 dhe 501 C.J.C. dhe udhëhiqet prej këtij Statuti.


NATYRA DHE QËLLIMET
NENI 2    

K.P. është një organizëm kolegjial, i formuar nga një grup meshtarësh, dioqezanë dhe rregulltarë, që përfaqësojnë tërë presbiteriumin e Arkidioqezës.

NENI 3    

K.P. nxit dhe shpreh bashkimin e brendshëm të presbiteriumit me Ipeshkvin dhe vëllazërinë mes presbiterëve në një shpirt solidariteti veprues.
Favorizon dhe aktualizon në mënyrë të qëndrueshme një bashkëveprim konkret dhe efikas në veprimin baritor të Dioqezës.

NENI 4    

K.P. ka vetëm votë këshilluese. Ai dëgjohet prej Ipeshkvit në punët me rëndësi më të madhe dhe kur duhet të shprehë konsensusin apo këshillën (kan. 127), në rastet e parapara nga KJK (1).

NENI 5    

K.P. nuk mund të veprojë kurrë pa Ipeshkvin dioqezan dhe në asnjë mënyrë të zëvendësojë përgjegjësinë e Ipeshkvit, vetëm të cilit i takon edhe detyra që t’i shpallë vendimet e marra (kan. 500 § 2.3).

DETYRAT
NENI 6    

I përket K.P. “të ndihmojë Ipeshkvin, në përputhje me të drejtën e drejtimit të Dioqezës, me qëllim që të nxisë sa më shumë që të jetë e mundur të mirën baritore të asaj pjese të popullit të Hyjit që i është besuar kujdesit të tij” (kan. 495 § 1).

NENI 7    

Ipeshkvi propozon apo pranon trajtimin e çështjeve më të rëndësishme në lidhje me:

1.    jetën e presbiterëve: shenjtërimi, formimi i përhershëm dhe përditësimi kulturor, situata
    logjistike, shëndetësore, socio-ekonomike;
2.    shërbesën meshtarake të kryer në dobi të bashkësisë kishtare: ungjillëzimi, katekeza, veprimi misionar, edukimi katolik, mjetet e komunikimit shoqëror, kulti, veprimtaria e apostullatit promocional, asistencial;
3.    shenjtërimin e besimtarëve: laikë, klerikë, rregulltarë;
4.    drejtimin baritor, në aspektet e ndryshme dhe kërkesat e shërbimit e të dashurisë së krishterë;
5.    sugjerimin e normave që eventualisht duhet të shpallen. Ipeshkvi trajton me Këshillin rastet e parashikuara nga CJC për kërkesën e Këshillit ose për konsensus i të njetit Këshilli.

KUFIZIMET
NENI 8    

Nuk janë në kompetencën e K.P. “çështjet që për nga natyra e tyre kërkojnë shoshitje në mënyrën e veprimit”, ose që mund “të cenojnë të drejtën e çdo personi për të mbrojtur intimitetin e vet” (kan. 220).

ATRIBUTET
NENI 9    

Është e drejtë-detyrë e K.P. të marrë pjesë me votë këshilluese:
a)    në Këshillin Provincial me dy anëtarë të vetët të caktuar në mënyrë kolegjiale (kan. 443 § 5);
b)    në Sinodin Dioqezan me të gjithë anëtarët e vet (kan. 463 § 1, nr. 4);
c)    për caktimin e dy “famullitarëve-këshilltarë” “Episcopo proponente” (kan. 1742 § 1), në shqyrtimin e rasteve të mundshme të largimit apo të transferimit të një famullitari (kan. 1750).

NENI 10    

Mes anëtarëve të K.P. Ipeshkvi zgjedh lirisht 6 meshtarë, duke formuar me ta, për një pesëvjeçar, Kolegjin e Këshilltarëve, me detyrat e përcaktuara prej të Drejtës (kan. 502 § 1).

ANËTARËT
NENI 11    

K.P. është i përbërë:
–    nga anëtarë të zgjedhur lirisht prej Presbiterit. Sipas përshkrimeve të kanoneve (kan. ….) dhe të këtij statuti;
–    nga anëtarë me të drejtë, për arsye të detyrës që ata mbulojnë;
nga anëtarë të cilët caktohen lirisht nga ana e Ipeshkvit (kan. 497). Ata shërbejnë për t’i dhënë K.P. një ekuilibër më të madh, për të integruar përfaqësimin e zonave të ndryshme baritore (kan. 499), të shërbesave të ndryshme apo për kompetenca specifike.
–    

NENI 12    

a) Janë anëtarë me të drejtë:
Vikari i Përgjithshëm
Vikarët zonalë

NENI 13    

Janë anëtarë të zgjedhur nr. 7 Meshtarë prej të cilëve:
–    nr. 4 nga kleri dioqezan, të shpërndarë kështu: 1 për çdo zonë baritore
–    nr. 3 nga rregulltarët.

ZGJEDHJET
NENI 14    

E drejta e zgjedhjes, qoftë aktive qoftë pasive, i takon:
a)    të gjithë meshtarëve shekullarë të inkardinuar në Dioqezë;
b)    meshtarëve “Fidei Donum” të klerit dioqezan;
c)    meshtarëve rregulltarë banues dhe veprues në Dioqezë (kan. 498).

KOHËZGJATJA
NENI 15    

K.P. rri në detyrë një pesëvjeçar, pas mbarimit të të cilit anëtarët mund të konfirmohen për një pesëvjeçar të dytë, por jo më shumë, kjo për të favorizuar alternimin dhe pjesëmarrjen (kan. 501 § 1).
        
Alternimi u takon anëtarëve të klerit të zgjedhur apo të emëruar prej Ipeshkvit, jo anëtarëve me të drejtë “ratione officii”, të cilët në vetvete vazhdojnë të bëjnë pjesë në K.P. deri sa të ruajnë detyrën e tyre. Duke rënë nga detyra e tyre, në vetvete bien edhe nga K.P. dhe në vend të tyre hyjnë me të drejtë titullarët e rinj.

SHPËRBËRJA
NENI 16    

Ipeshkvi mund ta shpërbëjë K.P. nëse ky “nuk e përmbush detyrën që i është besuar për të mirën e Dioqezës ose abuzon rëndë (…) por brenda një viti duhet ta themelojë përsëri” (kan. 501 § 3).

NENI 17    

K.P. në rast pushimesh të Selisë Ipeshkvore resht ipso iure dhe funksionet e tij kryhen prej Kolegjit të Këshilltarëve (kan. 501 § 2).

PRESIDENTI
NENI 18    

President i K.P. është Ipeshkvi dioqezan. Si i tillë ka të drejtën ekskluzive:
–    të thërrasë K.P.
–    ta udhëheqë atë
–    të urdhërojë kryerjen e punimeve me formulimin e rendit të ditës dhe udhëzimin e lëndëve e të problemeve që duhen trajtuar
–    të pranojë çështjet e propozuara prej anëtarëve (kan. 500 § 1).
Në rast pengimi të tij, Ipeshkvi mund të bëjë që K.P. të drejtohet prej Vikarit të përgjithshëm, apo prej një delegati të tij, i emëruar “ad actum”.

MBLEDHJET
NENI 19    

K.P. mblidhet normalisht dy herë në vit dhe sa herë që Ipeshkvi do ta mendojë të nevojshme. Mund të mblidhet Edhe sipas kërkesës së të paktën një të tretës së anëtarëve.

SEKRETARI
NENI 20    

Ipeshkvi ndihmohet nga një sekretar i emëruar prej tij mes anëtarëve, pasi dëgjohet K.P.
Në përfundim të çdo tubimi sekretari i K.P. do të redaktojë verbalin i cili do të lexohet dhe miratohet në seancën e ardhshme dhe do të transkriptohet në regjistrin e caktuar.

RREGULLORJA
NENI 21    


Funksionimi i K.P. disiplinohet prej rregullores së bashkangjitur këtij statuti, pjesë integruese e të cilit është.

NENI 22

Ky statut i K.P. i shpallur në datën ………………, do të hyjë në fuqi nga ……………

Dhënë në Shkodër, ………………………..

Kancelari                            Arqipeshkvi

_________________________________________________
1) Rastet e parapara nga C.J.C. për kërkesën e Këshillit apo të konsensusit të K.P.:
– kremtimi i Sinodit Dioqezan (kan. 161)
– themelimi, asgjësimi, rishikimi i famullive (kan. 515)
– paga e meshtarëve (kan. 531)
– themelimi i Këshillit Baritor Fam. (kan. 536)
– ndërtimi i kishave të reja (kan. 1215)
– vendosja e taksave (kan. 1263)
– themelimi i grupit të famullitarëve në procedurat e largimit (kan. 1742)
– destinacioni i ofertave të derdhura në arkën famullitare (kan. 531)
– kthimi i një kishe në përdorim profan (kan. 1222 § 2).

RREGULLORJA E KËSHILLIT PRESBITERIAL

THEMELIMI
NENI 1    

Funksionimi i K.P. të Arqidioqezës së Shkodër-Pult rregullohet prej Rregullores që vijon.

USHTRIMI I VOTËS
NENI 2    

E drejta e votës e cila në nenin 14 të Statutit ushtrohet kështu:
1-    nga të gjithë meshtarët dioqezanë të inkardinuar dhe Meshtarët “Fidei donum” sipas nenit 13 të
      Statutit dhe sipas secilës zonë baritore.
2-    nga të gjithë meshtarët rregulltarë banues apo veprues në Dioqezë sipas nenit 13 të Statutit.

ZGJEDHJA
NENI 3

    
Zgjedhja bëhet në përputhje me kan. 119 § 1 dhe sipas normave të veçanta të përcaktuara nga Ipeshkvi dioqezan në nenin 13 të statutit. Thirrja zbatohet në përputhje me kan. 166.
        Është e nevojshme që, në seancën e caktuar për votimin, të jetë e pranishme pjesa më e madhe e personave që duhen thirrur (kan. 119 nr. 1-2). Votimi bëhet për klerin dioqezan dhe për kategorinë e rregulltarëve.
        Pas dy votimeve pa rezultat, votimi bëhet mbi dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave ose, nëse janë më shumë, mbi dy më të vjetrit në moshë (balotazh).
        Në votimin e tretë, nëse vazhdon barazia, konsiderohet i zgjedhur ai që është më i vjetri në moshë (kan. 119 nr. 1), pa pasur nevojë të vazhdohet me një votim të katërt.

KOHËZGJATJA
NENI 4    

Secili këshilltar mbetet në detyrë për gjithë pesëvjeçarin (neni 15 i Statutit), me përjashtim të rasteve kur:
a)    anëtarët me të drejtë bien prej detyrës
b)    anëtarët zgjedhës ta kenë humbur detyrën apo e kanë ndryshuar kategorinë në përfaqësimin e të cilës qenë zgjedhur
c)    anëtarët e emëruar prej Ipeshkvit janë larguar prej të njëjtit për një arsye të drejtë e të rëndë.

PASARDHËSIA
NENI 5    

Pasi vendi bëhet vakant, për arsyet e përmendura në nenin 4 apo prej dorëheqjes apo prej vdekjes, atë e zë:
a)    për anëtarët me të drejtë, i ngarkuari i ri me atë detyrë;
b)    për anëtarët zgjedhës, i pari nga jo të zgjedhurit në kategorinë përkatëse dhe në votimin i përkatës;
c)    për të emëruarit prej Ipeshkvit, nëse ai do ta mendojë të përshtatshme, kandidati i ri i caktuar prej tij.

RIZGJEDHJA
NENI 6    

K.P. përtërihet në mbarim të pesëvjeçarit (neni 15 i Statutit) ose kur është shpërbërë prej Ipeshkvit (kan. 501 § 3) apo kur selia ipeshkvore pajiset me Ipeshkvin e ri.
        Në rastin e parë, rithemelimi do të ndodhë brenda gjashtë muajsh; në dy rastet e tjera, brenda një viti prej shpërbërjes apo prej marrjes në zotërim të Ipeshkvit të ri (kan. 501).

MBLEDHJET
NENI 7    

K.P. mblidhet normalisht dy herë në vit dhe sa herë që Ipeshkvi do ta mendojë të përshtatshme apo edhe me kërkesën e të paktën 1/3 së anëtarëve (Neni 19 i Statutit).

NENI 8    

Mënyra e zhvillimit të mbledhjeve parasheh:
a)    një lutje fillestar;
b)    leximin dhe miratimin e verbalit të mbledhjes së mëparshme me ngritje dore;
c)    paraqitjen e argumenteve në rendin e ditës nga ana e relatorëve të caktuar për këtë nga Ipeshkvi;
d)    diskutimin mbi argumentet e propozuara. Secili anëtar mund të ndërhyjë në diskutim, por jo më shumë se dy herë mbi të njëjtin argument.
e)    lutja përmbyllëse.

VLEFSHMËRIA E MBLEDHJEVE
NENI 9    

Për vlefshmërinë e mbledhjes, qoftë të zakonshme qoftë të jashtëzakonshme (neni 7 i Rregullores), duhet prania e shumicës absolute të anëtarëve.

NENI 10    

Nëse Ipeshkvi do të vërë në votë ndonjë vendim, ai vetë do ta tregojë shumicën që kërkohet për vlefshmëri dhe formën e votimit, të hapur apo të fshehtë; përndryshe do të zbatohet dispozita e kan. 119 § 2.

NENI 11    

Për vlefshmërinë si të mbledhjeve ashtu edhe të votimeve të mundshme, nuk lejohet as delegimi anëtarëve të tjerë, as zëvendësimi.

MUNGESAT
NENI 12    

Mungesat do t’i komunikohen në kohë Sekretarisë së K.P. dhe do të arsyetohen dhe do të rregjstrohen në proçesverbalin të çdo bledhjeje.
Ai që mungon për tri mbledhje me radhë pa arsyetim, bie automatikisht prej K.P.

EKSPERTËT
NENI 13    

Ipeshkvi mund të lejojë që K.P. të përdorë veprën e ekspertëve apo të emërojë disa komisione apo të themelojë grupe studimi për shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve të caktuara.

MARRËDHËNIET ME PRESBITERIN
NENI 14
    
Anëtarët e K.P. të vetëdijshëm se janë përfaqësues të të gjithë Presbiterit, duhet të informojnë dhe dëgjojnë gjithmonë bashkëvëllezërit në lidhje me argumentet e shtruara rendit të ditës, të bëhen zëdhënës të tyre dhe t’i nxisin për të propozuar argumente të dobishme për mbarëvajtjen e Dioqezës.
        Për informimin e të gjithëve, nën kujdesin e Sekretarisë së K.P., Ipeshkvi mund të bëjë disa komunikata.


SEKRETARI
NENI 15    

Është detyrë e Sekretarit të K.P. (Neni 20 i Statutit):
a)    të dërgojë komunikimin e thirrjes anëtarëve, të paktën 10 ditë para mbledhjes, me shënimin e rendit të ditës;
b)    të redaktojë verbalet;
c)    të komunikojë rëniet dhe zëvendësimet e anëtarëve;
d)    të mbledhë e të ruajë pranë Kuries dokumentet dhe aktet që i përkasin veprimtarisë së K.P.
e)    

NENI 16    

Kjo rregullore hyn në fuqi nga e njëjta datë e Statutit të K.P. pjesë integruese e të cilit është.
Shkodër, ……………………….
Kancelari                        Arqipeshkvi