Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Intervista – zani i shna ndout

 ANGELO MASSAFRA
Argjipeshkëv Metropolit i Shkodrës

Mons. Angelo Massafra është italo-shqiptar (arbëresh), lindur në San Marzano të San Giusepes (Itali) në vitin 1949. Bën pjesë në Urdhërin Françeskan. Është shuguruar meshtar në vitin 1974. Ka mbuluar funksione të ndryshme, veçanërisht në formimin e studentëve të rinj françeskanë, më parë në Itali dhe më vonë në Shqipëri, ku punon qysh prej vitit 1993. Ka qenë Këshilltar i Provincës Françeskane shqiptare dhe Famullitar i Troshanit.
Me 7 dhjetor 1996, Papa Gjon Pali II themelon Dioqezën e Rrëshenit (Mirditë), në vend të Abacisë territoriale të Oroshit, që përfshin rrethet Mirditë, Burrel, Bulqizë e Peshkopi, duke emëruar si të parin Ipeshkëv të Rrëshenit dhe Administrator Apostolik të Dioqezës së Lezhës Mons. Angelo Massafrën OFM. Ndërmerr një varg projektesh për kishat e Dioqezës së re, bashkëpunon për krijimin e Shoqërisë Kulturore Katolike “Abat Doçi”.
Në marsin e vitit 1998 Selia e Shenjtë e emëron Argjipeshkëv Metropolit të Shkodrës, detyrë në të cilën gjendet dhe sot.
Është zgjedhur Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, në qershor 2000.

Pyetja 1: Sapo jam emeruar si Kryetai i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë kam vendosur të marrë një angazhim jashtzakonshëm për të shpejtuar çeshtjen e Dëshmitarëve shqiptarë e fesë të vrarë nga regimi komunist. Kemi kushtuar disa seancat e mbledhjeve të Konferencës për të vazhduar punën që kishte filluar Konferenca Ipeshkvnore para 1997, viti kur unë kam qenë shuguruar Ipeshkëv.Fale punës e disa meshtarëve, dhe mbi të gjithë i Mons. Zef Simonit, i cili si Aktor, mori përsipër një angazhim fillestar, duke bashpunuar me një grup meshtaresh dhe besimtaresh. Dhe pas delegimit që të gjithë ipeshkvinj dhe Administrator Apostolikë bëtën ndaj meje, përfundimisht në muaj i majt dergova kërkesat Kongregatës se Shenjtërve në Rome, me listën e Dëshmitarëve tona. Dhe, faleminderit Zotit, ne muajn shtatorit arriti përgjegjën positive për të hapur procesin kanonik ne Arqidioqezën e Shkodrës. Një punë të veçantë ka kërkuar formimi i Gjyqit kishtar, dhe fale bashpunimit e të gjithë Ordinarëve kam formuar Meshtarë dhe motra të gatshëm për këtë punë kaq e vështirë.  

Pyetja 2: Kur filloj Proçesi dhe si u zhvillue deri në këtë moment?


 Kam përfituar për të filluar publikisht dhe për të bërë seancën e parë në rastin e ardhjes në Shqipëri të Cardinali Crescenzio Sepe, Prefekti i Kongregatës së Ungjillzimit të Popuive. Me 10 nëntor në orën 10.00, Eminenca e Tij kremtoj Meshën solemne , në praninë e Mons. Giovanni Bulaiti, Nunci Apostolik në Tiranë, e të gjithë Ipeshkvinjve dhe Administratorirëve Apostolikë, dhe të Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv i Tivarit dhe Imzot Mark Sopi, Administrator apostolik i Prizrenit, dhe të meshtarëve dhe Rregullatreve te shumta. Besimtaret prej mëngjesit kanë mbushur katedralen ëe Shkodrës, të gjithë të kënaqur se fillonte atë që me kohë kanë dëshiruar. Dy  Zvendësposturatorë: Atë Flavio Cavallini dhe Dom Marian Gega vazhdojnë për të gjetur dëshmitarë, të cilët do të paraqesin Gjykatës Kishtar, dmth. Don Prekë Lazrit, të emëruar prej meje si Gjykatës të Deleguar,.Nevojten, të pakta, 400 dëshmitarë, dmth. 10 për secilin.

Pyetja 3: A ka lidhje Proçesi i Nënës Tereze me këtë Proçes, apo është diçka në vedi?

Proçesi për çeshtjen e “Martirëve tona” nuk ka asnjë lidhje me proçesin e Nënës Terezë. Por unë jam shumë i kënaqur se në pranverë 2003 Nëna Tereze do të shpallet e Lumja, dhe mund të jetë një shembull për gjithë ne shqiptarë për të imituar veprat e mishirës si i ka përjetuar Ajo.


Pyetja 4: Cili është kriteriumi me të cilin udhëheqen ekspertet në këso lloj rastesh?
    Kjo është metoda


Pyetja 5: E dijme se është i madh numri i atyre që vuejten në kohën e dhunës. A mendoni se është lan kush mbas dore në këtë Proòes?


Pyetja 6: Sa është e madhe përgjegjësia e Juaj dhe sa është i madh gëzimi Juaj në këtë Proòes?


Pyetja  7: Vini nga Italia në Shqipni? Cili motiv u shtyni në këtë mision?

. Nga qetësia e bashkësisë së Kastelanetës, ku jetoja, arrija në këtë tokë të të parëve të mi me 1 dhjetor 1991, hera e parë, dhe krejt jeta ime pësoi një ndryshim rrënjësor.
Ngjarjet e atyre muajve të fundit kishin rihapur dyert e Shqipërisë, dhe unë, bir i Shën Françeskut të Asizit, po vija për të rimarrë një ecje, të cilën familja françeskane nuk e kishte lënë kurrë të binte.
U ktheva përsëri verën e vitit 1992, në muajt korrik e gusht, duke shërbyer në famullinë e Laç-Kurbinit dhe në Shenjtëroren e Shna Ndout, bashkë me Atë Robert Ashtën (më pas Ipeshkëv i Pultit), me Fra Domenico Diliberto dhe Fra Giovanni Epifani.
U ktheva në mënyrë të qëndrueshme më 22 gusht 1993, dhe të strehuar përkohësisht në atë që kishte qenë kuvendi ynë i Lezhës, fillova shërbimin tim si mësues i Novicëve dhe Famullitar në Famullinë e Troshanit dhe të Fishtës. Angazhimet nuk mungonin kur më thirrën për një mision të ri që nuk e kisha menduar kurrë, që më hodhi nga kuvendi i qetë, në skenën e jetës kishtare shqiptare, në vite që qenë të vështira dhe tragjike për Ballkanin dhe për atë që ndërkohë ishte bërë atdheu im i ri: Shqipëria.


Pyetja 8: A kini kohë për Zanin? Të cilat janë kritikat Tueja?

Unë marr me gëzim rivistën tuaj, Zani i Shna Ndout, kënaqem se e keni përmirsuar në krahasine e numerave te pare. Them e vërtetën se e shikoj, lexoj tituit dhe e lexoj diçka.
Kisha një propozim: të kërkojmë së bashku një mënyre e bashkpunimit për sa përket shtypit!
Dhe në fund, ju falenderoj për këtë intervist dhe uroj redaksisë punën të mbarë, dhe duke qenë afër festave e Krishlindjës uroj të gjithëve

Për shumë vjet Krishlindjën dhe Vitin e Ri 2003.